Për Xhaminë e Kaliqanit të vitit 1871, të ndërtuar me muret e Kishës së Nikajve.
Xhamia në fshatin tim të lindjes, fshatin Kaliqan, e ndertuar në vitin 1871, është e ndertuar me muret e Kishës së NIKAJVE (të parëve të trungut tim). Kjo Xhami njihet si Xhamia më e vjetër në këtë rajon. Kjo Xhami është e mbrojtur tashmë nga shteti. Por shteti i çoroditur e i shitur lirë tek neo-otomanët “modern” qellimisht nuk tregon se aty paraprakisht kishte një Kishë!
E si nuk i ra ndermend këtij shteti të gjurmojë për Kishën e fshatit Kaliqan? Si nuk u kujtua askush të gjurmoj për Kishat e vjetra në këtë rajon? Ata (neo-otomanet) lere që ia humben gjurmët Kishës, por i zhduken edhe varret e të parëve tanë që ishin Katolik!
[Kisha më e madhe dhe me e vjetër në rrafshin e Dukagjinit gjindet në Fshatin Gurras – Studenicë (fshatin prej të cilit vjen nëna ime). Ajo është KISHA PALEOKRISTIANE, e ndertuar në vitin 312-13 dhe duke mos u interesuar shteti për atë Kishë, para disa viteve aty kishin ardhur serbet me Autobusa, të cilët e quanin “Kishë serb”. Banoret e fshatit Gurras i përzunen ata serb të cilët ishin të mbrojtur nga Policia ose Milicia e Isa Mustafës. Gurrasi kurrë s’ka pasë serb, por vetem shqiptar. Rrjedhimisht në vitin 312, serbet as që kanë ekzistuar si racë!]
Gjatë luftës së fundit kur Xhamia e fshatit Kaliqan ishte kallur, asaj i kishin dalur mbishkrimet Latine mbi porten e Xhamisë. Ata që e tregonin realitetin se kjo Xhami është ndertuar me muret e Kishës sot nuk janë gjallë, por unë do ta ruaj e do ta përcjelli këtë tregim brez pas brezit, sepse ky fakt po fshehet qellimshem. Sepse dikujt po i konvenon shtremberimi i historisë. Sepse historia nuk tjetersohet. Ne ishim katolik, dhe u konvertuam dhunshem nga pushtuesi Otoman. I pari i fshatit tim ishte NIKA. Nika ishte katolik. Të tjerët pas tij u konvertuan. Se si u konvertuan, këtë na e mëson historia mëse miri. Përmes dhunës dhe shpatave nga barbaria Osmane.
Të parët e mi, anipse të shendrruar në Musliman, i vazhdonin traditat e të parëve të tyre. Traditat shqiptare e fetare katolike. Por me kalimin e kohës, ato tradita u bëren tabu. Buka e pogaqes deri vonë kryqezohej tek ne. Gjyshet tona nuk e dinin arsyen e atij kryqezimi mbi pogaqen e brumosur, por ashtu thonin se i kishin mësuar nënat e tyre. Kurse sot rrënjët tona po zhduken. Përveç rrënjëve fetare katolike, neve po na tundet edhe identiteti kombëtar nga barbaria neo-otomane e instaluar thellë në mendjet e prishura të gjakprishurve shqipfolës.
Tmerri nuk paska fund. Para më shumë se 150 vjeteve Kishat tona qenkan hedhur në rerë, për të ndertuar tempuj për religjionin e imponuar dhunshem. Për t’i dhënë imazh islamik kombit shqiptar u angazhua edhe pushtuesi tjetër. Ai fashist serb.
Sot në “Demokracinë” e çmendur vazhdon avazi i vjetër. Sot mu në mes të Prishtinës fillon ndertimi i Xhamisë erdoganiste neo-otomane, dhe politikanët tanë idiot e pa dallim e qebesa matrapazë, të shitur e të tredhur në kokë po heshtin!
Turpi i mbuloftë!
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!