Micko sjell mandatën për gjuhët e pakicave!

06
Sep
2024
Shkruan: Medai Shaholli

Dje kryeministri i “Severnës” dhe kryekomiti Micko, i pyetur nga Klan Maqedoni, se të gjithë ata që gëzojnë privilegje nën këtë kushtetutë duhet ta respektojnë atë, duke i paralajmëruar partive shqiptare se kushtetuta nuk është “tavolinë suedeze”, kur të pëlqen të marrësh nga ajo dhe kur nuk të pëlqen mos ta marrësh!
Me këtë paralajmërim premieri Micko i bashkohet mendimit dhe qëndrimit të Gjykatës Kushtetuese, se ligji për gjuhët e pakicave ku ai do të shqyrtohet dhe se do të merret një vendim që duhet ta respektojnë të gjithë.
Ai tha gjithashtu se “Nuk mendoj se ka mundësi për ndonjë destabilizim. Realiteti ndonjëherë mund të mos u pëlqejë, megjithatë ju duhet ta pranoni atë realitet, nëse vërtetë luftoni për mbizotrim të së drejtës. Ndonjëherë gjërat në jetë janë ashtu siç ju dëshironi, por ndonjëherë nuk janë ashtu siç ju dëshironi. Ky është realiteti në këtë punë të cilën e bëjmë. Kjo është rregulli i lojës, kurse rregulli thotë, mbizotrim i së drejtës, respektim i kushtetutës dhe i ligjeve”.
A ishte ky “ndryshimi” ku gjuha shqipe rrezikon “degradimin” nga pushtetarët e rinj që pipiruqët e VLEN-it me megafon jepnin premtime pa mbulesë gjatë fushatës zgjedhore se me ta në qeverinë e koalicionit të ri, do të ndodhë NDRYSHIMI?!
Kjo ishte loja e VLEN-it që u mburr në emër të “ndryshimit”, ku duket se së shpejti do të dalë mbi sipërfaqe demagogjia e atij ndryshimi të sajuar.
Ky është rasti për ta treguar veten dhe patriotizmin e tyre begunët e VLEN-it, nëse do të dalin nga qeveria e koalicionit në shenjë mospajtimi poqese shfuqizohet ligji në fjalë apo ashtu siç dinë të bëjnë kompomisaxhinjtë do të heshtin për hir të privilegjeve që kanë?
Një tjetër proçkë e tupshme e vlenistëve është edhe paraqitja e Abetares së Unifikuar ne ditën e parë të shkollës për nxënesit e klasës së parë, që rezultoi se ajo “nuk ishte Abetare e Unifikuar por sajesë para militantëve të saj dhe opinionit shqiptar si arritje e madhe e tyre”,- ka deklaruar Avzi Mustafa për gazetën KOHA!
Ata tashmë janë mbështetur me shpatulla pas murit nga kryekomiti Micko, sipas metodës jodemokratike që totë : “Merre ose lëre”, qëndro dhe mirato vendimet e Gjykatës Kushtetuese ose ik!
Ky do të ishte plasdarmi i fundit i luftës së patrioteve vlenistë në mbrojte të gjuhës shqipe ose dorëzimi i tyre para despotit Micko.
Sipas të gjitha gjasave VLEN-i do ta kapërdij kafshatën e parë të hidhur të degradimit të gjuhës shqipe dhe do të heshtin për faktin se nuk mund të dalin kundër vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, si gardianë të ruajtjes së supremacisë sllave mbi ligjet e sajuara prej tyre në përputhshmëri me kushtetutën e njëanshme të miratuar edhe nga të gjitha partiçkat tona politike.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 06/09/2024

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk