MIKU IM!

06
Jan
2023

Nga: Fatljind Selmani

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Nëse jeton për kënaqësinë e të tjerëve, dije se kjo është një rrugë pafund, sepse njerëzit çdoherë do të kenë arsye për t’u ankuar. Jeto që të bësh mirë, por jo për hirë të njerëzve, por që me mirësinë tënde të kënaqësh shpirtin tënd. Vlerëso çdo gjë tënden. Trupin tënd, mendjen tënde, shpirtin tënd, kohën tënde. Vlerësoje çdo minutë të jetës tënde. Hapëro me fatin tënd dhe kur të jetë nevoja qëndroji përballë dhe përqafoje. Askush nuk është më i lumtur se ai që e ka pranuar atë që i është caktuar. Sepse lumturia arrihet kur pajtohemi me caktimin tonë.
Por kjo nuk do të thotë të mos ëndërrosh, dhe të mos punosh për t’ia arritur qëllimeve në jetë, sepse me realizimin e synimeve tona plotësohet edhe brendia jonë.
Përpiqu për veten dhe mos e prano nënçmimin nga askush.
Nëse je në të drejtë, fol duke mos pasur frikën e atij që ke përballë, pa marrë parasysh kush është. Shijoje jetën tënde, dhe mos e anashkalo atë për jetën e të tjerëve, sepse nuk ia vlen, kur e dijmë se ditët tona ikin me vrap drejt amshimit. Ndjehu mirë me veten tënde sepse je i veçantë me të gjitha cilësitë e tua. Duaj pa kushte, sepse kushtëzimi është cilësi e mashtruesve. Mos përfill fjalët e njerëzve. Gjithmonë do të ketë fjalë dhe gojë që flasin hidhët, por ti ec kryelartë rrugës tënde, hapi sytë që ta zgjedhësh rrugën e duhur dhe mbylli veshët nga fjalët e njerëzve fjalëligë.
Gjithmonë do të kesh pengesa në rrugë, por nëse synimin e ke të palëkundur, këto pengesa do t’i kalosh me forcën tënde të paluhatshme. Tek e fundit, suksesin nuk do ta shijonim po të mos i kujtonim pengesat që hasëm gjatë rrugëtimit drejt tij.

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 06/01/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk