MINISTRIT TË MBROJTJES SË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË PANDELI MAJKOS

02
May
2023

Shkruan: Xhemil ZEQIRI
LETËR E HAPUR – APEL PËR NDËRGJEGJËSIM

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

I nderuar z.ministër,
Me keqardhje po ta nisi këtë letër për një ndërgjegjësim të figurës apo identitetit tënd udhëheqës. Siç lajmëruan mediat e kohës Komisioni për dhënjen e satuisit të veteranëve të LANÇ-re, ia njohu statusin e veteranit, komandantit dhe udhëheqësit legjendar, të pavdekshmit gjeniut, Enver Hoxha.
Pavarëshisht nga kjo, ti pa të drejtë e refuzove ta nënshkruash atë vendim në cilësinë e udhëheqësit të ushtrisë shqiptare. E, tani po të shkroj pyetjen ty dhe përkrahësve tu, nga e merrni këtë të drejtë që ta refuzoni këtë vendim, kur dihet që këtë vendim e muarën ata të cilët, Enver Hoxha u kishte prirë në Luftën Nacional Çlirimtare?!
Në këtë luftë ranë 28000 dëshmorë, për idealet e çlirimit dhe bashkimit kombëtar.
Ku ishe ti z. ministër kur u rehabilituan figura të errëta të historisë sonë si Ahmet Zogu dhe pasuesit e tij, përse nuk reagove për këtë pabesi që po i bëhej nderë, mikut të madh të serbomëdhenjëve të cilët me 6000 trupa marshuan në Tiranë, në vitin e rëndë të 24-tës, duke e rrëzuar me dhunë. qeverinë e parë demokratike të Nolit të madh.
Ku ishe ti që nuk reagove kur me bekimin e presidentit A. Mojsiu u ftua në Tiranë pikërisht, pak kohë para zgjedhjeve, reaksionari më famëkeq mohuesi i shtetit shqiptar, puthadori i mjerë i serbomëdhenjëve, I. Rugova, po për fatin e keq të shqiptarëve që prap e fitoi mandatin e postit që nuk e meriton, po padyshim këtë e arriti edhe me ndihmën tuaj dhe të qarqeve të caktuara ndërkombëtare, që s´ia duan hiç të mirën kombit tonë.
Dihet nga të gjithë që me këtë rast, ky manipulator që përditë po tallet me popullin tonë, po jeton mbi fatkeqësinë e tij, këtij iu dha edhe titulli “Honoris Kauza”, për meritat e tij për letërsi.
Ky, është provokim i madh për njerëzit e letrave shqipe në trojet shqiptare dhe më tej. Kur dihet që ky njeri për më tepër se një dekadë nuk po mirret fare me letërsi dhe nuk i ka dhënë asnjë ndihmë shkencës shqiptare. Sikur t´i jepej ky titull për batutat e tij të hidhura, për qeshjen e tij servile, për injorancën që e karakterizion, për dehjen e tij me raki, për përçarjen që i bëri dhe po i bën vazhdimësi faktorit shqiptar, për kompromiset e hapura ndaj Serbisë dhe disa qarqeve anti shqiptare, për përshëndetjet e tij burrave dhe vendeve të botës por për “harresën” që e ka ndaj Shqipërisë, të gjithë di t´i përmend por jo shtetin shqiptar, të gjithë di t´i nderoj por jo UÇK-në heroike e cila ia solli popullit tonë edhe këtë pak liri që e ka sot.
Vallë që prej kohës që iu ndryshua emri “Enver Hoxha”, Universitetit të Tiranës, ndofta studentët dhe profesorët e Tiranës dhe më gjerë thua se nuk e dinë se ka Shqipëria shkencëtarë shumë më të merituar që e meritojnë këtë titull.
Po, a nuk e meriton më shumë këtë titull, simboli i rezistencës sonë kombëtare, Adem Demaçi, pastaj simboli Unitetit kombëtar, politikologu e atdhetari i madh, Ukshin Hoti.
Ku ishe z. ministër kur në Tiranë shkeli kryeçetniku, antishqiptari më i përbetuar, Vuk Drazhkoviq, kur ky satrap i politikës serbomadhe, ju tha pa dorashka: “Kosova e Metohia janë tokë serbe”. Pse nuk reagove, e ta shpallësh person non-grata!…
Pasatj, ku ishe, z. Pando, kur çetnikut serbomadh Vojisllav Koshtunica, Unmiku ia dha dritën e gjelbër ta vizitojë Kosovën i cili me kallashnikovë ishte në Kosovë e vriste shqiptarë gjatë luftës?! Ai, u pajtua me Patriarkun Pavle se “shqiptarët s´kanë të drejtë të jetojnë në Kosovë”?!
Po, a s´u aprovua kjo ide skenariste, me vrasjen e pionierit 14 vjeqar, Dashnim Hajrullahu,, në luginën e Preshevës?!
Kur të gjitha këto po dihen nga politikanët shqiptarë, përse edhe ti si dukur Sali Berisha, po mirreni me gjëra të kota që të ka hije, përse e denigron figurën e Enver Hoxhës, kur dihet se ai ua përplasi në fytyrë armiqëve tanë më të egër që nga Ballkani e deri në Rusi.
Vallë, përse nuk mendoni se duke e bërë këtë ia bësh qejfin atyre!…
Po, kush më tepër e mbrojti me vendosmëri çështjen Shqiptare se i madhi, Enver Hoxha?
E, sa për epitetin diktator, e dijmë të gjithë që vet sistemi ishte i tillë, me të ashtuquajturën diktaturë e proletariatit.Kjo dihet botërisht, kjo as nuk u zbulua nga ti, po as nuk u zbatua vetëm nga Enver Hoxha, ai ishte sistem i asaj pjese të botës .
Po, diktaturën e “mbretit të ri”, Berisha, pse nuk e korrigjon dot?!
Pse nuk e ndalon edhe kur ky “palaço politik” e katandisi kombin si mos më keq.
Krime të rënda dhe plagë të pashëruara sot po e rëndojnë Shqipërinë, prandaj ato qindra e mijëra shqiptarë që po ikën nga mëmëdheu, prej kujt po ikin, prej diktatorit, Enver Hoxha apo prej politikës së çoroditur ekonomike, prej krizave të rënda shoqërore morale që i drejton edhe ti!…
Pse nuk e pranon atëherë se kush e udhëhoqi LANÇ-re, kush qe Komandant i saj?!
Kush e udhëhoqi Shqipërinë për gadi gjysmë shekulli?!
Me gjithë gabimet dhe përparësitë?!
Ndërgjegjësohu, se prapa vjen historia!…
Kopenhagë, 12.01.2005
PS.Autori është veprimtar për lirit e të drejtat e Njeriut.Autor i Librit”Në mbrojtje(diplomatike)të çështjes shqiptare.
/ Nga Arkivi i diplomacia.dk/

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 02/05/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk