Ministrit të punëve të jashtme të Danimarkës Per Stig Møller

27
May
2025
Xhemil Zeqiri- Aktivist për Lirit dhe të Drejtat e Njeriut.

Kopenhagë 27.02 2004

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Ministrit të punëve të jashtme të Danimarkës Per Stig Møller

Ju drejtohem juve në lidhje me çështjen shqiptare në Ballkan. Siç e dini situata rreth statusit të shqiptarëve në Ballkan ka mbetur e pandryshuar. Aktorët janë të shumtë për këtë pjesë të botës, duke përfshirë edhe superfuqitë, që duke shikuar interesat e veta, nuk kanë arritur ti zgjidhin as edhe problemet elementare në Ballkan. NATO hyri në luftë për të ndaluar pastrimin etnik, mirëpo lufta nuk solli asnjë zgjidhje dhe ajo çka pasoi më pas, administrate e KB, në esencë nuk ndryshoi asgjë. Dëbimi i shqiptarëve me dhunë nga trojet e veta autoktone, nuk është një fenomen i ri. Shqiptarët çdo herë kanë qenë të përndjekur dhe të dëbuar me dhunë, si shembull marr Konferencën e Londrës 1912/13 dhe pas saj në vitet e tridhjeta, Luftën e Dytë Botërore, vitet 50-61 pastaj 90 – 97, dhe së fundi gjatë luftës së ashpër mes UÇK-së dhe forcave teroriste serbe. Këto janë pa precedencë pastrimet më të mëdhaja etnike në historinë e Evropës së re. Si rrjedhojë e kësaj vjen edhe turpi më i madh i instancave më të larta evropiane dhe botërore për mosgjetjen e një zgjidhjeje për problemet nacionale. Më skandaloz është fakti se, megjithë përkrahjes së madhe dhënë shqiptarëve në fund të viteve të nëntëdhjeta, shqiptarët gjenden sot në një pozitë aq të keqe sa që edhe vetë nuk mund ta besojnë. Në Shqipëri dominon një pështjellim dhe një antagonizëm i egër politik. Lufta për pushtet ka sjellë deri te përçarja e Partisë Demokratike, që në fakt nuk është as demokratike as parti. Kjo parti udhëhiqet nga kryekrimineli dhe fund e krye i korruptuari Sali Berisha. Ai u bë famëkeq për shkak të rolit që luajti në lojrat pyramidale, që shkaktoi jetrat dhe ekzistencën e mijëra banorëve të Shqiperisë, dhe që është më e keqja ai akoma përkrahet nga Unioni i Evropës. Partia Socialiste, që udhëhiqet nga Fatos Nano, ka lejuar të huajt të ndërtojnë bazat e veta në Shqipëri dhe kanë bërë vendin si bisht që tërhiqet nga ta, kur të duan ata, me të vetmin qëllim që tu ndihmonë shqiptarëve në Kosovë. Këto lojra politike kanë qenë kataklizmat më të mëdhaja për shqiptarët si brenda ashtu edhe jashtë kufirit të Shqipërisë. Në vend që të avancohet çështja shqipëtare në Ballkan dhe të zgjidhen preoblemet e tyre, tani është vënë edhe sovraniteti i Shqipërisë në pikëpyetje. Pikërisht janë fuqitë e mëdha ato të cilat ndryshojnë kufijtë nëpër Evropë e gjetiu. Një gjë e tillë mund të ndodhte kur u bashkua Gjermania me ish DDR, kufijtë mund të ndryshonin kur u shkatërua ish Jugosllavia, apo rasti i

Hong Kongut dhe ndarja e Çekisë me Sllovakinë. Por kur janë në pyetje shqiptarët ata nuk mund të bashkohen dhe pandërprerë u mohohet bashkimi duke e ditë superfuqitë se ajo është zgjidhja e vetme për paqë të përhershme në Ballkan. Tani jetojnë mbi gjashtëdhjetë përqind e shqipëtarëve jashtë shtetit shqipëtar. Kur ish shteti i sllavëve të jugut u shpërbë shqiptarët ishin populli i tretë për nga numri, megjithë faktiti se asnjëherë nuk kanë qenë të përfaqësuar proporcionalisht në shtetin sllav, nga i cili pa u pyetur fare u aneksuan, dhe mbi të cilët u ushtrua një terror i paparë nga sllavët, që edhe mesjeta nuk ka njohur terrorizim të tillë në mes të Evropës. Të gjithë popujt e ish jugosllavisë mbajtën referendume, dhe për të gjithë pati mirënjohje nga komuniteti ndërkombëtar, por jo edhe për shqiptarët të cilët poashtu mbajtën referendumin e tyre, për të cilin asnjëherë nuk u tha asgjë pozitive. Edhe pse çdo antropolog, politolog dhe jurist e di se popujt që kanë gjuhën e vet dhe kulturën e vet e aq më tepër kur janë autoktonë, kanë plotë të drejtë për të vetëvendosur. Mirëpo për shqiptarët këto gjëra nuk vlejnë dhe tragjedia e tyre vazhdon dhe thellohet dita ditës si minë nëntokëse e paçmontuar. Do t´ju këshilloja juve si ministër i punëve të jashtme të shtetit danez, që bindshëm të punoni për organizimin e një Konferencë Ballkanike. Në këtë koferencë, që do ti përfshinte gjitha palët, do të duhej të ndriçohen të gjitha konfliktet, duke shkuar një hap përpara për të gjetur zgjidhje, ku si pikënisje do të merrej e drejta ndërkombëtare për vetvendosje.

Me nderim

Xhemil Zeqiri- Aktivist për Lirit dhe të Drejtat e Njeriut.

Botoi e përditshmja Arbahderen 28. 02. 2004,Interneti i disa organizatave,Fakti në Shkup e botoi më 03 03 2004

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 27/05/2025

© 2016 - 2025 | DIPLOMACIA.dk