MIRË ERDHE NË SHESHIN TONË ARKITEKTI I BASHKIMIT KOMBËTAR ADEM DEMACI!

07
Jan
2024
Shkruan: Fehmi Berisha


Mbi atdheun tënd ishin zbrazur rrufe të e egra, të cilat jo vetëm këmbët e duart, por deshën ta lidhin edhe gjuhën profeti ynë.
Ishte Mozomazi, mes të gjallëve të vdekur nepër shekuj jetonim e vdisnim çdo çast.
Ti nuk aktërove, as nuk ndërrove jetë për teke si aktorët tragjik. Në ballë, në sy, në zemër e në shpirt të vihej re mungesa e lirisë. I lidhur në kërthizë atdheu e në lozën e moqme mbërrive deri te balada ku e gjete veten me një tjetër gjeografi,të cilën gjerpinjët shekujve ta kishin t`kurrur, sakatosur e prerë me gërshër.
U betove se do të mblidhje copëzat.
Të cyste Shkupi, Ohri, Manastiri, Kosturi,Preveza, Presheva ,Medvegja….
Vëllavrasja, hakmarrja dhe varfëria të mbanin lidhur këmbë e duar.U dole përball.
Masakrimet deri në gjenocid nga pushtuesit sllav, të cilët Kosovën e donin pa shqiptar, të shtynë ta merrje bekimin e nanës dhe ta shkruaje emrin tënd në një copë letër e t`i jepje flakë, dhe pastaj të dilje dhe t`ua nxije rrugën e Anadollit vëllazërve e motrave për t`ua tregua rrezen e cila do t`i shpëlonte gurët dhe rrënjët nga ku do të ushqehej e do të lëshonte shtat mali, në të cilin do të vazhdonte kënga e këputur e do të luhej vallja e prushtë, e do të ndizeshin rrufetë për emrin e vrarë betejave, për vënjen në vend të gurit të mbajtur pezull nëpër shekuj, gur i cili do ta përfundonte këngën e do t` na përjetësonte.
Ti i shihje dhe ua tregoje malet e mugulluara në pritje dhe i bëje ta dëgjojnë jehonen e tyre: ngrihuni, ngrihuni, ngrihuni që t`u marrim në gji, ngrihuni dhe përflakni vatrat e shkymura, mos ikni,mos shkoni pa i ngehur pushkët frengjive e pa i lënë eshtrat shtëpi më shtëpi dhe pa i ndezur e përflakur ogjaqet e larë me gjakë truallin pëllëmb për pëllëmbë.
Mos shkoni,mos shkoni,mos shkoni……
Ky grushti yt i fortë, grushti Migjenian, që i dhe hundëve Serbisë i dhimbti fort, ndaj t`i vunë prangat të cilat shtërnguan deri në palcë.
Ti Profeti jonë nuk u ligshtove. Përkundrazi, në Mars të vitit 1958, në gjykatën ku ishin mbledhur armiqët e horrat për të linquar, me urti e guxim të pa shoq u ngrite e ua dhe grushtin e dytë edhe më të fortë, duke u thënë me zë të lartë sa të dëgjonte gjithë globi; nga këtu ku jam po u them, se nëse Jugosllavia nuk heq dorë nga trojet e okupuara shqiptare dhe ato natyrshëm t`i bashkangjiten nanes Shqipëri, Serbia do të bëhet shkaktare e shembjes së
Jugosllavisë dhe më në fund do të mbetet edhe pa Kosovën.
Kjo fjalë e jotje urtake kalli gurin e ndezi gjakun tonë. I zumë besë fortë dhe këtë Ditiramb Manifest e gëdhendëm në mendje dhe e mbajtëm flakadan shtegjeve nga do të ecnim, derisa ty të dërgojë në acar të egër,në acar, ngrica e të cilit për gadi tridhjet vite në çdo festë, në çdo datlindje, në secilën ditë, për asnjë qast nuk shkriu në zemrat e nanes Nazife, penelopes sate Xhemajlies e fëmijëve tuaj Abetares e Shqiptarit.
Fanar atdheu,arkitekt bashkimi kombëtar, dritë për ne, udhrrëfyes, krenari dhe bindje për fitore e liri.
Ishim pas teje pa përjashtuar asnjë,të gjithëve ua kishe dhënë mundësinë; o sot o kurrë, mirpo,mirpo, koha kishte shtruar sofra grackash me dhëmbë të prishur e fytyra të egra që hingëllinin e kafshonin me buzqeshje të rreme, faleshin në xhami të madhe duke u zvarritur si gjarpërinjë e përdredhur si minjë, këto hije të kalit të Trojes, siç thotë poeti jonë » mëdyshja e pshtyma e shtarme e të cilëve stërpiknin kuvendin me terr e temjan»,
përqanin djallëzisht, hipokritët e të përulurit si kërmijë shpërndanin rrebesh, shpërndanin breshër ,shpërndanin stuhi e plumba dhe në horizont vrisnin zogjtë në fluturim, derisa ty atje, bashkë me ne, në kazamatet jugosllave si teshat e trupit na rrinte vdekja. Ishim betuar, do t`i ndjekinm pa na e parë kurrizin heshta, nuk do ndalonim.
Eshtërat të kërcitnin fortë, kërcitnin mbi faqe të historisë. Ishe ballëlartë, ishe i fortë si shkëmbi. I vetmuar mes mureve të akullta në shtretin e hekurt, me shkronja të bardha zemëre qëndisje degët e jetës dhe këndoje këngën e mbarsur me mendimin e veshur me shpresë e bindje për liri.
Trokitjet nga muri në mur të njohtonin për qëndresën e shokëve.
Nëpër vite e dekada shpërthenin netët për një buzqeshje, për të vonuarën pranverë, për malet që në heshtje kuvendonin e lidhnin besë dhe pritnin shenjën tënde.
Këndove mbi eshtra ku digjej heshtja,
ku shpirti përflakej për të madhen dashuri e etjen për LIRI.
Nuk heshte,
sepse Evropa shtatë herë foli dhe nuk tha asgjë.
Ne mbetëm si plaqkë e arnuar,
ndaj nuk deshëm të vrapojmë pas mitesh e legjendash.
Gjakun tonë deshëm,
gjuhën tonë,
këngën e deshëm vallen…
Jo, kapuq me mëngë nuk deshëm,
as bukën e tyre të barutit në Ballkan nuk e duam-u thamë:
Ne duam një kostum që mbulon at hartën
të cilën baca Is e pati vizatuar me gisht,
deri ku bukës i thonë bukë e ujit uj.
U gajasën!
I zemruar nga kjo, pasi kishe mbledhur gjithë rrugën mijëvjeçare pëllëmb për pëllëmb, lumenj gjaku, erdhe tehut të shpatës dhe u vure në ballë të prije shokët. Ece balllartë nëpër flakë, ece ku rishtas prarohej fjala, gjithnjë me zjarrin e ndezur në gji. Edhepse shumëherë ta kishin luajtur gurin e ndërruar emrin, ti nuk u ndale kurrrë, shkrepsen e fitilin nuk i kishe humbur,i solle për ta ndezur zjarrin. Erdhe dhe na porosite: mbledhni barut se pa krisma e gjak nuk vje liria. Lëvizni bashkë me lumin që të mos na e marrin detin dhe mos e fikni fanarin e syrit se na mbeten tradhtitë pa i vrarë- na the, do të sulmoni si rrufeja e do të tërhiqeni si era.
Pasi na dhe shenjë ja krisëm e mali ngriti kokën.
Fillimisht barbarët ndërsyen çakejtë e mërisë, langonjët e ligj e të uritur. Ata të cilët mrizuan dhe priten mundësinë e cila nuk do t`u vinte kurrë, ata,nuk mund t`i quaj shqiptar, as gjak shqiptari.
Urtia e poeti u tha: Sa poshtë keni rënë duke u ngjitur Olimpit të rrejshëm.
Edhepse na përgjysmuan, ti nuk u ligshtove, nuk ndalove.
Qmimi ishte liria.
Pastaj barbarët lëvizen hekurat e zjerrtë dhe erdhen t`i shkulnin rrënjët e lashtësisë sonë. Nuk lanë skut pa i kërkuar. Nuk i gjetën. Ishin thell në tokë, në gjak ishin, në kalanë e Teutes, ishin në tehun e shpatës së Gjergjit, ishin në gurin e kulles në Janinë, në kukë të Vranines, ishin lidhë në besë në litarin e dhimbjes të Idriz Seferit e Sefë Koshares, ishin bërë grusht lidhur në gjoksin e Mic Sokolit, ujitur, ushqyer e forcuar në shtatin e Jakup Ferrit,Azem Bejtes,Lam Bajçinofcit,Mehmet Konjuhit, ishin bërë flakë në syrin e Ganimete Tërbeshit, Qemal Stafes, Vojo Kushit, Shaban Shales e Fazli Greiqefcit, ishin mprehur brisk në majën e lapsit të Abdyl Frashërit, Hasan Prishtinës, Nolit, Enverit e Adem Demaçit dhe u bënë krismë e kushtrim në LLadoc, në Turiçic, në Dyz, në Konushefc, në Gjakovë, në Cabrat, në Gllogjan, në Pashtrik, në Sharr e Karadak,në Tropojë dhe në Prekazin e Adem Jasharit.
Dhe ranë e folën me lapsin poeti Abdullah Konushefci
Vdekje të rëndë patëm. Të gjallë në gropa na hodhën se shpirtin me dhëmbë ua nxorëm.
Në gropa, ku djajtë hiqnin valle rrethë kokave tona të prera.
Do na gjeni puseve skelete të zhveshura nga mishi-thanë,
po mos na qani, mos na vajtoni.
Merrjani një valle burrash sikur ne të ishi.
Lufta jonë vazhdon poshtë thellë nën dhe.
Rrënjë do liria, gjak do liria,
Rrënjë e gjak i japim ne.
Poeti na porosit:
Pikat AD foshnjat duhet t`i marrin 15 deri 20 pikë në ditë
Të rriturit që nuk kanë pirë qumsht nëne, 10 deri në 15
Pikat AD i forcojnë eshtërat dhe e rritin mallin të kesh NËNË
Kujdes nga faktori Rh, nga kolori i rrem AG+FA, mund të dalë letër kalk dhe të lëshojë ngjyrë të zezë, të zezë futë
Sa më shumë pika AD,
Nuk e shihni se na ranë këmbët duke ecur në gjunjë.
Ty baca i madhë, që flamurin kombëtar e ngrite si askush tjetër, ty arkitekt i bashkimit kombëtar, roje në histori e histori në kohë, dëshirojmë të shohim më të madhin shesheve. Të pret edhe sheshi i Besianës emblema jonë Adem Demaçi.
Mirë se ardhe!
Lavdi!

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 07/01/2024

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk