Mirenjohje.

26
Apr
2025
Shkruan: Luan Baci


26 Prill 2025

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Nje djale fare i ri ne moshe, shqipetar e bir shqipetari ne gjak, ndoshta jo me shume se 20 vjec, gjen kohen te beje nje video te shkurter falenderimi per strehimin e nje miljon shqipetareve nga Kosova martire, ne kohen e luftes se fundit.

Krahas mirenjohjes qe del nga zemra dhe shpirti I tij i ri per ndihmen nga shqipetaret e shtetit ame, ai nuk mund te rri pa kritikuar bashkeqytetaret e tij shqipetare ne Kosove, ku disa prej tyre “harrojne” ndihmen e vellezereve te tyre ne atedheun ame.

Ky djale I ri,iI lindur pas lufte, qe nuk e ka pare ate, dine shume mire se cfare ndodhi kur ai nuk ishte akoma ne kete jete, e shprehet me dashuri per ndihmen qe vellau shqipetar e atedheut ame i dha vellaut tjeter pertej kufirit, qe po masakrohesh e persekutohesh nga shkau i zi. Ndryshe nga teoricienet e ‘kombit kosovar”, si Nexhmedin Spahiu me kompani, ky bir nene, i nenelokes Kosove, flet ashtu sic i duhet realitetit dhe bashkimit kombetar.

Nuk ka shqipetar, pamvaresisht ku jeton e punon, edhe pse kemi krahas te mirave edhe te metat tona qe t’i bjere pishman hallexhiut, per me teper vellaut te te njejtit gjak, per ndihmen qe i jep, kur shiu bije jashte litar, e ai lloj shiu, ishte gjak vellau ore mik.

Faleminderit qe prek nje pike delikate, qe ben thirrje per te qene te kujdesshem shqipetaret e te dy aneve te kufirit.

Je nje burre i ri ne moshe, por qe problemin e trajton me dashuri dhe merak si nje i moshuar atedhetar, e jo si burre teper i ri.

Urime e respekt tek ju, e jete te gjate, u shtofsh e u shumofsh!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 26/04/2025

© 2016 - 2025 | DIPLOMACIA.dk