Kudo ne Amerike, kur merr ne telefon per te kryer nje sherbim shendetesor, zyrtar, biznesi, apo te cdo lloj sherbimi, nga ana tjeter e telefonit qe ti ben, te pergjigjet dikush, burre apo grua, pak rendesi ka, qe eshte e vendosur aty per te kryer marrjen e telefonatave nga konsumatori, qe mund te jete pacient per fushen e mjekesise, bleres kur eshte fjala per biznes, apo administrativ, kur eshte fjala per probleme qe kane te bejne me administraten lokale apo ate sheterore, deri tek anetaret legjilative te dhomes shteterore, perfshire deri tek senatoret e shtetit, ne rrang shteteror, e po keshtu deri edhe ne zyrat e anetareve te kongresit te dhomes se perfaqesuesve, se bashku deri tek senatoret dhe presidenti. Edhe kur i drejtohesh gjykatave, te pergjigjen me respekt.
Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!Po cili eshte ky respekt qe degjon ne anen tjeter te telefonit, qe nje shqipetari, dhe jo vetem shqipetareve, por te cdo populli tjeter qe eshte ne nivelin tone te miresjelljes me njeri tjetrin? “Sekreti” eshte nje fakt administrativ, qe e detyron ate tjetrin, ne anene e kundert te telefonit, te mundohet ne maksimiumin e tij/saj, qe te te sherbeje ne nje kohe sa me te shkurter, e kur per ndonje vonese ne telefonaten tende, te kerkone ndjese menjehere. Nuk eshte veshtire per te kuptuar aresyen e vertete te asaj miresjellje, qe per dike qe sillet mire ne kohen e punes qe mbulon, e me te cilen ushqehet, te jete krejt i kundert, ndoshta edhe i pasjelleshem jashte punes qe mbulon. Sigurisht, qendrimi me dy standarte ne sjellje, nje brenda orarit te punes, e tjeter jashte saj, nuk nderon askend qe e ve veten ne keto pozita, por edhe ndodh, sado pak ne numer edhe ndodh, por ne anene tjeter, njeriu “i nxituar”, merr nepermjet punes, nje edukim te detyruar, qe i behet shprehi dhe sjellje edhe ne marredheniet e perditeshme jashte punes, pra behet dhe eshte nje qytetar i mire, qe te respekton kudo, e qe i jep vlera vetes, vlerat e te qenit njeri.
Te kalojme tani, ne krahasim per te pare gjendjen tone ne Shqiperi, ku komunikimi tani ne d*jerokraci, eshte sikur pjesa me e madhe eshte rritur vetem ne maje te pishes e ne maje te gurit e te shkembit, ku ne ndonje zone mund te shikosh vetem dy ore drite dielli gjate gjithe jetes e ne cdo dite, ku mesohesh te te pelqeje erresira dhe vete behesh edhe pjese e erresires, si puna e iriqit, qe edhe kur e nxjerr nga ferra, ne drite e ne rrugen me asfalt, vrapon e futet perseri ne ferre.
E kur “iriqi” shkon ne kutine e votimit, ai zgjedh per kryetar iriqin dhe shoket e tij, qe t’i jape rruge problemeve te katundit!”
E keqja eshte se “iriqi” qe drejton shtetin e vendin, shpon e gjakos nje popull te tere, e ja bene jeten ferr gjithe popullit, te cilin e detyron te ike nga syte kembet nga vendi ku ka lere, per t’i shpetuar gjakosjes se perditeshme te “kompanise se iriqeve”, qe behen me pas me dy kembe, me biznese, bankiere, politikane, sharlatane shteterore te te gjitha niveleve, anetare parlamenti e ministara te te gjitha llojeve, qe kane harruar te jene njeres, qe kane harruar t’i sherbejne popullit te tyre, por qe me voten e atij populli e vjedhin, e sakatojne, e gjakosin nga dita ne dite, sipas shembullit “te iriqit”.
Cfare e pengon, pusht-tetaret e Shqiperise, “te majte” e te “djathte”, te zbatojne ne te gjithe forma te kerkeses se llogarise si ato qe perdorin vende te tjera, ku shteti eshte shtet?
Ne shembujt e veprimeve qe prura per Ameriken, ai qe te degjon ty si qytetar ne telefon, te kerkon ndjese ne se komputeri i tij e vonon ne dhenien e pergjigjes per problemin tend, sepse disa sherbime, qe ne fillim te telefonit, te kerkojne te japesh mendimin tend se si u trajtove nga nenpunesi perkates, ne se t’u zgjidh problemi apo jo, e ne shume raste te dergojne email per te te pyetur per shebimin qe t’u be, dhe cfare mendon qe ai sherbim te jete me i mire. Ne se nenepunesi nuk vepron mire, ne sjellje apo tregohet i paafte ne kryerjen e detyres, ai merr “fleterrufene” e perzenies nga puna. Ndaj dhe zbatimi i ligjit behet edukate, edukata behet ligj, dhe nuk i shkon ne mend dikujt te “te kenaqe” me fjalorin e rruges me liber shtepije.
Cfare i mungon shtetit “shqipetar”, qe ne asnje kohe nuk eshte as “i majte” e as “i djathte” por vetem i korruptuar, me objektivin per t’i larguar shqipetaret nga atedheu i tyre?!
Nuk kerkon investime te medha per te futur nje kulture te tille sherbimi dhe miresjellje ne shoqerine shqipetare, por eshte qellim sabotimi i nje jete normale midis shqipetaresh.
Dihet mire se shteti ne SHQIPERI nuk perjashton asnjehere nga puna dike qe nuk sillet mire dhe nuk kryen detyrrat e tija shteterore funksionale, biles keqesjellja eshte strategji dhe taktike e qellimeshme, dhe kjo edhe per qellimin e mbledhjes “se taksave” nen tavoline!
Fatekeqesisht shqipetaret edhe ne keto zgjedhje vazhduan ne rrugen e “iriqit”, ne gjurmat e tij! Na pelqen “iriqi” dhe rruga e tij!
Kur do te dalim ne drite te plote e ne asfalt te paster?
18 Maji 2025
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!