Miti i Ibrahim Rugovës dhe i Adem Jasharit nuk krahasohen…!

29
Jun
2024
Shkruan: Xhevat Hasani

Miti i Ibrahim Rugovës dhe i Adem Jasharit nuk krahasohen me mitin serb për Betejen e Kosovës dhe për Car Llazarin

28 qershor 2024
Në emisionin televiziv në Klan Kosova të datës 28 qershor të vitit aktual 2024, ku u debatua lidhur me tubimin e serbëve në Gazimestan afër Prishtinës, për festimin nga ana e tyre të ditës së Vidovdanit që përkon me ditën e Betejes së Kosovës të 28 qershorit të vitit 1389, morri pjesë historiani Asdren Shala
dhe publicisti Nexhemdin Spahiu.
Spahiu duke folur lidhur me tubimin e serbëve në Gazimestan na çuditi kur tregoi brengosje për gjoja krijimin e mitit për Ibrahim Rugovën dhe Adem Jasharin, edhepse realisht nga shqiptarët e Kosovës nuk është mitizuar as Ibrahim Rugova dhe as Adem Jashari.
Por, edhe nëse me kalimin e kohëve do të krijohet miti për Ibrahim Rugovën dhe Adem Jasharin, miti shqiptar për ta do të ndryshoj si dita me natën nga miti serb për Betejen e Kosovës dhe për Car Llazarin. Hordhitë shovinste serbe në vitin 1989 i bartën kocakt e Car Llazarit gjithandej ish-Jugosllavisë duke
thirrur për luftë!
Miti paqësor i Ibrahim Rugovës dhe miti çlirimtar i Adem Jasharit, shqiptarët nuk do t`i bëjë as hegjemonist dhe as luftnxitës ndaj popujve fqinjë, kurse shovinistët serbë mitin për Betejen e Kosovës dhe për Car Llazarin, sidomos gjatë shekujve 19-të e 20-të e kthyen në mit hegjemonist dhe luftënxitës të popullit serb ndaj popujve fqinjë – sidomos ndaj popullit shqiptar.
Miti paqësor i Ibrahim Rugovës ka për t`i frymëzuar shqiptarët që të jetojnë në paqe dhe në harmoni me popujt fqinjë, kurse miti i Adem Jasharit ka për t`i frymëzuar shqiptarët për bërë luftëra mbrojtëse dhe
çlirimtare ndaj kujtdoqoftë që e sulmon Kosovën apo Shqipërinë.
Dhe këtu s`ka asgjë të keqe.
Spahiu, që për mendimin tim është njeriu më destruktiv që ka Kosova e pavarur, duke paraqitur pa asnjë shkak dhe arsye brengosje për mitin joekzistues për Ibrahim Rugovën dhe Adem Jasharin, ai për mendimin tim nuk bën tjetër veçse sajon një akuzë të pabazë dhe të paqenë ndaj popullit shqiptar dhe ndaj Kosovës si vend dhe shtet i pvaruar.
Disa njerëz seç ma kujtojnë atë Murrojën tim të shkret kur isha fëmijë, që sa herë matej të dyluftonte me ndonjë shok të vetë, me këmbët e para hidhte dhe mbi shpatulla!

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 29/06/2024

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk