Mitologjia greke kundër gojëdhënave pellazgoilire në luftë për të drejtat e autorit!

29
Oct
2023
Shkruan: Genta Petrit/Petro Kaloçi

/ Nga arkivi /
7/6/2017
Mitologjia “greke” e vjedhur nga gojëdhënat, bëmat, legjendat, përrallat, historitë e të parëve tanë, që fatkeqësisht nuk u lanë me të shkruar. E kujt i duhet e shkruara, nëse është e vërtet s’ka nevoj për konfirmim ajo edhe pa u shkruar ekziston në adn-në dhe në genin njerëzor që është banka e informacionit tonë në kohë e në dimension.
Kultura greke është një detyrë plajarizmi në kurriz të kulturës dhe të shkuarës pellazgoilire.
Jeta, emigrimi, studimet, hulumtimi në Athinë shtoi interesimin tim dhe kërkimet e informacioneve në burime të ndryshme.
Jeta jashtë vendit më bëri të isha një shqiptare e vetëdijshme për potencialin historik dhe parahistorik të prejardhjes së popullit tonë. Sa më shumë lexoj, kuptoj, se kemi një prejardhje për të patur zili, më rrit dëshirën për të kërkuar e mësuar më shumë.
Më kujtohet përpjekja boshe e filologëve grek për të shpjeguar etimologjinë dhe frazologjinë e mitologjisë pellazgoilire nëpërmjet greqishtes së lashtë. Çuditërisht asnjë nga emrat kryesorë të mitologjisë nuk mund të shpjegoheshin as nga greqishtja e lashtë as nga e reja. Megjithatë, më kujtohet përpjekja amatoreske për të shpjeguar me përafrimitete, me hamendësira, por që në greqisht nuk kishin shpjegim fonetik gjuhësor dhe rrënjësor të emrave. Shmangia dhe pagëzimi se ishin greke merreshin të mirëqëna, ishin shpjegimet e vetme pa kontekst logjik.
Me pak fjalë, sipas burimeve historike, kanë dalë në konkluzionet se çifutët kanë qënë skllevër të faraonëve me prejardhje pellazgoilire.
Grekët, në ditët e sotme nuk ekzistojnë, janë zhdukur me kalimin e kohës, në gadishullin grek ka vetëm, pellazgë, ilirë dhe arvanitë.
Këto bazuar në studimet e bëra nga studjues të ndryshëm austriakogjerman në fushën e studimeve të kulturave si faraonëve, grekëve të lashtë dhe pellazgoilirëve. Studime krahasuese në diferencat dhe pikat e përbashkëta midis këtyre kulturave të lashtësisë.
Në bazë të përfundimeve, të kërkimeve, dalim në konkluzione se, Filozofët e lashtë ishin përpara periudhës së grekëve që dmth, kishin prejardhje pellazgoilire, të vetmit që kanë lidhje të largët me ta në pemën gjeneologjike janë shqiptarët e sotëm.
Napoleoni, gjithashtu me prejardhje nga Moreja e gadishullit Peloponez, të larguar në itali.
Aleksandri i madh, gjithashtu historia e njeh si pasardhës të pellazgoilirëve dhe paraardhës të drejtëpërdrejtë të shqiptarëve që janë pasardhës të pellazgoilirive. Maqedonia nuk ekzistonte si nocion shteti dhe kombësie, pasi sllavët kanë zbritur në atë zonë që ekzistojnë në ditët e sotme në shekujt 5-6 pas erës sonë.
Padrejtësia ndaj një popullsie me prejardhje dhe me rrënjë nga lashtësia siç jemi ne shqiptarët tregon vitalitetin, aftësinë tonë për të mbijetuar, adoptuar në çdo kohë, e periudhë. Studimet antropologjike kanë treguar për fise, kultura e popullsi që nuk i kanë mbijetuar kohës dhe shekujve si inkas, faraonët, kulturat e lindjes, sepse ekzistencën e tyre e kishin të lidhur drejtpërdrejt me rituale fetare, të mbyllur, statik, të ngurtë e joelastik ndaj ndryshimeve të kohës. Ndërkoh që, ndodh e kundërta me pellazgoilirët, të cilët kanë lëvizur nëpër të katër anët e rruzullit, për tu bërë një me kërkesat e kohës dhe të hapur drejt ndryshimeve të mëdha e të vogla sipas periudhave dhe zhvillimeve.
Shkenca nuk njeh rastësi, prandaj dhe studimi i kulturave të hershme në lidhje me evolucionin e fiseve në zona të ndryshme tregon se nëse kulturat e tjera janë zhdukur plotësisht apo pjesërisht, pellazgoilirët janë ndër të paktët që kanë ruajtur një përqindje të lartë të kulturës së tyre. Gjuha e sotme shqipe ka mbi 70% bazë pellazgishten, e cila tregon forcën, dinamikën, evolucionin pa u zhdukur, por duke u përhapur në mënyrë të drejtë e të saktë matematikore.
Padrejtësia mund të vazhdoj, gënjeshtrat, propagandat nacionaliste të iks apo ipsilon shteteve mund të përdoren për pushtet politik, dipllomaci e rafinuar në interes të sheteve dhe qarqeve të caktuara, por nuk do mund të fshehin përgjithmonë të vërtetën.
Pavarësisht se unë, mbase ndjej një nerv, inat me të parët tanë, që i kanë lënë gjërat në dorë të fatit, duke u lënë hapësirë fiseve, kulturave të tjera të përvetsojnë të vërtetat e të kaluarës tonë. Por, çuditërisht me kalimin e kohës ky mllef zbutet, sepse ashtu siç e vërteta nuk ka nevoj për të mbrojtur veten apo të vërtetën e saj, ndërkoh që gënjeshtra ka bërë xhiron e botës, e vërteta s’ka mbathur akoma opingat, edhe unë qetësohem duke ditur se në fund të gjithçkaje e vërteta merr atë që meriton.
Populli ynë i urtë ashtu si e vërteta nuk ka pasur nevoj të ulëras e të çirret për ti njohur vetes të vetkuptueshmet, sepse siç vjen momenti e koha e vërteta e gjen rrugën e saj pavarësisht bllofeve, propagandave, lajkave, gënjeshtrave, mashtrimeve.
Shkenca që është thelbi dhe boshti i fakteve që përbëjnë të vërtetën, vjen një moment që i shërben së drejtës duke e vënë çdo gjë në vendin e vet.
Të jetosh në një shoqëri e shtet antishqiptar siç është Greqia pa u ndikuar, por duke kërkuar e shërbyer fakteve është e vështirë. Disa do thonë se me shkrime e artikuj të tillë frymëzojmë nacionalizmin mediokër e populist duke i nxjerrë të gjithë shqiptarë.
Megjithëse nuk është ky qëllimi, shqiptarët s’e kanë në natyrë e as në genë të shqiptarizojnë botën siç kanë bërë kulturat dhe popullsitë e tjera. Mbase kjo është pika jonë e fortë e mbijetesës në shekuj që jemi tolerant ndaj besimeve fetare dhe ndaj etnive, duke ditur kush jemi nuk kemi pasur nevoj konfirmimi nga askush.
Adoptimi është pika e fortë e një specie për të mbijetuar në ndryshimet e mëdha që përballen në kohë. Kjo është fitorja jonë në heshtje.
https://m.gazetaexpress.com/…/studimi-i-fundi…/…
http://www.javanews.al/dokumentet-studimi-fundit-ja-nga-e…
http://www.bota.al/…/ja-tezat-qe-mbrojne-prejardhjen…/
http://www.mapo.al/national-geographic-as-vdekja-nuk-i…/
http://shekulli.com.al/3132/
http://www.panorama.com.al/prova-gjenetike-shqiptaret-e…/
http://www.njekomb.com/?p=48968

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 29/10/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk