Lehtë është
me mbajt miqësi
duke falë tokë
e ngushtu kufi
Të tillë patem tepër
n’histori
Ju opozitarë
urën e Mitrovicës
e dëshironi
të mbyllur
e “symbyllur”
vota kërkoni
me pafytyrësi
e paturpësi
.
Kërkim vote
nga armiqt
e miqt
dhe nga populli
nuk shkon
Kështu Atëdheu nuk fiton
–
Mbi njëzetvjet
ju vendnumruat
asnjëherë
nuk kundërshtuat
por ju nënshtruat
miqëve
dhe armiqëve
–
Ju nga miqt
e armiqt
vota mund t’fitoni
por nga shqiptarët
do t’pësoni
me tkurrje
e hudhje
të pragu
e nënpragu
–
Kombi ka nevojë
për kundërshtarë
(opozitarë)
ndaj Qeverisë
që e tejkalojnë
dhe ngulmojnë
të miqt
për hapjen e urës
e t’ua përkujtojnë
edhe Mollën e Kuqe
armiqëve
dhe miqëve
–
Urraaaaaaaaa
Do t’hapet ura
Mitrovica do bashkohet
Pamvarësia do forcohet
Do t’levizim lirshëm
shqiptarë
e minoritarë
për jug dhe veri
pa pengesa pa kufi
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!