Mjeti me i mire per te vjedhur, akuza se “jeni komuniste”!

02
Jul
2024
Shkruan: LUAN QEMAL BACI

O njeriu “modern”! Mos kerce si gjel perpjete vetem nga titulli, por lexo.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Me komunistet “keni plotesisht te drejte”, sepse cliruan atedheun nga pushtimi fashist; sepse morren Shqiperine nga balta, malarja, bujqesia e industria jo ekzistente, dhe e bene me industri qe prodhonte gjithcka dhe askush nuk ishte i papune,; se nga sherbimi shendetesor zero, ndertoj spitale e qendra shteterore deri ne fshatrat me te larget, ku coj edhe ne cdo fshat shkollat, ujet e pijshem; se hoqi Shqiperine e pishes e te kandilit dhe e ndricoj cep me cep, duke ndertuar termocentrale dhe hidrocentrale kudo, bile edhe nga me gjigandet, vetem me inteligjencen e pergatitur ne shkollat e universitetet shqipetare; se e beri Shqiperine te nderuar e respektuar kudo ne bote; se ndertoj nje mbrojtje kombetare qe i doli zot ruajtjes se atedheut, ndersa e kunderta ne dhjerokraci, gjithcka u shkaterrua, u vodh e u shperdoruar, u shit edhe toke e det, miniera, nenetoke e ajer, u shit nene e babe, u morr arratia, dhe po cohet niveli I numerit te popullsise ne nivelet e pasludtes se dyte boterore, e ca ne keq duke zevendesuar shqipetaret e oerzene me te huaj, ne nje kohe qe “diktatura”, e morri popullsine ne 800 mije banore, dhe e coj ne gati kater miljone; “diktatura” arriti te ndertoje deri anije metalike, e dhjerokracia edhe gomone te blera ne import qe i siguron krimi; “diktatura” siguroj shkolla e aresim, e dhjerokracia droge e hashash; “diktatura” nuk te perkedhelte po te sulmoje personin, por te thyente koken si diktature qe ishte; diktatura, edhe pse jo me mireqenie europeane, te garantonte jeten, dhjerokracija te rremben pjesetaret e familjes per tregun e prostitucionit e te shitjrs se organeve ne tregun e krimit te botes “se qyteteruar”.

Ju legalustet, ballistet e dikurshem, te mbuluar e te paisur edhe me teserat e partise se komunisteve, ju sahanlepires te cdo kohe, dje militante te ish Partise se Punes, qe betoheshit per te njome e per te thate per besnikeri ndaj marksuzem-leninizmit, e Partise,, gjarperinje te fshehur nen gure, ju qe u bete “demokrate” me nje te kercitur gishterinjve, u bete dhjerokraci brenda nates, e po keshtu brenda nates u bete miljonere duke grabitur gjithcka qe punetoret e fshataret e ndershem e punetor, se bashku me ata komuniste te vertete qe jo vetem djeresen, por edhe gjakun e dhane per popull e atedhe. Keta njerez te ndershem ju po te ishit sado pak njerez, duhej t’i respektonit, ne se vete ju do te ishit atedhetare, pamvaresisht ideologjise.

Por jo, ju deshet, mbeshtetet, e mbeshtetemi ne komuniste te “kollones se Peste”, si besniket e Partise, UDB-ashet Ramiz Alia e Sali Berisha, duke filluar qe ne veze te projektonit te hanit edhe sojin tuaj sic bete me Azem Hajdarin, ate qe pasi e vrare, e graduat si “pishetar te demokracise”, ju trima te erresires qe hodhet ne ere shtylla tensionit te larte, varre e kapidar te te reneve ne luften per liri, ju “keni plotesisht te drejte” te shani ata qe punuan e luftuan per kete vend e popull, deri ne momentin qe Alia u dha juve pushtetin be tavoline.

Te jeni te sigurte, se edhe ne se ka me komuniste te ndershem, qe nuk jane plakur apo ikur nga kjo jete, perfshire dhe ata ne te rinjte, do t’ju jepni ju te drejte, ne se ju do t’i rikthani ketij populli e vendi ate qe ja zhduket, e do t’i shtonit edhe qindarke me shume asaj qe ishte ndertuar, por te benit pjesen tuaj, po aq sa bene ata “komunistet e keqinj”.

Kuptojeni mire, se ne se ne kohen e sundimit tuaj te ndritur dhjerokraci, qe po i afrohet se njejten gjatesi vitesh, pothuaj baras ne kohe, me ate te “sistemit komunist”, Shqiperia do t’ja kishte kaluar Zvicerres sot.

Ndersa ju zoterinj sot, e keni zhytur Shqiperine ne borxhe marramendase, sa qe mbahen sekret nga ju cila eshte shifra e borxhit. Ata qe ju shani, e lane Shqiperine pa asnje qindarke borxh.

Ne propaganden tuaj mashtruese, deri diku te suksesshme, ju “harroni” t’i thoni brezit te ri se Shqiperia e pasluftes u nis nga hicgjeja, dhe i akuzoni ato breza, se nuk e bene Shqiperine Europe apo Amerike, kur shtetet e zhvilkuara kapitaliste kishin 300 apo 400 vjet me pare deri edhe hekurrudha.

Socializmi punoj per ndertim rreth 45 vjet, ju punuat per shkaterrimin e asaj ekonomije, qe kur morret pasaporten per te qeverisur vendin, e vazhdoni ta vidhni edhe sot!

Ju qe do te vraponi te na quani “komunista e enverista”, se “po bejme propagande per te rikthyer komunizmin”, po u themi te qetesoheni, sepse nje tentative e tille nuk mund te behet, edhe per faktin e thjeshte, se SOT SHQIPETARIA ka nje numer te madh horrash, hajdutesh, kriminele, atdheshites, te lindur e te ushqyer me plugun w korrupsionit gallant, gjithnje ne rritje ne dhjerokraci, ku nen drejtimin tuaj i ndereshmi perbuzet e tallet, e deri zhduket fizikisht! Njerezit e mire ju i detyruat te ikin, e NUK LINI GJE PA BERE QE TE MOS I LEJONI TE KTHEHENI, sepse ju humbisni “te drejten tuaj” per ta rrjepur pambarim “ciflikun e babait tuaj” SHQIPERI, dhe ate popull qe kujdesin t’a rrjepni perdite edhe nga qindarke e fundit!


02 Qershor 2024

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 02/07/2024

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk