Monedhat “Greke” – Flasin Shqip

05
Oct
2024

Realisht kjo monedhë i përket shkrimit, ‘Koin Grek’
Por fjala e lashtë shkruar aty: “ΛΑΜΠΙΣ; LAMPIS => Labis = Dritë” – kujt gjuhe i përket?
Në gjuhën greke koine dhe atë të sotme kemi: ΜΠ = B
E ndërkohë vet shkronja ‘B = V’.
Pra krejt shkrimet, mbishkrimet e ndryshme të lashta të shkruara në Mozaikë, Vazo, Qeramike, Monedha e artefakte të tjera arkeologjike, të cilat përmbajnë shkronjën ‘B’ – ato kurrsesi nuk i takojnë gjuhës greke në asnjë rast, pasi shkronja reale greke ‘B’ vjen prej bashkimit të shkronjave të lashta me origjine fenikase: ΜΠ = B, si në rastin e kësaj monedhe që po shohim në foto.
Në këtë monedhë gjejmë të shkruar: “ΛΑΜΠΙΣ LAMPIS => LABI-s = DRITE”.
Etimologjia e fjalës ‘ΛΑΜΠΙΣ LAMPIS’ për gjuhën greke mbetet e panjohur, kjo e deklaruar prej krejt studiuesve që janë marrë me fjalët e lashta homerike dhe ato greke të hershme dhe të sotme letrare.
*ΛΑΜΠΙΣ LAMPIS => LABI-S është një fjalë e përbërë nga fjalët shqipe: La = Lart dhe Ba = (Zot) Diell/Dritë.
Shih etimologjinë e fjalës së lashtë “Ba”:
Alb. Gheg ‘bâj’, Tosc bënj = φαίνω} “make, seem” (originally probably “bring to an apparition”); > Alb. Gheg ‘bâj’, Tosc bëhet, bêj: = φαίνω} “bëhet, dukem” (fillimisht me kuptimin parësor “sjell në dritë, shfaq”).
Pra monedha ‘IONIA’ e Rreth viteve 340-325 para Krishtit. që shohim në foton e mëposhtme, megjithëse është e shkruar në gjuhën e vjetër greke, ajo sërish flet shqip: “LABA = DRITE”.
– Ashtu si veshja e bardhë e Labeatëve tanë malësorë apo Labit Lab.
Eshtë pikërisht kjo folje e shqipes “bâ” me origjinë thellë deri në Indi e njohur, e cila sjell në gjuhën greke teknike sajuar, foljen: ‘φαίνω = shoh’ (unë shoh); u bâ; u pa > pa-sh’, (unë pashë, ti pe, ai pa), etj.
Let there be light!
Aleksander Hasanas
References: WP. II 122 f., WH. I 454 f., Schwyzer Gk. I 694, 709. Page(s): 104-105 WP. II 123 f., WH. I 437 f., 450, 458 f., 525 f., Schwyzer Gk. I 674 f. Page(s): 105-106

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 05/10/2024

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk