Zoti Walker, diplomati i nderuar amerikan qe ngriti zerin kunder kunder masakrave serbe ne Kosove, tha shkurt, ne menyre te qarte, keshillen qe kryeministri te respektohet, e here pas here, te thuhet edhe nje fjale e mire per te, mbasi po punon mire.
Ata qe dine te lexojne midis rreshtave, mendimin e paster, te sinqerte, e teper miqesor te zotit Walker, me se paku duhet t’i rikthehen nje shikimi kritik te tyre, si individe, ose edhe si parti pokitike, se si e sa veprimetaria e tyre eshte ne sherbim te popullit e te atedheut.
Njeri nga miqte e mi virtual, sapo ju pergjigj nje komentit tim te shkurter falenderues ne drejtim te zotit Walker, duke thene se Walker nuk mendon drejte, ai eshte si Biden, dhe harron sanksionet! Vertete, o vezhgues “I kujdeseshem” i politikes?!
Qarte, duket qe ky f.b diskututant, “eshte i djathte”!
Biden dhe Walker, jane vertete te moshuar, por mbi te gjitha flasin me vend, me zemer te paster, e ne sherbim edhe te interesit tend, qe je “ne pozitat e te djathtit”!
Walker eshte burri i madh amerikan, qe me punen dhe deklarata e tij, beri te mundur nderhyrjen e NATOS, duke shpetuar mijera jete shqipetaresh, qe do te humbenin akoma ne duart e krimineleve serbe.
Biden nuk e perdori Kosoven si vend te Lindjes se Mesme, duke i quajtur “komb mysliman, e as i vuri emerin e tij Liqenit te Ujmanit, per fushate zgjedhjesh!
Ata qe vune sanksione Kosoves, jane politikane te tipit, si ata te emerimit te Liqenit te Ujmanit, ne Kosove.
Perse eshte Kosova nen sanksione?!
Eshte nen sansione sepse duhet te detyrohet te humbi jo vetem Veriun, por edhe
pamvaresine e lirine, per ta detyruar me pastaj te rikthehet nen Serbi.
Asnje shqipetar, asnje parti “shqipetare” e opozites, nuk duhet jo vetem te gezohet per sanksionet, por as te bej fajtore Kurtin e Qeverrine e tij. Ka politikane “shqipetare” qe ferkojne duart per sanksione, sepse kane enderr karriken e pushtetit, por te tillet, jane thjeshte atdheshites.
Le te vazhdojne me sanksione, por ata politikane, qofte edhe amerikane, duhet te kuptojne se bejne gabim serioz. Po, ka midis tyre qe i shohin “me shaka, e mund te qeshin”, kur te vegjlit “nuk binden”, e ca me teper kur “kundershtojne”!?
Te imponosh te voglin, te plotesoje kerkesat e tua, ne dem te tij, nuk eshte aspak demokraci, dhe vendi mbrohet e zhvillohet jo me qurravece, qe japin toke e dete, por me burra qe marrin ne sy edhe rrezikun e vdekjes fizike, e jo vetem ate politike.
Qofshi mire e me SHENDET ju “te djathte”!
Se paku, tani ne behat, mos ferkoni duart, se u demtoet lekura nga temperatura!
16 Qershor 2
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!