-Pa pjesëmarrjen e shqiptarëve në LANÇ-re, Shqipëria “londineze” do të ricopëtohej përsëri nga fuqitë e mëdha anti-fashiste, ndërsa, Kosova nuk do të mbetej forcë në (tranzicion) në tejkalim, nga tradhtia e madhe e fuqive të mëdha në Jalltë, (1945), dhe e titistëve jugosllavë, nuk do të mbetej dot, as si element me ” autonomi” nën Serbi në shtetin federativ revizionist jugosllav, që të mbijetonte në socializmin laraman titist.
-Kosova do të gëlltitej nga shtetet fqinje, po në veçanti nga Serbia pushtuese. Shkurt: do të përfundonte si mos më keq: tej, tej tragjikisht, ashtu, siç e pësoi padrejtësisht Çamëria Shqiptare.
Çamët, u akuzuan padrejtësisht si pro-fashistë, prandaj, kjo i dha drejt Gjeneralit gjakatar, Zervës, që të bëjë gjenocid në atë pjesë të Shqipërisë dhe të bëjë spastrim etnik.
Çamët, i dëbuan me flakë e zjarr, me thika e plumba nga atdheu i tyre autokton.
Fuqitë e mëdha imperialiste, Shqipërisë, keq ia prenë krahët duke ia ndarë Kosovën dhe Çamërinë dhe viset tjera shqiptare, por Kosova me vise të tjera nuk u shkatërrua, as u asimilua dot,- qe një fitore jona, Kosovës iu ruajt GENI i saj.
Kosova, në shtetin revizionist jugosllav u la në gjak, por mbijetoi vetëm falë rezistencës heroike,
“Duke pirë gjak me lugë”.
(Populli).
-Pra, mbijetoi me gjak e lot, në robëri, por me ndihmat,
-në radhë të parë të shtetit, amë Shqipërisë, më urdhëruat e Komandant, Enverit dhe të PKSH/PPSH, i mori forcat, u ngrit në këmbët e veta, u forcua, u kalit në beteja politike, ekonomike, dhe më në fund edhe me ato ushtarake.
Me LÇ-re të UÇK-së, edhe me ndihmën e miqve ndërkombëtarë, Kosova e fitoi pavarësinë pjesërisht.
-PËRSËRI MOS HARRONI!
Kosova, është e çliruar vetëm PJESËRISHT, kur dihet që, pjesë të saj si Kosova Lindore, Sanxhaku i Novi Pazarit dhe Sanxhaku i Nishit ende janë nën çizmen pushtuese të armiqve shekullorë, pa harruar të theksoj këtu dhe fatin tragjik në robëri të vëllezërve tanë në Maqedoni dhe në Mal të Zi.
Nderime për Kolonel, Dilaver Goxhaj, luftëtar me pushkë e penë për liri dhe ribashkim kombëtar!
Lavdi Enver Shqipos!
19 Mars, 2025
Lavdi dëshmorëve të atdheut!
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!