MOS HARRONI! MENDONI SHTATË HERË, PARA SE TË VENDOSNI NJË HERË TË IKNI NGA ATDHEU?!!!

26
Mar
2025
Shkruan: Fadil Shyti

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Ikja jashtë atdheut është vendim dhe veprim tepër i rëndë, është shpatë “moderne” me dy tehe, por kurrsesi nuk është vendim as veprim i mirë.
-Në qoftë se njerëzit tanë të dashur i kanë mundësitë që në atdhe të bëjnë një jetë normale në aspektin ekonomik, që janë në gjendje të tillë që nuk kanë nevojë të kërkojnë ndihma materiale prej askujt, thjesht nuk janë në zgrip të jetesës, që duan të jetojnë me nder në vendin e tyre, duhet të qëndrojnë ca më të varfër, (po mendoj me të ardhura mujore më pak),-sesa të marrin familjen që të ikin në shtete të huaja mike dhe armike?!!!

Nëse ikin: në mos sot,
-nesër, padyshim, shumë do të pendohen!

-Në këto kohëra turbulluese, kur shtetet kapitaliste dhe imperialiste po ziejnë si midhjet në tiganët me zjarr, nga krizat ekonomike, politike, ushtarake e të tjera, partitë në pushtet apo edhe opozita, ato të ekstremit kudo në Evropë dhe në Amerikë e gjetkë, po fuqizohen, ato për të mbuluar turpet dhe krimet e tyre për nxitje luftërave të padrejta për të zgjeruar koloni dhe pushtime, për të përfituar pasuri të mëdha duke ua grabitur popujve liridashës në vendet sovrane, këtë më së miri po i shpërfaqin dy krerët e kësaj bote të padrejtësive të mëdha, Putini dhe dhe Trampi.
Ztr, po tregojnë botërisht qartë dhe pa dorashka që, luftërat nxitëse prej tyre po i bëjnë për të forcuar perandoritë e tyre ekonomikisht dhe për të zgjeruar zonat e influencave në rajone të ndryshme të botës.
-Në këtë aspekt aspak nuk qëndrojnë pas Kina dhe Koreja Veriore.
Evropa, gjithashtu, po bën përpjekje nga një anë të sigurojë njëfarë mbrojtje nga sulmet e njërës apo tjetrës superfuqi në aspekte (llogore) të ndryshme të jetës, duke u përpjekur të ruaj unitetin në BE e brishtë e mbarsur me interesa të ndryshme dhe kundërthënëse brenda në truallin e saj konglomerat kombesh, posi SHBA dhe Rusia, nga ana tjetër po bën përpjekje, ka etje të zgjerohet në veçanti në Ilirik – (Ballkan), në këtë gadishull që me veprimet e saj dhe të tjerë imperialistë, çdoherë gjatë historisë është shpërfaqur si shtrigë e ligë luftënxitëse,
Ilirikun e ka bërë “fuqi baroti”, prandaj, me fodullëk dhe cinizëm e quan po me këtë nofkë, “Fuqi Baroti” ?!!!
Evropa, gjatë historisë së saj shquhej dhe po ato ambicie i ka edhe sot: si fuqi pushtuese dhe kolonialiste.
Për më tepër kjo në politikat dhe diplomacisë e thinjura dinake hiqet me dinakëri kinse dëshiron paqe në rajon dhe më gjerë, ndërsa, faktikisht në vendet ku imperialistët kanë bërë padrejtësi të mëdha ndaj popujve liridashës, si ndaj popullit tonë në veçanti, duke arritur përkohësisht një lloj paqeje të brishtë, janë po këto shtete që dinakërisht po hapim vatra zjarri duke krijuar ndarje qytetesh me ura, që po i ndajnë popujt-siç e kemi rastin e Mitrovicës, ku për 25 vjet, e ndanë një qytet që as në ëndrra s’e ka parë askush që gjatë një nate pa hënë, qarqet reaksionare të jashtme dhe të brendshme pas LÇ-re të UÇK-së, kanë bërë një rifillim ndezje shkëndije për një kryengritje të re, midis kolonëve ardhacakë serbë dhe vendasve që jetuan dhe jetojnë aty brigjeve të Ujmanit dhe ndanë shkrepave të Trepçës së florinjtë, duke bërë përpjekje për të nxitur konflikte ndëretnike të cilat as gjatë LÇ-re të UÇK-së, nuk kanë ekzistuar.

-Tani, përsëri po i rikthehem çështjes së emigracionit “të ri” me halle të vjetra, që ka marrë turr si mos më keq që, populli ynë të VETË-FUNDOSET në moçalet e kënetave të pa anë, në vendet mike dhe armike.

Rreziku më tragjik yni: popullit tonë, shpata “moderne e butë” e provuar gjatë shekujve, tejet hidhur e ASIMILIMIT, po i rrinë mbi kokë.
Pastaj, janë shumë të përshkallëzuara, rreziqet nga ekstremizmi neonazifashist.
-Parti të tilla luftënxitëse në perëndim, për të mbuluar turpet dhe krimet e tyre të brendshme dhe të jashtme, gjithmonë fajet për krizat e mëdha ua kanë hedhur dhe po ua hedhin padrejtësisht mbi supet emigrantëve ardhacakë nga vende të tjera, në veçanti atyre nga vendet e lindjes.
-Duke harruar faktin që, janë ztr, imperialistë të lindjes dhe të perëndimit që me përhapjen e shumë zjarreve të luftërave, ua kanë bërë jetën të padurueshme refugjatëve të këtyre vendeve….

Pa dyshim, e tillë është dhe jeta-luftë edhe për ne shqiptarët: krizat e rënda ekonomike, politike, sociale që e hanë mbërthyer popullin tonë, po i detyron breznitë e reja dhe jo vetëm ato, që të marrin rrugët plot rreziqe të mërgimit.
-Sot, kudo ka pasiguri nga organizata të qarqeve të errëta të terrorizmit të çfarëdo ngjyre: dëshmi janë sulmet e tyre të shpeshta kudo në Europë në Amerikë dhe në Azi…
-Prandaj, po e përsëris: për njerëzit tanë të mençur, që kanë mundësi qëndrimi në atdhe, të qëndrojnë aty pa lakmuar luksin sipërfaqësor, derisa, si refugjatë të pa përvoja të hidhura nuk e njohin presionin cinik dhe të egër të vendasve cinikë dhe të egër nga idetë neo-nazifashiste e të tjera…

-Pa harruar të theksoj dhe faktin që: është detyrë e udhëheqjes së dy qeverive të dy shteteve shqiptare, tani ekonomikisht të dobëta: qeveritë tona do të do të ishte shumë më mirë që të përshpejtonin mekanizmat politikë, diplomatikë, ushtarakë e të tjera, për ribashkim kombëtar në një shtet, jo vetëm me Kosovën, por me të gjitha viset shqiptare të mbetura padrejtësisht jashtë kufijve të shtetit amë-Shqipërisë.
Ne, duhet në të jemi NJË shtet i fortë shqiptar në Ilirik që, me forcat tona të siguroheshin njerëzit tanë dhe në veçanti “Truri i Kombit”, elita intelektuale, të punonte në vendin tonë, të mos derdhej kalldrëmeve të botës, rinia jonë të mos degjenerohej, të mos merrej me punë të pista siç janë droga, prostitucioni, hajnitë e të tjera turpe dhe krime që, pastaj për të, shumë para kohe të hapen varret dhe burgjet e zeza….

Të bëjmë hapin e madh historik të RIBASHKIMIT kombëtar, për t’u zhvilluar si shtet normal, që të ndalojmë fatkeqësinë e madhe të hemorragjisë kombëtare nga emigrimi masiv…
Sot, nesër është vonë!
“Gjaku shqiptar, po shkon, gjaku shqiptar, po shkon”…!
(Jeronim De Rada).
26 Mars, 2025

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 26/03/2025

© 2016 - 2025 | DIPLOMACIA.dk