Mos ma pi harresën

07
Jun
2025
Mar nga FCB e : i Ferat Selimi

Mos ma pi harresën në gotë të bardhë,
Kur gjaku i tokës ende s’është tharë.
Kur nënat kërkojnë me sytë pa dritë,
Të bijtë e humbur në varre pa mbishkrim.

Në Reçak s’ka erë as lule në pranverë,
Ka britma të ftohta që digjen në erë.
Plumba mbi fëmijë, borë me ngjyrë gjaku,
E ti sheh një markë, e harron merakun?

Çdo fjalë që shkruaj është klithmë në gur,
Për emrat që mbetën të humbur në mur.
Bota i pa, por s’i deshi me sy,
Të vrarë, të lidhur – të pafaj, pa një kry’.

Prekazi s’flet – ulëret si shpatë,
Në lisat e lartë, në zemrat e ngratë.
Jasharët si hëna, flamur në stuhí,
58 yje që s’do shuhen kurrsesi.

Në Mejë, çdo hap ka një psherëtimë,
372 zemra, heshtur, në agim.
Me duar të lidhura, jo për mëkat,
Por pse ishin shqiptarë, nën qiellin e thatë.

Izbica – tokë me 147 emra,
Që s’gjejnë as pllakë, as dhe përmbi zemra.
Të gjithë të rrëmbyer nga jeta, nga fjala,
E ti sheh një reklamë – dhe ndërron kanala.

Rezalla s’flet, po toka përmendet,
98 burra – historia i qendset.
S’i gjen në rrugë, as në vitrinat me shkëlqim,
Janë varrosur me heshtjen dhe marketingun e huaj tinëzim.

Në Poklek, shtëpia u bë varr i zi,
Ku nënat u dogjën me foshnje në gji.
U tretën në flakë – dhe bota pa,
E ti, blen produkte si ska ndodh asgje.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!



Kjo nuk është gotë me verë a me gaz,
Kjo është plagë që kërkon një zë, një shkas.
Çdo produkt që blen – çdo cent që jep,
I shkon atij që e shkeli jetën me shkelm e me tank.

A i ndjen eshtrat nën një “Made in…” të shkruar?
A dëgjon klithmat kur sheh çmimet të lëmuar?
Nuk është mllef, nuk është hakmarrje e zbrazët,
Është zemra që rreh, për drejtësi që mungon e që plaset.

Mos ma pi harresën si ujë në gotë,
Se plagët janë gjallë – dhe kjo tokë s’ka ftohtë.
Mbi çdo produkt, mbi çdo pazar,
Janë ata që kërkojnë: veç kujtim, veç një varr.

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 07/06/2025

© 2016 - 2025 | DIPLOMACIA.dk