~Naim Frashëri ~ (vargje nga Fjalët e Qiririt)

14
Apr
2025
Nga: Adrian Kalivaçi


Kur te shini qe jam tretur
Mos mendoni se kam vdekur,
Jam i gjalle e jam ne jete
Jam nje drite e vertete,

Unë zjarrit nuk i druhem
Dhe kurrë s’dua të shuhem,
Po të digjem me dëshirë,
Sa të munt t’u ndrinj më mirë.

Unë jam në shpirtin tuaj,
Mos më kini për të huaj,
M’është falurë durimi,
Andaj po digjem si trimi.

O zëmëra fluturake,
Qasju pakë kësaj flake!
Mase krahët t’i përvëlon,
Po dhe shpirtin shënjtëron…
~Naim Frashëri ~
(vargje nga Fjalët e Qiririt)
———————————————————-
Do te vije dita qe burri me i madh i kombit do te zere vendin e merituar ne histori. Ka pak rendesi ne se sot ndodhet apo jo ne vendin e varazeva te deshmoreve. As Skenderbeu nuk ka fare varr dhe eshtrat e tij nuk egzistojne qe prej 500 e me shume vjet,ndersa varri i tij u shemb e u shkaterua nga shqiptare vandale e tribale te asaj kohe ,por emri dhe vepra e tij nderohen ne shekuj.
Varezat e deshmoreve qysh me shembjen e Shqiperise socialiste dhe ardhjen ne pushtet te neo fashizmit i kamufluar si demokraci nuk jane me simbol i nderimit te deshmoreve dhe atdhetareve te vertete te rene per liri,ndersa gjesti i politikaneve te cilet kur u nevojitet vendosin ndonje tufe me lule eshte hipokrizi e vertete per qellime te mirefillta politike..
Ato jane perdhunuar shume here ,qe nga dita e zhvarosjes se komandantit te tyre legjendar dhe heronjeve e komandanteve te tjere e deri te prania ne ato vareza e krimineleve fashiste si A. Hajdari e te tjere. Ata shqipefolesa por jo shqiptare,te cilet vazhdojne te vjellin helm e shpifin ndaj atij burri te madh, njelloj sikurse edhe ka bere e bejne armiqte tane shekullire Serbe e jo vetem, harrojne se emri dhe vepra e Enver Hoxhes do te rrojne ne shekuj e do te frymezoje breza te tere si flamur lirie e pavaresie te vertete,por edhe per emancipim e clirim shoqeror nga zgjedha kriminale e kapitalit.Ndersa kundershtaret e tij kushdo qofshin, politikane bogjeze apo mercenar e dallkauke pa tru, do te harrohen apo perfundojne koshin e plehrave te historise .
Sot nuk ka rendesi se ku ndodhet varri i Enver Hoxhes ,ai burre legjendar eshte e do te mbetet perjete ne mendjen e ne zemrat e shumices se kombit shqiptar kudo qe ndodhet .
Lavdi ne shekuj!.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria: ,

Botuar: 14/04/2025

© 2016 - 2025 | DIPLOMACIA.dk