N(A)ISH – EMËRTIMI ANTIK NAISSUS

06
Jun
2025
Shkruan: i Shenasi Aliu

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

N(A)ISH – EMËRTIMI ANTIK NAISSUS
E premte 31 maj 2019, vizituam qytetin e N’ish-it! Emërtimi i vjetër i këtij qyteti ka qenë NAIS, që mund të deshifrohet vetëm përmes gjuhës shqipe që do të thotë: NA-ISH!
Është qyteti i dytë më i madhi pas Beogradit, ky qytet daton 6000 -5000 vjet para Krishtit, pra Historia na mëson dhe orienton se ky qytet ka qenë i banuar nga Pellazgo-Ilirët, për arsye se Sllavët kanë ardhur nga Karpatet në fund-shekullin VI apo në fillim të shekullit VII pas Krishtit. Qyteti i N(a)ish-it gjendet 250 km, në jug të Beogradit, është qytet që lidh Europën qendrore me Europën jug-lindore dhe me Azinë e afërt. Është qytet Industrial dhe Universitar. Në vitin 1900 ka pasur 24.000 banor, kurse tani ka diku rreth 300.000 banorë. Qyteti i Nishit deri para Kongresit të Berlinit ka qenë i banuar nga Shqiptarët me 80%. Kurse, tani thuaja se nuk ka as edhe 1% popullsi shqiptare, pra të gjithë janë dëbuar me dhunë nga trojet etnike.
Qëllimi i vizitës më shumë ka qenë për ta vizituar “ČELE KULLA-N”, kjo është fjalë turke që në gjuhën shqipe do të thotë “KULLA E KAFKAVE”, dhe serbisht “IZGRADNJA KULLE SA LJUDSKIH LOBANJA”, apo edhe gjermanisht”SCHÄDELTURM”. Pikërisht në këtë ditë që unë realizova vizitën, më 31 maj 1809 është zhvilluar një betejë e përgjakshme në mes ushtarëve të Perandorisë Osmane dhe ushtarëve vendas të teritorit të sotëm të Serbisë! Në këtë fushbetejë të përgjakshme kanë humbur jetën 6.000 ushtarë Osman dhe 4.000 ushtarë vendas. Nga mllefi i humbjes kaq të madhe të ushtarëve të Perandorisë Osmane, atëhere Porta e Lartë ka dhënë urdhër që ushtarëve vendas t’iu pritet koka dhe kafkat të mbushen me kashtë dhe pambuk dhe të dërgohen në oborrin e Sulltanatit si dëshmi të kasaphanes………. kurse nga kokat e mbetura në këtë betejë të ngritet një Kullë. Beteja është zhvilluar në malin ÇEGAR 6 km, larg nga ngritja e Kullës, në rrugën kryesore që lidhë Nishin me Istanbullin.
Kulla ka formën katërkëndore me një lartësi prej 3m, në çdo faqe kanë qenë 14 renda me nga 17 kafka të lidhura me horosan (material i përzier me gëlqere dhe rërë), kafkat kanë qenë të vendosura me pjesën ballore transparente. Gjithsejt, në këtë Kullë kanë qenë të murosura 952 kafka të cilat kanë qëndruar në qiell të hapur, në këtë kohë vendasit vjedhurazi i kanë hequr ca kafka nga Kulla dhe i kanë varrosur, kurse një pjesë tjetër janë dëmtuar dhe zhdukur nga kushtet atmosferike derisa është ngritur dhe ndërtuar Kapella pas 80 viteve pra aty nga viti 1878. Kurse, tani janë gjithsejt 57 kafka edhe një kafkë e cila ka qenë e vendosur në kupollë e cila mendohet të jetë e udhëheqësit të Betejës STEVAN SINĐELIČ-it, kurse kafkat e ushtarëve të thjeshtë besohet se janë të Shqiptarëve (kjo mbetet të vërtetohet nga Historianët Shqiptar), sepse para vitit 1878 Nishi ka qenë në përqindje të madhe i banuar nga Shqiptarët.
Këtë spjegim e bëra sepse unë Shërbimin Ushtarak e kam bërë në Nish në Spitalin Ushtarak (Vojna Bolnica), kurse Kulla gjendet në oborrin e këtij spitali. Prandaj, e njoh mirë këtë Histori dhe më ka interesuar. Kullën e kam vizituar disa herë, por kjo është hera e parë që kam shkruar. Unë kam edhe detaje tjera por qëndroj në ate se këto KAFKA JANË TË USHTARËVE SHQIPTAR!?
(d.v.) sh.a.

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 06/06/2025

© 2016 - 2025 | DIPLOMACIA.dk