Nga: Shpëtim Pollozhani
Nastradin hoxha kishte ndërtuar një shtëpi sipas dëshirës së vet.
Sapo e pa shtëpinë një miku i vet i tha: ,,dritaren e paske hapur në vend të gabuar”. ,,Hape aty, matanë”. Kaloi atypari miku tjetër, i cili i tha: ,,këtë verandë e ke bërë në anën e gabuar”. I treti i tha: ,,au ç’paske bërë, ,,dera është vendosut gabim…, oxhaku…”.
Një shembje e murit andej, një këndej dhe në fund, Nastrdinit iu shemb shtëpia! Pasi ngeli pa shtëpi, ai e rrethoi vendin e shtëpisë me një gardh të lartë që të mos e shihte askush derisa ta përfundonte shtëpinë.
Në fund shkroi: ,,Unë e kam planifikuar këtë shtëpi gjithë jetën time, tani që e ndërtova sipas bindjes time, ju shihni punët e juaja”.
Albin Kurti i bën punët me bindje të thella! Ai nuk i bën punët sipas dëshirës, botëkuptimit, informacionit, as sipas rekomandimeve të atyre që nuk ja në skuadrën e tij! Bindjet formohen në bazë të mijëra informatave dhe përvojave! Bindjet nuk ndryshojnë! Ato janë IDEJA UDHËHEQËSE, të cilën ai e ndjek qëkur ka rënë në mend e veta!
Sikur ti dëgjonte gjithë këta ,,analistë buzhalistë batonistë” dhe kalimtarë të interesit në jetë politike, ne do të ishim më keq se ç’jemi!
Kurti është bindës; PERSUASIVE i thonë anglisht. Ai jep edhe zgjidhje të problemit! Me bindje dhe argumente, ai ua mbyll gojën edhe mohuesve më të mëdhej të punës së tij.
Kritikuesi që nuk e jep një zgjidhje, quhet kritizer. Kurti ofron zgjidhje të problemit duke u mbështetur në përvoja dhe argumente të fuqishëm!
Mos e harroni thënie e madhe: ,,Epshi për pushtet e para është burimi i gjithë të këqijave”.
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!