NDËRKOMBËTARËT DUHEN DËGJUAR AQ SA NUK PREKEN INTERESAT KOMBËTARE TË SHQIPTARVE…!

01
Jul
2023
Shkruan: Dashamir Uruçi,

Mbrëmë ne nje takim afro kater ore u mblodh Keshilli i pergjithshem i KUVENDIT KOMBETAR SHQIPTAR.
Ne nje klime vllaznore por edhe kontradiktash,veprimtare nga shume vende te botes paraqiten mendimet e tyre si dhe veprimet qe duhen bere ne mbrojtje te KOSOVES e te qeverise KURTI NR.2.
Edhe une isha pjese e ketij takimi ONLINE dhe perjetova me shumë emocion diskutimet e shumta dhe alternativat e zgjidhjes.
Më së shumti u komentuan zhvillimet me te fundit ne Kosove,qendrimi euroatllantik si dhe veprimtaria e qeverise KOSOVARE.
Ndryshe nga me pare,shumë nga veprimtaret e Kuvendit u shprehen me rrezerva per qendrimin euroamerikan ne trajtimin e bisedimeve Kosove-Serbi.
Natyrshem,nje pozicion i tille ka favorizuar Serbine dhe ka demtuar Kosoven duke prekur Interesat Kombetare te Shqiptarve.
Duke perjashtuar ndihmen ndaj luftes per liri te shqiptarve ne Kosove dhe veçanarisht pas viteve 2010 vihet re nje qendrim tjeter i vendeve europiane e se fundmi edhe i Shteteve te Bashkuara te Amerikes,aleatit tone tradicional.
Pas bombardimit te Serbise dhe fitores se lirise e pavaresise ne Kosove shqiptaret siguruan shtetin e tyre te dyte ne Ballkan duke forcuar pozitat e tyre politike dhe ekonomike ne rrajon.
Pikerisht atehere kur duhej mençuri e guxim edhe me shume,shqiptaret e harruan porosine e paharruar te presidentit KLINTON:NE LUFTEN E JU PAQEN…!
Nje porosi e tille e nje miku te madh te shqiptarve,porosi politike e metaforike nuk u vleresua e nuk u kuptua nga shqiptaret.
Ne vend qe te rendnin pas shtetndertimit e zhvillimit te gjitheanshem,disa nga lideret e Kosoves renden pas plaçkes se luftes e pasurise dhe sot,nga njerez qe u futen ne lufte si fshatare te vorfen e me duar ne xhepa u kthyen ne miliardere.
Kjo situate e pasluftes e harrimit te halleve te njerezve e te shtetndertimit e çoi Kosoven ne këtë derexhe.
Qeveria e Kosoves e ketyre tre viteve te fundit po ballafaqohet me shume e shume probleme.Ato lidhen me nje administrate te politizuar,bunker i partive qe e drejtuan vendin afro 20 vjet si dhe me trashigimine qe lane pas ne raport me agresoren Serbi.
Veçanarisht dolen ne plan te pare mareveshjet e meparshme te lidhura ne mes Kosoves e Serbise,ato te viteve 2013 dhe 2015 me te cilat lideret e asaj kohe,THAÇI-MUSTAFA i hapen rrugen Bashkesise se Komunave me shumice serbe ne Kosoves.
Lidhja e ketyre mareveshjeve te liderve te asaj kohe me ata te Serbise Daçiç e Vuçiç i krijoi ketyre te fundit mundesine per te kerkuar pa rreshtur krijimin e Bashkesise se Komunave me Shumicê Serbe ne Kosove.
Te gjitha keto fakte dhe shume te tjera pas jane te njohura per opinionin publik vendas e nderkombetar.
Ajo qe eshte delikate ne keto mardhenie,Kosove Serbi eshte qendrimi i shqiptarve ndaj nderkombetareve,qendrimi i politikes shqiptare ndaj presionit euroamerikan per keto bisedime.
Si shume intelektuale e politikane shqiptare bie dakort me mendimin se politikat e SHBA dheBE nuk mund te jene kostante,bie dakort me perfundimin se keto politika ndryshojne ne perputhje me interesat politike e gjeostrategjike te ketyre vendeve.
Vendet e Bashkimit Europian menjehere pas luftes,gradualisht jane kthyer ne politiken tradicionale te vendeve europiane ndaj shqiptarve.
Fatkeqsisht kjo ka qene politike e copezimit te trojeve shqiptare duke favorizuar vendet kufitare me ne te cilet me dhune,vrasje e debime e shumefishuan territorin e vendeve te tyre.
Shqiptaret nuk e harrojne kurre Berlinin 1878,Londren 1913 si dhe Parisin 1919.
Nen presionin e fuqive te medha shqiptaret ndonese me lufte,te lene fillikat u detyruan te leshojne vendlindjen,tokat e pasurite e te parve.
Mbi keto pasuri tonat u zgjeruan e u forcuan Serbia,Greqia,Mali i Zi e Maqedonia.
I kujtova keto vendime kriminale te fuqive te medha per ti kujtuar vellezerve te mi se Europa ne qendrimin e saj ndaj shqiptarve eshte brenda tradites se vet politike,ate te demtimit te interesave kombetare te shqiptarve.
Ndjej keqardhje por duhet ta themi se nuk mban më.
Ajo qe i ka shkallmuar shqiptaret ka qene dhe mbetet qendrimi i departamentit amerikan te shtetit.
Te mesuar ne ndihmen e perkrahjen amerikane,shqiptaret nuk mund ta suportojne presionin amerikan,ate qe Kosova te lejoje Serbine te ndertoje asociacionin ne Kosove sepse shqiptaret si askush tjeter e njohin mashtrimin e Serbise,i njohin perpjekjet e saj te te gjitha formave per te mbajtur nen kontroll e per te grabitur pasurite e Kosoves ku Trepça e ze vendin e pare.
Ata jane te bindur se asociacioni edhte fillimi i rrenimit te pavaresise se Kosoves.
E ndodhur ne kete situate,Kosoves i duhet mbeshtetje dhe ndihme e gjitheanshme.
I duhet ndihme gjitheshqiptare qe vjen nga politika dhe shoqeria shqiptare.
Ne kete drejtim rroli i organizatave jo qeveritare dhe i KUVENDIT KOMBETAR SHQIPTAR merr nje rendesi te veçante.
Ne duhet te çfaqemi publikisht ne krahun e Kosoves e te veprimtarise se qeverise se saj ne mbrojtje te sovranitetit e integritetit territorial te republikes.
Qeveria e Kosoves mund te beje shume leshime per hater te paqes e stabilitetit ne rrajon,per hater te miqve tane nderkombetare,aq sa mund te jene miqte tane.
Ne te gjithe keto raste,leshimet nuk duhet te prekin interesat kombetare.
Ne çastin qe nderkombetaret prekin interesat jetike te shqiptarve,ne duhet te ndalemi,te ndryhemi ne guacken tone e te presim dite me te mira,te presim nje kohe tjeter qe ata te reflektojne e ta njohin me mire historine heroike te shqiptarve…!

Shkoder 1 korrik 2023.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 01/07/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk