(qyfyre nga fshati)
Ndë fshatrat tonë që thoni ju more shokë si ngahera ka patur gjithmonë njerëz të mirë, të urtë dhe punëtorë.
Edhe ndë fshatin tonë njerëz të urtë dhe bujarë janë, të tillë janë Llazi dhe Sofika, një çift i lumtur që kanë bërë emër për të mirë ndë fshat.
Llazi merrej me vreshtari dhe kultivimin e rrushit, si vreshtari më i mirë i rrethit tonë, ndërsa Sofika gruaja e tij është një nikoqire e rallë që nuku ia gjen shoqen ndë tërë nahijen.
Llazi si vreshtar i zoti që ishte rrushin që vilte dë vjeshtë çdo vjet e ndante, gjysmën e shiste dhe gjysmën tjatër e ziente dhe bënte raki.
Raki ballkazani që tërë burrat e fshatit thoshin si rakia e Llazit nuku ka!
Kohëve të fundit që thoni ju more shokë Llazi po e tepëronte një çikë me atë të uruarën raki, saherë që vete dë kafe të fshatit dehej dhe bëhej tapë, jo se nuku kish më shtëpitë rakin e tij po thosh se nuku pihet vetëm ndaj vete të pi me shokë dhe miq dë kafe.
Po ama Llazi kish dhe një cen që nuk e zhbënte dot nga i cili do të sakrifikonte dhe jetën.
Ay e kish qejf Margën, një vejushe të lagjes, ku saherë që dilte nga shtëpia kalonte nga penxherja e saj për ta parë atë dhe për të këmbyer ndonjë llaf me të.
Kalim i shpeshtë i Llazit andejza nga penxherka e Margës i bie në sy Sofikës dhe një ditë ajo i thotë të shoqit: Ore Llazi, shiko këtu, mos se më bën ndonjë proçkë ti me atë shushkën (Margën) se të ropa për së gjalli dhe do të var ndë mes të fshatit!
Jo moj Sofiçkë e dashur, ç’ne unë me Margën, kur të kam ty si hëna e plotë pesëmbëdhjetë, ia kthente Llazi gjithë frikë!
Por, Llazi që thoni ju more shokë vazhdonte me avazin e tij të kalonte nga penxherja e Margës së bukur, vetëm për ta parë e për ta përshëndetur.
Gjersa një ditë që thoni ju more shokë, Llazi kishte pirë dë kafene të fshatit atë mbrëmje saqë ish bërë karroqe.
Atë natë tersi ay mezi u ngrit më këmbë dhe u nis dalëngadalë për në shtëpi, po nuku i rrinte meraku pa kaluar nga penxherka e Margës par ta parë bukuroshen e lagjes.
Sa u afrua afër shtëpisë së Margës si i dehur që ishte tha pse mos trokas njëherë te deriçka e Margës se edhe ashtu ka gjatë kohë nuku e kam parë bukuroshen dhe ashtu bëri, trokiti dhe pa pritmas u hap deriçka!
Ç’të shohë Llazi mavria…
Marga bukuroshe e priste prej kohësh këtë moment dhe i tha, futu brenda!
Të dy bashkë ata kaluan një natë të mrekullisë së madhe që s’do përsëritej më kurrë.
Kaluan orë të tëra duke pritur atë natë plot ankth për Sofikën vetëm dë shtëpi, por Llazi nuk dukej gjëkundi.
Të nesëmen pa gëdhirë Llazi mavria ia behu drejt më këmbë, u vesh dhe iku drejt e më shtëpitë.
Sofika e gjorë nuku kish fjetur tërë natën duke pritur Llazin e saj.
Dhe ja më në fund Llazi ardhi, por ajo po bënte një dremkë gjumë pasi ishte e lodhur duke pritur të shoqnë.
Ashtu e përgjymosur i thotë: -E prure kokën more Llazi?
Ku ishe more derëzi tërë natën, te ajo kukumjaçka ke qënë?
Jo moj Sofikë e dashur, kisha pirë isha bërë tapë dhe ngatërrova deriçkën në vend te tona hyra te Marga, po mos u ‘sëkëlldis’ ti se nuk i bëra gjë!
-Po a nuku të thaçë mor murgu i zi se do të var mu dë mes të fshatit po më tradhtove me atë vejushkën e zezë!
Aman Sofika më fal se nuk kam ditur se ç’kam bërë se isha tapë thosh Llazi i gjorë, po ama Sofiçka e kish ndarë mendjen do ta ndëshkonte të shoqnë për tradhtinë që i kish bërë me Margën e lagjes.
Dhe ashtu bëri Sofika e pashpirt, vajti te një gango vrasës me pagesë dhe e kaparosi që ta hiqte qafe Llazin e gjorë.
Të nesërmen u mboldhën njerëzia ndë qendër të fshatit për të parë mysybetin e rrallë ndë këto anë, ku Sofika do ta ndëshkonte të shoqnë për shkak të tradhtisë.
Ndërsa plakat e fshatit pëshpërisnin mes tyre si u bë që të roitë burri dë këtë moshë nuk ish parë, por Sofika stoike dhe pashpirt qëndronte aty më këmbë pa u penduar që ta shihte Llazin e saj të varur dë mes të fshatit.
Kështu që thoni ju more shokë, Llazi i Sofikës na la shëndenë kurse burrat e fshatit komentonin vendimin e Sofikës si shpirtkazmë dhe e paparë ndë këto anë.
A ishte ky një mësim për burrat e tjerë tradhtarë dhe gratë e tradhtuara po aq të guximshme sa Sofika, mbetet për t’u parë.
Deri në rrëfenjën e radhës mirë mbetshi!
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!