Shkruan: Prof.dr.Abdulla Mehmeti
Në kryeqendrën e Bashkimit Evropian, në Bruksel, sot u takuan kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe kryetari i Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me pjesëmarrjen dhe ndërmjetësimin e faktorit ndërkombëtar, për arritjen e një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve mes dy shteteve fqinje.
Asgjë e vjetër dhe asgjë e re: Kosova e njohur ndërkombëtarisht, shtet sovran dhe i pavarur, ndërsa Serbia shtet fqinj i Republikës së Kosovës.
Edhe kalendari historik mbeti i njëjtë, në ditën e sotme, më 27 shkurt 272 në qytetin Nishi i Dardanisë (Naissus) lindi Shën Kostandini i Madh, themeluesi i Perandorisë Roma Lindore, një nga perandorët më të shquar të lashtësisë dhe themeluesi i qytetit të Kostandinisë, i Stambollit të sotëm, qyteti më i madh i Evropës.
Atyre që ju thonë se asgjë të përbashkët nuk ka diplomacia me historinë, mos u besoni!
Dardania nuk është vetëm pjesë e historisë, por është edhe e sotme dhe e përjetshme, jo vetëm më 27 shkurt.
(27 shkurt 2023)
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!