Ne emigracion, shkelqimi venitet shume shpejt

05
Jan
2024
Shkruan: Luan Qemal Baci

      Dy paralelizma me mikun tim te vjeter, te nderuarin Vlash Gremi

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

      Ne nje shkrim timin, koment ndaj nje miku tjeter, miku im i nderuar Vlash, me shkruan:
      ”Vlash Gremi
Është e vërtetë miku im.
Kur erdha në Amerikë, nuk dija asnjë fjalë anglisht. I them një shqiptari: si mund të më ndihmosh të gjej një punë?
Bëj sa më shumë aplikime më tha ai….
Dhe ashtu bëra. Në një port jahtesh më thirrën menjëherë, natyrisht duke pare sivinë time që kisha punuar në port detar.
Fillova punë dhe isha i kënaqur, pooor pa inshurencë mjeksore, sepse, ngaqë nuk kisha patentë, nuk mund të punoja full time se duhej të ngisja skafin…..
punoja si “qen” pooor une kisha nevojë për mbështetje shëndetésore , andaj aplikova tek nje kompani pastrimi në microsoft, e keshtu , si top futbolli, punova atje edhe 5 vjet të mira. Puna ishte tepër e réndë, natën, lere çfarë të të tregoi….. e kështu puna e emigrantit….
Në fund gjeta një farmaci mariujane dhe punova edhe dy vjet e më pas perfundova në spital,me kancer…
Lavdi Zotit që mjekët e universitetit të Seattle bën shkencë në mua që sot unë komunikoj me ju!
Ky ështé emigranti !!!

      Vrapi qe kemi marre ne shqipetaret, jo nga qejfi, por nga halli, per te lene atdheun, duhet me paderman t’ja ulim shpejtesine, e ne rradhe te pare, per t’ua bere te qarte atyre qe mendojne emigrimin fushe me lule, me drita plote, ku leket mblidhen si gjethet e pemeve ane se rruges. Kesaj kategorie njerezish, vellezer dhe motrat tona duhe t’u themi, e mire ta kene te qarte se ne emigracion, shkelqimi venitet shume shpejt.

      Vlash, miku im i vjeter! Po me vjen jashtezakonisht keq qe ke pasur probleme me shendetin. Une kam pasur peripeci shume me te medha se ty miku im, por nuk dua te zgjatem shume ketu me ty. Por do te te tregoj vetem nje nga shume rastet qe me shoqerojne ne keto gati tridhjete vjet, ne kete vend ku je dhe ti miku im. Fillova pune ne nje fabrike prodhimesh te vecanta me lende plastike, me pronare franceze. Punova gati gjashte vjet ne ate fabrike. Ne vitin e fundit, ma dha ne koke dhe bera projektin e nje tip makine teknologjike, qe ketu quhen ekuipment, jau tregova pergjegjesit te meintenances, ku une punoja si mekanik ne turnin e trete, ashtu si edhe ti, ma pelqeu si ide, por me pengoj shume qe ta ndertoja ate ekuipment. Une si koke shqipetari e ca me teper me gjak labi, nuk u terhoqa.

 Ne Shqiperi jo pak here, drejtuesi i kantjerit ne ndermarjen ku punoja, nje shok, mik dhe bashkefshatar i tim eti, Aristidh Laci quhesh, i thoshte shume here tim eti, qe Luani eshte i zoti i punes, ja thote kalemit, por eshte teper kokeforte, kur don te beje dicka, nuk terhiqet, edhe plumbit t’ja japesh ne balle. Luani eshte “Topi bump e Mucua tutje”. Nje shprehje e perdorur ne Laberi.

 Te kthehem prape tek ekuipmenti qe i kisha bere projektin. Me qe isha turni i trete, vendosa, qe kur nuk kisha difekte makinerishe dhe kisha kohe te lire, fillova te prodhoja ne fshehtesi pjeset e kembimit te ekuipmentit, Komplet me materiale te vketra e te hedhura per t’u nxjerre jashte nderrmarjes, dhe kur i plotasove te gjitha, prita rastin, t’i nxirrja nga garderopa e rrobave ku i fshihja, e kur iku me leje te zakoneshme ai qe me pengonte i montova te gjitha bashke, e nje mengjes, kur erdhen pjesa tjeter e personelit, e gjeten te mbaruar. Une isha i vetem, e perballoja te njejtin numer makinash, qe ne turn te pare e mbulonin gati nente vete. Kjo nuk u pelqente cmirezinjeve, qe kerkonin te me nenvleftesonin me cdo kusht, e nje “dite me diell” me thirren ne zyre per te me hequr nga puna, por une e kisha dokumentuar cdo dite punen time, dhe kur e mbaroja, u merrja firmen operatoreve te makinave. I vene perballe mjeshterve te prapaskenave, u thashe:”ja ku e keni punen time, dhe shikoni edhe raportet e cdo nate qe keni marre nga une”. Nuk kishin nga t’ja mbanin, u terhohen, por perkohesisht, sepse kurdisen nje laro nga Porto Riko te me akuzonte se nuk kisha respektuar rregullat e sigurimit ne pune, gje qe nuk ishte e vertete, e me hoqen nga puna.

      Ekuipmentin qe krijova une e mbajten nje muaj ne perdorim, e fshehurazi i kerkuan nje mekaniku amerikan, te bente nje tjeter, duke i shtuar rrota. Vetem per rrotat, qe nuk duheshin aspak, ata paguan fshehurazi meje, per shpikje amerikanin, hodhen ne plehera ate qe kisha bere une dhe me larguan nga puna, por me per hajer, se do kisha punuar me gjate dhe do isha semurur me kancer si shume te tjere edhe une.

 Asaj kompanie, i kerkova qe te beja projektin dhe te kapja gazet e oxhakut, qe te mos ndotnin zonen, nuk me lejuan. Te gjithe banoret rreth e qark, per nje rreze me shume se pese milje, jane semurur me kancer, e po ashtu, helmuan lumin ku derdheshin ujerat e prodhimit, qe une kerkova t’t neutralizoja kimikisht. Kam degjua se shteti e ka bllokuar, mbyllur tani, pas me shume se njezet vjetesh ate fabrike!

 Me qe vendosa te hedhe kete shkrim si te vecante ne postim, po te bie shkurt edhe nje shembull tjeter.

      Punova per disa muaj ne nje fabrike, qe prodhonte qarqe te integruara. Makina qe bente printimin e qarqeve, ishte nje makine qe hidhte mbi material nje shi acidi, teper te perqendruar, ku zhvishte pjesen e bakrit te filmave, per te lene vetem qarkun e integruar. Acii prodhohej direkt ne makine, duke perzier gazin qe vinte nga bombulat me ujin. Ne mekaniket, kur nderronim bombulat, vete punonim me kundergaze kunder kimike, si ato te ushtrise, dhe perzienim jashte kapanonit te gjithe punetoret. Rrjedhja me e vogel e gazit, te shperthente gjakun nga mushkerite. Ne ate makine, qe permenda pak me pare, punetoret duhej te punionin me kundergaz, por pronaret, dy ortake hebrej (izraelite), kursenin paret, e punetoret qe punonin, ndoshta edhe pa dokumenta, nga Amerika Qendrore, nuk arrinin te punonin me shume se gjashte muaj, sepse semureshin dhe ishin te paafte per me tutje.

      Ky eshte emigracioni!

      Ndaj ju bijte e Shqiperise e te krejt SHQIPETARISE, shikoni te ndertoni vendin tuaj, sepse ne emigracion, shkelqimi venitet shume shpejt.

      Gjithe te mirat miku im


05.Janar2024

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 05/01/2024

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk