Dy qendrime te kunderta, ne dy tabore te kundert, ne ane te ndryshme te barrikades, ku qendrojne ne te dy anet e asaj barikade ideologjike vetem shqipetare, nje barkade e ngritur ne vite e dekada ne ndarje te shqipetareve, per te zezen e kombit, duhet te kapercehet nga te dyja palet, sepse midis te dy aneve te barikades eshte i njejti gjak, i njejti gen, eshte ai shqipetar, dhe kjo barikade mund e duhet shkaterruar vetem me respektin e se vertetes, me respektin e dashurine si shqipetar me njeri tjeterin, duke respektuar mbi te gjitha te drejten e sejcilit ne nje jete dinjitoze e te barabarte ne ekonomi e ne ligj ndaj njeri tjeterit. Te gjithe nuk mund te behen ne nje Standart mendimi, por diversitwti I mendimit, duhet t’i sgetbeje vetem kombit, perparimit, jo luftes e ndarjes midis nesh.
Koha eshte te behemi me te mencur nga c’jemi.
Me mikun tone virtual ne f.b., diskutuam jo shkurt, por gjate, e sejcili mbeti ne anen e “barikades” ku eshte formuar ne vitet e jetes, ne po ato burime informacioni qe ka marre ne jete. C’fare duhet te bejme?!
Pergjigja eshte te vertetat ashtu sic i dine ata qe i jetuan faktet, te thuhen pa preference isldeologjike e politike. Sejcili ka detyrimin moral, qe per hir te nevojes per bashkim kombetar e perparim shoqeror, t’i pranoje te kundertat, te cila heqin drite hijet ndarese te historise, qe lufta e klasaave ne pozita ideologjike, te mos vazhdoje mbi shqipetare.
Po ribotoj shkrimi tim te fundit ne rradhe, ne diskutimin me zotin H.H.
Ju zoti MM, flisni per ndodhi te dhimbeshme, qe u jane servirur ndoshta nga burime jo te sakta. Nuk e ve ne pikepyetje se ngjarjet e dhimbeshme kane ndodhur, ato jane fakte, po se si qendron e verteta, ne cilat rrethana e nga kush eshte bere interpretimi i tyre, eshte dicka tjeter.
Une atyre te keqiave qe din ti o njeri, po i shtoj dy shembuj, nje te nje miku, oficer i larte i artilerise se rende, baterive tokesore qe ruanin bregdetin, me familje ne Durres. Ne kohen e Ramis Alise, ai oficer ne mbledhjen e organizates se tij te partise, ngriti hapur shqetesimin qytetar se mungon qumeshti ne treg. Ai burre i mrekullueshem, u shpall nga Ramiz Alia e lakejte e tij, si armik i popullit e i partise e u burgos per shume vite, duke ja shkaterruar edhe familjen.
Babaj im i ndjere, ish anetar i njesiteve guerrile ne Vlore e Tirane, qe heret ne pushtimin e Shqiperise nga Italia fashiste, dhe ish partizan I brigades se Pare sulmuese, ne kohen e Ramiz Alise, u be pike goditje nga hetuesia, per me shume se nje vit, vetem se kishte blere nje ore dore superatlantik, e konsideruar ne ate kohe e kunderligjeshme. Sa here qe shihnim makinen e policise ne lagje, gjithe familjes na behej zemera nje grusht, nga frika mos arrestonin babane. Ne fund im ate, qe nuk i luante qerpiku kollaj, ju pervesh hetuesit e i tha:
“Ka nje vit qe me je qepur si Skenderbeu turku. Ti mund edhe te me lyesh mender me mu*, por dije mire, se ne arrin te me leshe kater femijet ne rruge, nje dite une do te dal nga ky bataku yt, por t’i nuk do te gjesh det per t’u lare.”
Si inxhinier prodhimi, pra kuader ne ndermarje, ka qene nje rregull, qe ne disa mbledhje partie, thirreshin edhe kuadrot e prodhimit. Ishte nje dite, ne kohen e tufezimit te bagetive ne fshat, veprim qe varrosi ekonomine e ngriti pakenaqesi ne popull, erdhi nje leter e Enver Hoxhes, ku hapur pranohej qe tufezimi ishte gabim, dhe Enver Hoxha, ne ate kohe kerkonte te ndalohej tufezimi aty ku nuk ishte kryer, dhe numeri i kokeve te bagetive te demtuara te zevendesohej perpara se te mbahej kongresi i Tete i PPSH-se. Ky material, sipas vete kerkeses se Enver Hoxhes, duhej lexuar mbrenda dites ne te gjitha organizatat e Partise ne krejt vendin, e te nesermen te lexohej detyrimisht ne kolektivat punonjese.
Ndodhi e kunderta, ai material u terhoq me urgjence, brenda dites, nga komitetet e partive te rretheve, pa u lene te vinte e nesermja.
Kujt i interesonte qe e keqja te shkonte ne tej?!
Po ne kohen e Alise, bagetite jo vetem nuk u shtuan, por “u passenger me pasaporte” ne tufa, kaliningrad ne kembe kufiri, duke mos i lene mundesi ekonomise te rimekembej. Popullit i thuhesh se me nje kile bageti te gjalle, marrim tre kile mish lope inporti, te mbuluara me parafine. Nje zot e di, kur thone besimetaret, se cfare mishi ishte vertete, se rrinte tre ore per t’u ziere, e nuk ziente!
Shovinizmi fqinj, dhe ca me tutje, ka blere “shqipetare”, qe shiten ne cdo kohe, pamvaresisht se kush eshte ne krye, Skenderbeu, Ismail Qemali, Fan Noli, Enver Hoxha, e kushdo tjeter. Sot ata jane kembekryq ne organet e shteteve shqipetare, per te brejtur nga brenda cdo gje shqipetare.
Armiqte e kombit, per cdo prapesi qe bejne kunder nesh, me pare mundohen qe veprimin e tyre t’ua veshin shqipetareve, jo vetem per te fshehur doren, por edhe per te futur mosbesimin dhe luften midis shqipetareve.
Qofshi mire.
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!