NË KËTË PËRVJETOR (Në përvjetorin e 40 t’Enver Hoxhës)

13
Apr
2025
Nga: Vasil Dhimitër Kushi

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

MIQVE TË MI TETOVARË:
XHEMIL &; SABRIE ZEQIRI
….
ENVER HOXHA . . .
Në KUJTIMIN tënd, O Babë,
Sot GRUAJA ime ka bërë HALLVË.
. . . .
Sumë kam bredhur, sa jam lodhur,
Ku s’kam qenë, e ku s’jam ndodhur;
Dhe së fundi, fare pa u xhvesh,
Tavolinës jam ulë për drekë.

Sa e futa kafshatën e parë,
Dilaveri më ka marrë:
Shpejt, se ka ardh’ Xhemil Zeqiri,
Mos harro, se sot është 11 PRILLI. . .

Plot 40 vjet ju bënë ENVERIT,
Që nga SHARRA ai më nuk erdhi;
Hajde t’i shkojmë shpejt te VARRI,
TË PAVDEKSHMIT, KOMANDANTIT!

Nuk e zgjata. Sa shpejt u vesha,
Se edhe unë këtë gjë e desha,
Me Xhemil Zeqirin, atje në Sharrë,
Dhe me Dilaverin, të shkojmë bashkë.

Xhemil Zeqiri është një MËRGIMTAR,
Që edhe GRUAN me vehte e ka marrë;
Ajo MOTRA jonë, përdorka edhe bastun,
Ngaqë GAVILEN e paska thyer dikur.

Para Sharrës shiteshin LULE plot,
Unë bleva vetëm të kuqe, sa nuk i mbaja dot;
Të ndryshme morën edhe këta miqtë e tjerë,
Për ty, o KOMISAR, për ty o ENVER.

Para atij VARRI ne u gjendëm,
Unë jam ulur dhe të putha KËMBËT;
Nderuam edhe me GRUSHTIN lart,
Ashtu si dikur, të gjithë bashkë.

Jam habitur unë, po me të madhe,
Gruaja e Xhemilit me DËNESË po qante!
Ja kjo SHQIPTARJA e FISME e TETOVËS,
Me lotë po ia ujiste, SHARRËS, tokën.

Më besoni, se unë fare, Oh!, fare ngriva,
Si ta kisha unë një MOTËR, e përpiva;
Dhe e qafova SABRIEN me shumë mall,
Kur ajo ishte ende duke qarë.

Bëmë VIDIO, bëmë dhe shumë FOTO,
Përpara VARRIT të ENVER HOXHËS;
Mirë, fort në mend unë e ngulita:
SHQIPTARËT e TETOVËS janë PETRITA!

Dhe së fundi, pimë bashkë nga një kafé,
Që të katërt, dhe e pimë me ngé;
Hej, o Xhemil, o i miri BURRË,
Ti GRUAN, SABRIJEN, e ke dhe nën lëkurë.

Në këtë ditë kaq të shenjtë,
Hej! Çfarë respekte mua më ke bërë!
Që më çuat atje tek ENVERI,
Që të përkulem dhe të më shtohet NDERI.
. . . . .
Kështu ne jetës tonë i japim kuptim,
Xhemil. . . . Me Ju, o të dashur MIQT e mi.
Tiranë,- e Premte, 11.04.2025-

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 13/04/2025

© 2016 - 2025 | DIPLOMACIA.dk