Në kujtim të Vëllaut Brahimit, tre muaj pas ndarjes nga jeta !

18
Nov
2023
Shkruan: Abdullah Begolli

• Ne e dashtëm Enverin.
Sikurse tashmë që është bërë e njohur, me 21 Maj të vitit 2022, organizuam dhe mbajtëm konferencën shkencore gjithëkombëtare në Prishtinë, me temën bosht:
Begatitë natyrore shqiptare dhe shfrytëzimi i tyre nga vetë populli.
Një ditë pas, me 22. Maj- 22, shkova te Vëllau Brahimi, për t‘i treguar për zhvillimet e Konferencës, në të cilën, për shkaqe shëndetsore nuk pati mundësi të ishte i pranishëm.
U gëzua shumë për zhvillimet me sukses të Konferencës.
Ah sa do të doja të isha i pranishëm në Konferencë, e t’i dëgjoja fjalimet rreth temës më të rëndësishme të kombit.
Posaqërishtë, do të doja ti dëgjoja kumtesat e Profesorëve nga shteti amë-Shqiperia, të cilët sa u pa nga një lajm i shkurtër që e dha RTK, ishin gjenerata që vijnë nga shkolla e Enver Hoxhës.
Mund të them pa u friguar se gabohem, se vetëm kuadrot e dalur nga shkolla e Enverit, guxojnë dhe dijnë të organizojnë konferenca të tilla me peshë strategjike për kombin.
Sigurishtë që mjetet tona të informimit, edhe këto që janë, janë të urdhëruara nga politikat e “demokracisë”, mos t’iu dhënë hapsirë temave me rëndësi kombëtare thoshte Brahimi.
Fatkeqësia është, se përmbysja e shkollës kombëtare të Enverit, e përmbysi mbarë kombin.
Shifni ku e sollën kombin këto politika kundërkombëtare:
• Na i lanë shkollat pa fëmijë !
• Na i lanë arat dhe fushat pjellore pa bujqër dhe bagëti, tani na e detyrojne bukën e anmikut !
• Shkatrruan, mbrojtjën e vendit, ekonomi, industri, arsim, kulturë,…
• Begatitë e vendit ua dhanë të huajve !
• Rrjedhimisht e ndoqën popullin dhe vendin e lanë me vetëm të moshuar, nën mëshirën e anmiqve !
Bisedat me Brahimin, nuk kishin të sosur,
Ishte Origjinal, e donte vendin pa shibla dhe pa interes.
Kurr, qoftë edhe një cent të vetëm, veq pagës së mësusesit , nuk i mori Atdheut, qoftë si individ apo Familje.
Përkundrazi, punoi shumë vite fpa pagë fare.
Ishte në luftë me të tërë Familjen, duke ju bërë strehë veq tjerash qindra të ikurve nga rrebeshet e luftës.
Edhe pse me të tërë Familjen nē luftë, nuk kishte pranuar t’a shfrytëzoi tē drejtën e të qenurit veteran lufte për kurrnjë familjar, e që me këtë barrë, e ngarkuan vendin dhe popullin me mijëra parazit.
• Vendosmëria
Brahimi gjatë tërë jetës ishte i vendosur.
Për të, e bardha ishte e bardhë e zeza e zezë.
Atdhedashuria, të cilës ju përkushtua deri në fund të jetës, për te ishte mbi të gjitha.
Brahimi, veq të tjerash, atë natë tregoi këtë ndodhi origjinale:
• Në polici për armë !
Në fund vitin 1996, Baba ishte i shtrirë në spital të Mitrovicës dhe atje kishin shkuar policia dhe e kishin pyetur për armë.
Baba i’u kishte treguar që e kishte një pushkë të vjetër, trashëgim nga Baba, dhe për këtë e din i tërë fshati ju kishte thënë.
Shkova në vizitë dhe Baba më tha që t’a jap pushkën.
Erdhën policët dhe e morën.
Mua më thanë që të lajmërohem të nesërmen në polici në Stantërg.
Në Stantërg, ku është edhe baza e kompleksit Trepҫa, gjindej ato kohë edhe stacioni i policisë për të tëre fshatrat e shalës së Mitrovicës-Bajgorës mbi 30 sish.
Jo ju thash, nesër(ishte e Premte), nuk mundem të vi ngase më presin nxënësit në shkollë, por vi të hënën sepse më duhet të gjeje zëvendësim.
Urdhëri është i prerë më thanë.
E dija se do të kem pasoja, por nuk doja ti linja nxënësit dhe nuk doja që t’ua linja të tyren.
Shkova të Hënën
Fillimisht më rrahën pak pse nuk e kisha zbatuar urdhërin dhe kërkonin armë të tjera.
Përballë vendosmërisë sime, më dërguan te udhëheqësi i tyre, që nuk e di sesi quhej.
Fillimisht më tha:
Je i vetmi që e ke thyer urdhërin e policisë dhe nuk ke ardhur të Premtën, kur të tjerët vijnë dhe presin tërë natën jashtë !
Ju kam treguar se kur mundem të vi ngase më duhej të lë zëvendësim në shkollë për nxënësit i them.
Kam respekt për profesionin e mësuesit meqë edhe unë jam me profesion mësues më tha kryepolici, dhe po të mundesha, do i kthehesha prap profesionit, por nuk mundem më, jamë tani këtu ku jam, dhe në shenjë respekti për profesionin dhe vendosmërinë tënde, urdhërova që të mos rrihesh dhe maltretohesh tutje.
Por tani po kalojmë pak në politikë!
Ne e dijmë për familjen tuaj që jeni gjithëherë kundër Jugosllavisë.
Axha juaj Shabani mësuesi më i vjetër në Shalë, i denuar disa herë por kurr nuk u pendua.
Ti ke qenë i larguar nga puna dhe i burgosur pse në shkollë nuk e ke duruar fotografinë e titos dhe mirë ke bërë.
Vëllau i juaj Ismeti, gazetar i njohur i televizionit, i denuar me shumë vite burg pse ka qene kundër jugosllavisë etj.
Por pyetja ime është:
Kënd e pëlqen më tepër:
Ibrahim Rugovën, apo Adem Demaqin, por e di që e pëlqen Demaqin u përgjigj vet !
Neve si familje, e kemi dashur vazhdimisht Enver Hoxhën , por tani edhe për të po thuhen fjalë jo të mira ja ktheva si provokim që mu duk se e kuptoi !
Ndëgjo ҫ’të them më tha shefi i policisë ?
Mundet të thotë kush ҫ’far të doj, edhe ju mund të mendoni si të doni, por Enver Hoxha ka qenë i zoti i shtëpisë së vetë dhe boll shumë problemet i ka shkaktuar Jugosllavisë.
Por porosia ime është më tha në fund.
Nuk ka më mirë se me i pa njeriu punët e veta, për këtë do të ipja gjithҫka, po të ishte mundësia ti kthehem profesionit të mësusesit, por s’mundem më.
Më vonë, më erdhi një ftesë për gjyq, edhe pse shefi s’më kishte ngarkuar sikurse tha, por lufta erdhi dhe zhvillimet morën tjetër rrjedhë.
• Pasojat !
Sikurse dihet, Baba ra ne nje pritë të ushtrisë serbe me 25 Mars 1999 dhe u vra vet i shtati, 5 të Familjës sonë, të cilët për rezistencën që bënë, me gjokset e tyre, i dogjën dhe nuk gjetem qoftë edhe një mbetje mortore që ta kemi një shenj varri për babën !
Mu në shtëpitë tona në fshat, në të cilat qenë të strehuar qindra të ikur lufte, u vendosë komanda e ushtrisë serbe.
Në fund, me tu detyruar të largohen, shtëpitë i kanë djegur plotësishtë, por shkollën jo.
Shkollën nuk e kanë djegur, ngase për ta, ka qenë e rëndesishme të lexohet mbishkrimi porosi në shkollë:
“Deco pamet u glavi, jer oni koji su klali vaśe oĉeve i dedove, klaĉe i vama” !
Mendjet në kokë fëmijë, ngase ata që i therrën baballarët dhe gjyshërit tuaj, do t’iu therrin e dhe juve !
Dhe sot, shkolla qe ato kohe i kishte rreth 300 nxënës, ka mbetur shkret !
Në fund, shteti i Ahtisarit, jo që nuk u kujdes të bënte një mirënjohje, një përkrahje ringritjeje të shtëpive, një dokumentar televiziv për shtëpitë tona dhe shkollën e fshatit, në të cilat ishte vendosur komanda serbe për komunat Mitrovicë, Podujeve, Vushtrri etj, për të vrarë, plaҫkitur, djegur shtëpi dhe katandi shqiptarësh, por ky shtet, i doli në mbrojtje serbisë, mes gjykatave vendore dhe padinë tonë Familjare kundër serbisë, për të cilën padi Vellau Brahimi kishte vrapur rreth 20 vite gjykatave të Ahtisaarit, pëfundimishtë e vulosë me vendimin e kolegjit gjyqësor 3 antarësh, 2 serb dhe një shqiptar, me kryetare kolegji nje serbe, se ne nuk jemi kompetent ta denojme nje shtet, sikurse ishte serbia dhe mali i zi ato kohe kur janë bërë krimet!
• Rezultati :
Fatkeqësishtë, politika gjithëkombëtare, ende nuk guxon të i tregoj të vërtetën MASHTRUESE popullit, se paketa serbe Ahtisaari, është e kundërta e asaj për ҫka populli u skarifikua me shekuj, është sikurse shkruan librin mu për këtë MASHTRIM autori austriak
Experiment Kosovo: Die Rückkehr des Kolonalismus -Oktober 2008 von Hannes Hofbauer
Eksperimenti Kosovë-rikthim i kolonializmit!
Hyp se të vrava, zbrit se të mbyta i thonë kësaj pune !

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 18/11/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk