Shkruan: Fadil Shyti
Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!-Re të zeza dhe mjegullnaja ngricash dimërore, po bien mbi Shqipërinë tonë.
-Ky është burimi, diçka qëndron këtu:
https://zeri.info/aktuale/494004/fondacioni-soros-kerkoi-qe-minierat-e-trepces-ti-jepen-serbise/
Zgjodhi: Kreshnik Krasniqi.
NË MBROJTJE TË TOKAVE SHQIPTARE DHE TË SOVRANITETIT TË SHTETIT?!
Jo! -Për hatër të perëndimit, të kryetarit të Amerikës, Baidenit, as për hatër të lindjes, të Carit Putin, ASKUJT nga udhëheqësit,-sundues, “demokratë”, të ndonjë qeverie shqiptare, nuk i lejohet që të RICOPËTOJË tokat shqiptare!
-Këtë, fatkeqësisht e ka bërë Opozita e sotme në Prishtinë dhe në Tiranë.
Në Prishtinë, me falje territori me Maqedoninë, Dabëlldenin me rrethin dhe me Malin e Zi, në viset e bukura malore të Çakorrit me rrethinë.
Ndërsa, në Tiranë, raportet e shënjimit të kufirit detar me Greqinë, çështja ende është e rrezikshme dhe tejet e pasigurt, që Shqipëria t’i humbë 12 milje nga deti Jon, aspak nuk është vigjilente as e favorshme për Shqipërinë gjendja në Himarë dhe gjithandej me rrethinë në jugun e nxehtë, nga kokat shoviniste, pushtuese fqinje greke.
-NDAL!…
Albini, këtyre makinacioneve të pista iu tha, – NDAL!
Po, po, iu tha, – NDAL! Kur qe në Opozitë dhe po ju thotë NDAL! Edhe tani, kur është në pushtet!
Tanimë, edhe naivët dhe idiotët më të humbur, po e shohin dhe po dëgjojnë përditë e më qartë se, -Kosova, nga një koloni e pushtuar mbi njëqind vite e Serbisë, me lojërat e ndyra politike diplomatike të saj dhe të Rusisë, pas LÇ-re të UÇK-së, u katandis si mos më keq!…
U kthye në një koloni, kinse “e çliruar”, në koloni:
serbo-euro-atlantike. -Çdo gjë e bukur dhe me vlera shqiptare, po mohohet, me mashtrime, o me dhunë që, nga viti 1999 është duke u shtypur pamëshirë me pabarazi të tmerrshme:
Gjuha Shqipe,
Flamuri Kuqezi,
Identiteti Shqiptar dhe
Kufijtë.
Poshtë armiqtë!
Poshtë tradhtarët!
3 qershor, 2023
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!