NË PËRVJETORIN E KRYENGRITJES SË KRUSHEVËS (ILINDENIT)

02
Aug
2023
Shkruan: Prof.Dr.Abdulla Mehmeti

Dëshmi
(2 gusht 1903 – 2023)
(Një histori tmerrësisht e falsifikuar)
Terrori mbi popullsinë shqiptare të Krushevës dhe Manastirit me rrethinë në fillim të shek. XX, në dritën e burimeve historike
Pasojat nga Kryengritja e Ilindenit në Krushevë dhe rrethinë, nga fillimi i muajit gusht 1903 e më vonë, sipas burimeve historike kanë qenë:
5. 328 – të vrarë dhe plagosur nga radhët e ushtrisë osmane, kryesisht me përkatësi shqiptare;
994 – kryengritës të vrarë dhe plagosur, shumica shqiptarë;
4. 694 – civilë të vrarë dhe masakruar;
3. 122 – gra dhe vasha të përdhunuara;
176 – gra dhe vasha të grabitura (kidnapuara);
12. 440 – shtëpi të djegura dhe shkatërruara;
70. 835 – banorë të mbetur pa shtëpi dhe strehë mbi krye, me prona të djegura dhe shkatërruara; ata të besimit islam të shpërngulur në Turqi, ndërsa ata të besimit të krishterë në Traki, Bullgari dhe Vllahi.
Një krahinë e tërë e banuar kryesisht me shqiptarë, e rrafshuar përtokë, e shndërruar në hi e pluhur, e larë me gjak dhe mbushur me varre.
Shumica e këtyre viktimave kanë qenë shqiptarë nga qyteti i Krushevës, Manastirit, Përlepes dhe rrethinës; ata të besimit të krishterë (ortodoksë) i ka goditur pushteti osman, ndërsa ata të besimit islam i kanë goditur çetat e komitëve bullgarë dhe bandat çetnike serbe.
(2 gusht 2023)

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 02/08/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk