NË PIEDESTALE I KTHEHEN MALET!

19
Feb
2024
Nga: Isa Ferizaj


Është ky shkurti, muaji me më pak ditë;
Çapraz fare njerëzia, tollovi, çapërpik.
Bre, shkurt hesapi, fajin ia lëmë fjalës;
Tri dekada, a s’jemi n’dorë t’rrumpallës?!

S’na la assesi, t’ecim para, politika;
Iken motet, hidh rromuze e, ngul spica!
Morëm turravrapin e, n’dorë hanxharin;
Symbyllur, zumë vetes, t’ia hapim varrin.

Qe shkurt, ç’iu sulen egersirat, lavdisë;
Simbolnderin, ia rrëzuan shqiptarisë!
Turpnaja, rrugësh bronxin ia hoqi zvarrë;
Ca shpirtshitur, mizënënbishtsat tradhtarë!

I pau bota, na turpëruan, nëno, ah medet;
Doli llumi, po trazonte më t’thellin det!
Sa kopilë e çakenj, politika polli;
Si çibanë, ligësia, n’trup na i mbolli!

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

-Si t’çartur, bronxit iu sulen, kermëkrimbat;
I trembte madhështia, s’e arrinin lavdinë!
Hungërinin hiena, laro, n’terr nga vrimat;
Zvarrë Nënën, ta tërhiqnin Shqipërinë!

Majamali përmbi maja, rron legjendari;
Koha e pat larë, me të Diellit rreze ari!
Ulërinin çakenjtë, mbi të bronxit copa;
Se gjenimadhin, për vete e mor’ Epoka!

Sa shumë çorodi! Prej tyre n’helm Atdheu;
Kryetrimi, mendjedielli, ish si Prometeu!
Minjgjirizët, s’e rrëzojnë dot Everestin;
Lind Dielli nga aty, botës i fal’ mëngjesin!

Sot, si e frorit kohëmarria, na sundon;
S’duron njeriu më, hukubeti turpëron!
Ishte, është Enveri, Diell i shqiptarëve,
Asaj drite, lind lavdia e legjendarëve!

S’bie majalavdia, mbi supe e mbajnë malet;
Kohërash tradhtia, në llumra motesh kalbet!
Ka natyra të vetin diell, Botën ai e ndrin;
Diell njerëzimi Ai, njerëzores botë i prin!

Për Enverin, n’piedestale kthehen malet;
Me atë Diell, s’ua mban të maten dallgët.
Andej vigan Enveri, krah me Diellin kokën;
Dritë e Tij, po përhapet, ta ndrijë Botën!

S’bie përdhѐ lavdia, në gji e rrit historia;
Piskohën, ligësitë, i vret urtësia!
Sa më lart dielli ngrihet, atë bota kundron;
N’maja motesh shekujgjatë, Enveri rron!
Tiranë, më 19.02.2021./ Nga Arkivi/

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 19/02/2024

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk