Shkruan: Medai Shaholli
Pa dorashka
Ky është shërbetori Edvin ku para ca ditësh shkroi me sugjerim të miqëve të tij draftin më të ri për ‘zajednicën’ për serbët e Kosovës si një serbofil i thekur.
Kurse dje, me rastin e kidnapimit të tre policëve shqiptarë brenda territorit të Kosovës nga ana e forcave serbe, Edvin batërdia po pret qetësisht reagimin e KFOR-it për këtë shkelje të rëndë dhe cënim të sovranitetit të Kosovës nga agresioni serb në veri të vendit.
Me Edvin serbofilin kryeministër Shqipëria u tregua njerkë dhe jo nënë, pasi tregoi neutralitet ndaj shkeljes së integritetit territorial të Kosovës nga ana e forcave serbe e cila përbën incident të rëndë mes dy shteteve të pavarura.
Por kjo është njerka Shqipëri sot me Edvin drogaxhiun në krye, ku BIA (UDB) është ulur këmbëkryq në zyrën e kryeministrit dhe jep instruksione sesi duhet të veprojë qeveria shqiptare kundër ‘derrave kosovarë’!
Për Edvin serbofilin të kërkosh ‘Zajednicë’ për Preshevën, Bujanocin dhe Medvegjën është këresë maksimaliste dhe jo e duhur t’i kërkohet Serbisë, pasi kjo do ta nervozonte vëllamin Vuçko dhe për pasojë do ta fundoste miqësinë tonë dhe Ballkanin e Hapur, është arsyetuar sharlatani i Tiranës.
Të qëndrosh neutral ndaj zhvillimeve politike dhe provokacioneve serbe në veri të Kosovës, ku çetnikët e Beogradit shkelin integritetin territorial të Kosovës me urdhër të kryeçetnikut Vuçko, neutraliteti dhe indiferenca kanë emër!
Me Edvinin batërdinë kryeministër Shqipëria po shpërbëhet si shtet dhe si komb, ndërsa pushteti i despotit të harbuar çdo ditë e më shumë po forcohet me eskortën e tij kundër interesave të popullit dhe të atdheut.
Ai është fatkeqësi shqiptare dhe ‘djali plëngëprishës’ i shtetit dhe i pushtetit, si serbofil me damkë të cilin historia do ta dënojë si tradhtarin më të madh të kombit menjëherë pas Esat Pashës dhe Rrahman Morinës.
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!