Albanologu hungarez, Istvan Schutz, në veprën e tij me titull: ”Njolla të bardha në Ballkan”, pohon:
– Jo shqipja ia mori latinit shkronjat, por latini ia mori asaj…
Shqipja, kur i humbi, mori atë që kishte dhënë.
”NË SHQIPE FLENË TË GJITHA GJUHËT!”.
Të faleminderit, profesor Shutz, o mik me besë i shqiptarëve, në të gjitha trevat e tyre!
E dashurove shqipen, që kur e dëgjove për herë të parë, në vitet ‘ 50 të shekullit XX, dhe e mësove më shpejt sesa studentët e tu nga Shqipëria të mësonin hungarishten.
Dhe shpesh më thoje:
”Gjuhët e huaja janë të dashurat e mia, por e dashura që dua më shumë dhe që s’e kam tradhëtuar kurrë, është gjuha shqipe.”
Tani e kuptoj pse vepra juaj nuk u përkthye nga akademikët tanë. Tashmë ajo është në proces përkthimi.
Drita nuk mund të vritet, edhe nëse burgoset përkohësisht në qelinë e heshtjes, ajo i hap dyert.
Mjafton ajo që keni argumentuar:
“NË SHQIPE FLENË TË GJITHA GJUHËT!”
P. Kabo. 13 dhjetor, 2023.
*******
Burimi: Nga proflli i Profesor Perparim Kabo
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!