NË SHTIZË TË FLAMURIT, FJALA JOTE!

29
Mar
2025
Nga: Isa Ferizaj

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

* Bajram Currit – “Hero i Popullit”

Në B.Curr, më 29.03.2005

Në zemër të Alpeve, në një qytet,
Një kreshnik, maleve, prapë u flet.
I rrinë bjeshkët përreth, kurorë,
E felt kreshniku, me pushkë në dorë.

I flet Valbonës Plaku trim:
“Çomua djemëve një kushtrim;
Plaku i Maleve, u çon fjalë:
Për Atdhe, kush ka lind’ djalë;

Kush ka pirë gjirin e Lokes,
Kush e ndien peshën e tokës,
Kush e don në flamur lavdinë;
Për asgjë, të mos e shesë, Lirinë”!

Kapërcejnë ditët ndër mote,
Shtizë e flamurit, fjala Jote:
“Mos ia shitni vatanin djalit,
He, ju plaçin sytë e ballit”!

Nëpër Alpe, një trim shtegton,
Nga dora pushkën, kurrë s’e lëshon.
Prapa i shkojnë, breza e trima,
Flakërojnë sytë e tyre, vetëtima.

“Mbi tradhëtarë të lëshojmë rrufe,
Me gjak jete, e lamë çdo pëllëmbë,
T’i mbrojmë tonat troje, këtë dhe!
Se, e Atdheut dhembje, Tokën shemb!

Pushka e plakut gjëmon ndër mote,
Kushtrim, n’ballë të Shqipes, fjala Jote.
Të trimit fjalë, shqiptaria, frymë kohe,
E tij urtësi, yni flamur, ballë çdo shqote!

Fusha, male, mote, prapë gjëmojnë,
Të Plakut fjalë, prore në këngë rrojnë.
S’të harrojnë brezat në aradha vitesh,
Ti, “Legjendar, Ante, po rritesh!”

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 29/03/2025

© 2016 - 2025 | DIPLOMACIA.dk