Në vitet 50-ta, Partisë së Punës të Shqipërisë

29
Dec
2023
Shkruan: Zeni Bilimani

Shkruan: Zeni Bilimani

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Partia e Punës e Shqipërisë dhe Enver Hoxha kundër Hrushovit dhe revizionizmit në Bashkimin Sovjetik

Në vitet 50-ta, Partisë së Punës të Shqipërisë,
e cila në krye të popullit ishte mobilizuar për të çuar përpara zhvillimin dhe forcimin e vendit, iu desh të ballafaqohej me një armik të rrezikshëm e të fuqishëm me revizionizmin hrushovian, që pas vdekjes të Stalinit mori pushtetin në Bashkimin Sovjetik.
Enver Hoxha, ndiqte me vëmendje dhe shqetësim, proceset e reaksionit revizionist në Bashkimin Sovjetik.
Nga viti 1953 deri në vitin 1960, Ay pati takime e mori pjesë në mbledhje të përbashkëta me udhëheqës sovjetikë e të partive të tjera komuniste e puntore.
Nga këto si dhe nga veprimet konkrete politike, Ai gjykonte mbi natyrën e vërtetë anti-marksiste të
grupit drejtues hrushovian.
Shoku, Enver Hoxha që
në hapat e para të sulmit frontal të Nikita Hrushovit ndaj marksizem-leninizmit dhe sistemit socialist, doli kundër koncepteve e qëndrimeve të tij.
Në krye të udheheqjes së PPSH-së, Ay përcaktoi një vijë të drejtë e taktika të zgjuara, duke pasur parasysh interesat e marksizëm-leninizmit e të revolucionit.
-Veçanërisht, pas Kongresit të 20 të P.K. të Bashkimit Sovjetik; Partia dhe personalisht Enver Hoxha, reflektuan thellë për kthesen kundër-revolucionare, që po kryente udheheqëja sovjetike hrushoviane.
Në këto situata të rënda, Enver Hoxha që s’ju ishte nënshtruar asnjëherë presioneve dhe shantazheve të N.Hrushovit për t’ia imponuar Partisë sonë kursin e vet, iu
kundërvu plateformës revizioniste të Kongresit të 20-të, afirmoi parimet themelore të teorisë marksiste- leniniste.
PPSH-së dhe Enver Hoxha ishin ndër të parët që kuptuan dhe i shpallën luftë kësaj force të rrezikshme kundërrevolucionare që kishte lindur në Bashkimin Sovjetik.
-Zhvillimet e mëvonshme vërtetuan drejtesinë e qëndrimeve të tyre.
-Vija e ndjekur nga Partia e Punës e Shqipërisë nën udhëheqjen e Enver Hoxhës ishte vendimtare për mbrojtjen e socializmit në Shqipëri; ajo siguroi pavaresinë e vendit, rriti prestigjin dhe autoritetin e Shqipërisë socialiste në botë.
28 Dhjetor, 2023

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 29/12/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk