Shkruan: Prof.Dr.Abdulla Mehmeti
Shpalime
Kjo e vërtetë nuk mund të fshihet me asnjë argument shkencor ndryshe, sikurse nuk mund të fshihet fakti se Perandorinë e mëparshme të Romës Lindore, me kryeqytet të njëjtë, në Buzanë-Kontandini-Stamboll, e ka themeluar Shën Konstandini i Madh nga Dardania.
Sa ua kanë parë dobinë apo sherrin shqiptarët këtyre dy perandorive, kjo është temë tjetër, e cila duhet të trajtohet në bazë të burimeve shkencore, jo përmes propagandës dhe e motivuar nga realiteti i sotëm politik.
(1 maj 2023)
—-
Shkruan: Prof.Dr.Abdulla Mehmeti
2 gusht 2022 ·
Shpalime historie
RABIE BALA*, NËNA E PARË SULLTANESHË E PERANDORISË OSMANE
Mitet e rrejshme sllave (serbe) mbi Luftën e Fushë Kosovës të vitit 1389 i kanë dhënë asaj karakter fetar, ndërsa e vërteta është se kjo dhe lufta të tjera të Perandorisë Osmane, para dhe pas Luftës së Fushë Kosovës, janë zhvilluar për zgjerimin e territoreve të asaj Perandorie, jo për përhapjen e fesë islame, siç pretendon propaganda sllave dhe disa qarqe politike dhe shkencore evropiane. Dëshmia më e mirë për këtë është fakti se, gjyshet, nënat dhe gratë e sulltanëve të parë të Parandorisë Osmane kanë qenë kryesisht me prejardhje dhe tradita nga familje të krishtera, siç ka qenë edhe Sulltan Murati I, udhëheqësi i ushtrisë Osmane në Luftën e Fushë Kosovës.
Sulltanesha Rabie Bala¹ (Osmanishte; رابعہ بالا سلطان vdiq në janar 1324) ishte gruaja e Osmanit I, themeluesit të Perandorisë Osmane. Ajo ishte e bija e Sheh Edebalit² të famshëm dhe nëna e Alajdin Pashës³ dhe Sulltan Orhanit I të Perandorisë Osmane, gjyshja e Sulltan Muratit I, djalit të Orhanit dhe babait të Sulltan Pajazitit I.
(Rabia Bala Sultan (Ottoman Turkish; رابعہ بالا سلطان died January 1324) was the wife of Osman I, the founder of the Ottoman Empire. She was the daughter of the famous Sheikh Edebali and the mother of Alaeddin Pasha of the Ottoman Empire.)
Këshilla për Sulltan Osmanin I, themeluesin dhe sulltanin e parë të Perandorisë Osmane
Këshilla e Shejh Edebalit* për Osman Gaziun, teksti i ruajtur në mermer në qytetin Sugut (Söğüt).
Këshillat e Edebaliut për dhëndrin e tij, Osmanin I, që ideuan, formësuan dhe zhvilluan administratën dhe sundimin osman për gjashtë shekuj.
Në një deklaratë të famshme, Edebali i tha Osmanit I:
“O biri im!
Tani ju jeni mbret!
Që tani e tutje, zemërimi është për ne;
për ju qetësi!
Që ne të ofendohemi;
që ju të kënaqeni!
Që ne të akuzojmë;
që ti të durosh!
Për ne pafuqia dhe gabimi;
për ju, tolerancë!
Për ne, grindje;
për ty drejtësi!
Për ne, zili, thashetheme, shpifje;
për ju, falje!
O biri im!
Tani e tutje, na takon ne të ndajmë;
që ju të bashkoheni!
Për ne, përtaci;
për ju, paralajmërim dhe inkurajim!
O biri im!
Jini të durueshëm, një lule nuk lulëzon para kohës së saj.
Mos harroni kurrë: le të lulëzojë njeriu dhe do të lulëzojë edhe shteti!
O biri im!
Barra juaj është e rëndë, detyra juaj e vështirë, fuqia juaj varet në një fije floku!
Zoti qoftë ndihmësi juaj!”
Shënime:
1. Emri i origjinës i sulltaneshës Rabie Bala ka gjasa të ketë qenë Marie Balsha (sipas disa burimeve), ndërsa prejardhja e familjes së saj nga Dardania, nga kanë dalë më vonë edhe sulltanesha të tjera të Perandorisë Osmane, si Sulltanesha Safije (Sofija), shumë perandorë të Romës Perëndimore-Ilire dhe të Romës Lindore-dardane, si dhe disa shenjtorë, si Shën Konstandini i Madh, Shën Niketë Dardani etj.
2. Forma origjinale e këtij emri duhet të ketë qenë: Sheh Dede Bala, jo Shejh Edebali, përderisa e bija e tij njihet me emrin Rabie Bala (Sulltanesha e parë e Perandorisë Osmane).
3. Alajdin Beu, ose Alajdin Pasha (Alâeddin Paşa; Söğüt, – Bursa, 1331), ishte vëllai i Orhanit I, i cili pasoi babanë e tyre, Osmanin I, në udhëheqjen e Perandorisë Osmane. Nëna e tij ishte një grua e quajtur Rabie Bala Hatun (Sulltaneshë). Nuk është e sigurt nëse Alajdini apo Orhani ishte djali i madh i saj. Disa historianë pretendojnë se Alajdini ishte djali i dytë i Osmanit, por të tjerë argumentojnë se ka shumë mundësi që ai të ishte më i madhi. Megjithatë, Orhani e sundoi vendin dhe u bë sundimtari i parë osman që mori titullin Sulltan. Sipas traditës dhe historiografisë osmane, siç paraqitet nga historiani Idris Bitlisi, Alajdini ishte më pasiv se vëllai i tij luftëtar, dhe kështu qëndroi në shtëpi në vend që të luftonte për ta zgjeruar Perandorinë Osmane të sapoformuar. Ai u trajnua për menaxhimin e punëve shtetërore. Ka mundësi të besueshme që Orhani u zgjodh për të trashëguar udhëheqjen e Perandorisë për shkak të aftësive të tij si luftëtar. Djali i Orhanit I ishte Sulltan Murati I, i njohur si udhëheqës i ushtrisë Osmane nga Lufta e njohur e Fushë Kosovës, në vitin 1389.
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!