🔴 “Unë vij nga një vend ku jo shumë kohë më parë gratë e kanë përjetuar dhunën seksuale gjatë luftës. Asnjëherë nuk e kam menduar që do të flisnim për një vend tjetër në Evropë që përjeton të njëjtin fat. Duke parë se çfarë po ndodhë në Ukrainë, unë shpresoj që ky raport do ti shtyjë jo vetëm shtetet anëtare ta prioritizojnë por edhe t’i bëjnë të gjitha përpjekjet e mundshme që ta adresojnë dhunën seksuale që është duke ndodhur në Ukrainë nga ushtria ruse”.
🔴 “Kjo nuk është hera e parë që dhuna seksuale po përdoret si armë lufte. Në vitet e 90-ta e njëjta gjë ka ndodhur në Ballkan. Në vendim tim po ashtu. Ata të cilët i planifikojnë dhe i kryejnë këto strategji çnjerëzore shpeshherë nuk marrin kurrfarë ndëshkimi”.
🔴 “Ne duhet të jemi të vendosur dhe të përkushtuar që të gjithë ata që i kanë kryer këto krime të tmerrshme të luftës siç është dhuna seksuale, të vendosen përballë drejtësisë dhe t’i marrin ndëshkimet e merituara. Ne, në këto organizata i kemi instrumentet e duhura për t’i mbështetur viktimat. Dhe ne duhet t’i mbështesim ato pa kurrfarë hezitimi”.
🔴 “Po ashtu do të doja ta vë në pah një tjetër aspekt të raportit që mendoj se është e rëndësishme e që ka të bëjë me dëgjimin e të mbijetuarve. Kemi shumë ide se çfarë duhet bërë por kur dëgjojmë të mbijetuarit se çfarë janë nevojat e tyre është e rëndësisë kyçe që hapat e ndërmarrur të jenë në marrëdhënie me ato nevoja të shprehura”.
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!