Paris, 29 korrik 2017: (Ja shkurtimisht të dhënat dhe provat që lidhin Pellazgët më Shqiptarët) – Këtu do të shpjegoj përse Shqiptarët janë pasardhës të drejtpërdrejt të Pellazgëve, përmes Trako-Ilirëve. Kjo do tu shërbeje disa Shqiptarëve që ende nuk e dinë se kush janë Pellazgët…dhe Shqiptarët e vërtetë. Në qoftë se kam filluar studimet e mia ka tani me tepër se 50 vjet, është vëtëm falë një fraze në Iliadë (XVI, 234/236) ku ndodhet lutja e Akilit drejtuar “Zeusit” në atë poem epik:
Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!«Zeus O mbret, Dodonas, perëndi e hershme, Pellazg, i cili mbretëron mbi Dodonë, në këtë vend të ashpër të Sellëve, të profetëve me këmbë të palara kurrë dhe që flenë përdhé… ». Domethënë përfundimisht ZEUSI ishte PELLAZG!
Përsa i takon Zeusit, elementi thelbësor i zanafillës së tij etnike, përveç përputhjeve gjuhësore me shqipen e sotme dhe epiteteve të shumta të Homerit, duke i cilësuar Pellazgët hyjnorë dhe historia e tij i lindur në një «Shpellë» në malin Ida në Krëtë (fjalë që rrjedh nga gegënishtja « Kre, kretë» – udhëheqësit e ishullit – dmth toskërisht « krye, kreu, krërë » apo kokë, kokët), është ajo frazë e përmendur në Iliadë (Kënga XVI, 234/236), e cila provon zanafillën pellazge të Iliadës (e vetmja fraza e shpëtuar nga ndërfutjet e ndryshme dhe shpëtuar nga manipulimeve të logografëve grek).
Që në fillimin e studimeve të mia kjo frazë më bëfasoj që ZEUSI nuk ishte «grek» (sikur e kisha mësuar, që në vogëlinë time nëpër libra dhe enciklopedi të ndryshme) por ishte PELLAZG gjë që nuk e disha para se të lexoja Iliadën (isha 15 vjeçarë). KY ka qënë SHKAKU që unë fillova të studioj historinë e lashtë të Greqisë dhe për të kërkuar zanafillën e kombit shqiptar.
Nga kjo fjali e shkurtër filluan studimet dhe hulumtimet e mia. Ata më kanë lejuar të zbuloj shumë prova dhe argumenta bindëse për të mbështetur se vetëm gjuha shqipe mund të nxjerri në pah gënjeshtrat dhe manipulimet e historisë dhe të «civilizimit grek»: Iliada dhe Odisea ishin poema epike të traditës «gojore pellazge» dhe jo greke. Por për të mbështetur më tej këtë bindje të fortë isha i dëtyruar të ndërmarr edhe studime të tjera shumëdisiplinare në përpjekje për të gjetur «kuadraturën e rrethit» (arkeologji, antropologji, gjuhësi, paleontologji, parahistori, mitologji, etj). Pra Teza ime e paraqitur në Sorbonë të Parisit është kulmi i të gjitha këtyre studimeve dhe kërkimeve.
Ja këtu shkurtimisht rezultatet e këtyre studimeve:
• Falë poemave epike (Iliada dhe Odisea), të përcjella nga Pellazgët (të cilësuar «hyjnorë» në Iliadë X/429), pushtuesëve të rinj helenë, sot dimë se çfarë gjuhe flisnin popujt autoktonë, të cilët banonin në «vendin që do të bëhej Greqi» (Herodoti I/56,58 – II/50,52 VIII/44). Kjo gjuhë e Perëndive («e ndryshme nga ajo e njerëzve» d.m.th e grekëve – cf. Iliada I/ 379 – 415) ashtu siç e cilësonte Homeri, gjuha e «Zeusit pellazg dhe dodonas» (Iliada XVI / 233, 234), është më se e gjallë : gjuha shqipe e sotme, e ruajtur pothuajse e paprekur, qysh prej mijëvjeçarësh, në malet e pamposhtura të rajoneve shqipfolëse, vatra e të cilave është Shqipëria e sotme dhe trojat e saj shqipëfolëse. A nuk ka aty një lloj «fosile të gjallë», e cila na sjell provën se këta Pellazg ishin pikërisht stërgjyshërit e Thrako-Ilirëve dhe të pasardhësve të tyre të fundit, Shqiptarët të sotëm ? Gjuha shqipe a nuk arrin të dekriptojë apo të deshifrojë shumicën e emrave të mitologjisë (e mbiquajtur greke) si dhe teonimet, eponimet, toponimet, oronimet dhe antroponimet të Iliadës/Odisesë dhe të një pjese të madhe të Europës dhe në veçanti të rajonit danubo-ballkano-egjeas ?
• Mbetjet arkeologjike megalitike apo ciklopike, të cilat gjenden jo vetëm në Ballkan, Egje apo në Azinë e Vogël, por edhe në Europën Perëndimore, fortifikimet e Mikenës, Argosit, Tirintitit apo Pilosit dhe «pelargikoni» (muri i parë rrethues i Akropolit të Athinës) dhe mbetje të tjerë, a nuk janë vërtetuar nga arkeologjia ? Gjithsesi, asgjë «greke» nuk gjendet në të gjitha këto !
• Lineari B nuk është gjë tjetër veçse gjuha proto-joniane, d.m.th. «pellazgjishtja e lashtë», nga e cila rrjedh dialekti jonian, eolian dhe arkado-qipriot, paraardhëse të guhës greke. Qysh nga Chadwick dhe Ventris (dekriptuesit e linearit B) është besuar (ende besohet) se ky shkrim ka qenë greqishja e lashtë. Një gabim fatal, i cili na ka çoroditur dhe gjithashtu e ka çuar historiografinë dhe gjuhësinë në një qorrsokak të vërtetë. Çuditërisht, që nga gjysma e dytë e shekullit XX (1952), ky aspekt nuk është marrë në konsideratë nga autorë të shumtë moderne; që nga momenti që u zyrtarizua Lineari B, si të ishte greqishtja e lashtë, stopohen të gjitha studimet dhe hulumtimet lidhur me këtë temë ! Duhët shënuar se Lineari B nuk është një shkrim që na sjell ndonjë informacion historik, shoqëro-kulturor apo letrarë, sepse shënonte vetëm transaksionet tregtare në regjistra kontabiliteti (shifërat dhe emrat e produkteve të ndryshme, shumica e të cilave ishin të huaj dmth me emra të huaj). Ky shkrim me në fund nuk na tregon ngjarjet e lashtësisë dhe nuk hedh dritë mbi historinë e vërtetë të asaj kohe.
• Shkrimi i «diskut të Faistos», i zbuluar në Kretë (shekulli XII para Erës sonë), a nuk është një mbetje arkeologjike e asaj që ka mundur të ekzistojë qysh nga periudha e Pellazgëve ? Ky shkrim (që nuk është ende i deshifruar më saktësi) nuk është gjë tjetër veçse «pellazgjishtja e lashtë» ose, siç e pohon Jean Faucounau, është «proto-jonishtja» (Deshifrimi i diskut të Faistos – 1999). E cila është e njejta gjë !
• Herodoti (V, 58) dhe autorë të tjerë klasikë pohojnë se është Kadmosi Fenikasi (themeluesi i Tebës greke, në Beoti… Tebë, emër që përngjanë më emrin e kryeqytetit faraonik të Egjiptit !), i cili ka futur alfabetin (bashkëtingëllor) në Greqi dhe të cilit Grekët më pas i shtuan zanoret. Gjithsesi, ky alfabet është në zanafillë të debateve të shumta që ende sot diskutohën. Por Diodori i Siçilisë (V, 74 ; III, 67) pohon se alfabetin nuk e kishin shpikur Fenikasit, por se ata vetëm ia kishin përcjellë Grekëve. Ai e quan këtë alfabet “gërmat pellazge”. Disa autorë modernë i pohojnë këto thënie. Gustave Glotz, për shembull, le të kuptohet se ky alfabet do të jetë përcjellë nga Kreta në vendin e Kanaanit nga Filistinët (popull pellazg I mirëfiltë). Fqinjt e tyrë Fenikasit e kanë sjell atë alfabet në Beoti kur Kadmosi pushtoj vendin e Pellazgëve. [Cf. Gustave Glotz, “Qytetërimi egjeas”, “La Renaissance du Livre”, Paris 1923, f. 437, 438 ; Richard Knight, “Një ese analitik mbi alfabetin grek”, J. Nichols për P. Elmsly, Londër 1791 ; Georgiev, Vladimir Ivanov, “Zanafilla minoane e alfabetit fenikas”, BN-8×242118-Biblioteka onomastike, BN-8×22123 (1950)] • Para poemave epike të traditës gojore (të vetmët shkrime dhe të parët që kanë ekzistuar në Europë, të shkruar vetëm midis shekullit të gjashtë para erës sonë, nga Pizistrati), nuk kemi asnjë gjurmë shkrimi koherent (në kuptimin e saktë të fjalës dmth “jo epigrafi”) të vertetë por kishte vetëm, “epigrafi” të ndryshëm (në gur, stela, potëri, lëkurë, etj).
Në këtë drejtim kam krijuar një leksik prej më shumë se njëqind fjalë, ku, në sajë të dialektit gegë, kam përkthyer dhe interpretuar shumë antroponime, emra, oronime, eponime dhe etnonime të lashtë dhe fjalë të tjera që gjenden në Iliadë dhe Odise. Këto poeme epike (rrjedhur nga një traditë gojore pellazge), pavarësisht nga modifikimet të ndryshme dhe manipulimet të bëra nga logografet grek të parë (koha e Pisistratit në mes të shekullit të gjashtë para erës sonë, dhe ende më vonë në shekullin e tretë pes në kohën e Kritikëve aleksandrine në kryën e të cilëve ishte Aristarku) ata poeme kanë ruajtur shumë emra dhe fjalë pothuajse të paprekur duke i shpëtuar censurës e këtyre logografe. Gjuha është e vetmja venë (burim i pashtershëm) që dëshmon jo vetëm ekzistencën e qytetërimit pellazg, por që tregon lidhjen e drejtpërdrejtë të gjuhës shqipe përmes paraardhësve të drejtpërdrejtë trako-ilirë të Shqiptarëve. Çdo gjë tjetër apo studime të mëtejshme, apo zbulime të reja janë vetëm një kontribut i vlefshëm për të sjellë ujë në mullirin pellazg.
• Megjithëse nuk gjendet asnjë gjurmë shkrimi « historik » shumë i lashtë (i eliminuar nga pushtuesit grek ?), dihët që katër «shekuj» të mbiquajtur «të errët» (1200-800 para erës sonë), kanë ekzistuar. Përse pra kjo periudhë nuk na sjell tregesin më të vogël për ekzistencën e Grekëve ? Kjo ndodh sepse me të vërtetë nuk ka pasur të tillë. Prandaj jam i vetëmi shkencëtarë që ka pohuar që Helenët nuk kanë ekzistuar para shekullit të tetë para erës sonë. Këtë e shpjegoj më bazë shkencore (studime, kërkime dhe analiza të thelluara) në tezën time e paraqitur në Sorbonë në 2012.
Që atëherë pushtuesit semito-egjiptiane (Helenet e ardhshëm) kanë mbetur në një letargji të gjatë : vetëm tragjedianët nder të cilit Eskili, Sofokliu dhe Euripidi kanë përshkruar në veprat e tyre shfaqjen e mberetërive ku paraqitën egjiptianët (Danaenët) dhe fenikasit (Kadmeanët) . Këta pushtues janë rishfaqur kur ata sulmuan brigjet e Azisë së Vogël në 680 pes : ngjarje e rëndësishme që asnjë historian modern nuk ka qenë në gjendje të identifikoje më luftën e lashtë e quajtur të Trojës luftë që Helenet (Grekët) e kanë quajtur « Ilion ». Rapsodet e asaj kohë kishin kënduar me shekuj përpara historinë e një Luftë të vjetër të « Trojës » që u zhvillua në mijëvjeçarit e dytë pes (nuk ka datë të caktuar ose e vërtetuar sepse nuk kemi ndonjë shkrim), ku ai ishte më shumë gjasa të Luftimet në mes të klaneve të një populli të njejtë : Pellazgët, Trakët, Frigjianet, Moskët, Tirhenët ( Etruskët e ardhshëm), Peonianët (Ilirët e ardhshëm), Méonienët, Lidianët, etj. Më vonë këto pushtuesit të rinj më këtë rast ato morën mundësinë për të rifituar dhe uzurpuar poemat epike të kënduar nga rapsodet dhe i kanë zhvendosur dhe transpozuar në luftën e re (-680 pes) e udhehequr nga Helenet në luftën e tyre kundër popullsitë pellazge të Azisë minore. Këto poeme epike janë shkruar përfundimisht për herë të parë nga Pisistrati (600-527 pes) në mes të shekullit të gjashtë pes. Këta ishin të parët “shkrime” të denjë gjatë gjithë historisë evropiane. Për më shumë detaje referohuni librat e mi, duke përfshirë në veçanti tezën time.
• Nëse grekët do të kishin patur stërgjyshër europianë (Gadishulli i Europës juglindore, Egje…), si u shfaqën ata si me magji, pa lidhje të drejtpërdrejtë ose jo të padrejtpërdrejtë, pas katër shekujsh të mbetur krejt memece ? Si mundet që një popull që eshtë bërë aq prestigjjioz, mund të dilte nga «hiçi» ? Si mundet (pa asnjë provë) të nxirret se rrjedh nga ky hiç ? Përse nuk është menduar se ky popull nuk mund të rridhte nga Pellazgët (popull autokton dhe me fise të ndryshme dhe të shumtë), por mund të vinte nga diku tjetër? Përse janë fshehur pohimet e atyre autorëve antikë, të cilët saktësojnë se Pellazgët, popull barbar (d.m.th jo grek-folës), ishin banorët e parë të Gadishullit të Europës Juglindore, Egjeut dhe të Azisë se Vogël, përpara mbërritjes së Grekëve, dhe sidomos ishin paraardhësit e Grekëve dhe jo stërgjyshërit e tyre ? Pra, pushtuesit helenë nuk mund të ishin trashëgimtarë të një qyetërimi autokon dhe të mëparshëm në kohë ndaj qytetërimit të tyre !
• Shqipëria a nuk na zbulon mbetje arkeologjike paleolitike (shpella, vendbanime…), neolitike (fshatra, buzë liqeni…), parahistorike dhe antike (tumuli, shpata, maska apo objekte të tjera të epokës së mbiquajtur mikene) ?
• Që nga Eratosteni (matematikan që ka jetuar në vitet 276-194 para erës sonë) kronologjia e historisë greke varej nga një ngjarje asnjëherë e sqaruar : Lufta e Trojës, ekzistenca dhe data e së cilës gjithmonë janë të debatueshme. Për fat të keq, e gjithë kronologjia e Greqisë, Egjeut dhe e Azisë së Vogël bazohet në këtë datë hipotetike të shekullit XII para erës sonë : 1193 – 1183. Më pas katër shekujt, të mbiquajtur “të errët” (për të cilët nuk dihet asgjë) e përkeqësojnë këtë hipotezë. Më në fund, që nga nxjerrja në skenë, në vitin 1905, të një ndarjeje prej tri pjesësh nga Evans (i cili ka jetuar në vitet 1851-1941), bazuar në të dhënat arkeologjike, historia e Greqisë u nda në faza, nga ajo që u quajt “Helladike” (e Lashtë, e Mesme dhe e Vonë, e nënndarë në I, II dhe III), çka rrezikon të të shtyjë në gabim, duke na bërë të besojmë se kjo ka lidhje apo mund të ketë lidhje me Grekët (për shkak të referimit të termit “Heladë, heladik”), ndërkohë që këta të fundit, pra Grekët, nuk janë dëshmuar në këto epoka të kahershme. Nisur nga kjo luftë hipotetike të Trojës, Tukididi (i cili nuk e dinte datën e vendosur nga Eratosteni, meqë ky i fundit ka qenë rreth dy shekuj më pas) ka pohuar (pa asnjë provë) se 80 vjet pas luftës së Trojës Dorianët u shfaqën në Greqi. Asnjë autor tjetër antik, bashkëkohor të Tukididit, asnjë tjetër përpara tij, me plot të drejtë, nuk e ka cituar këtë datë të shfaqjes së Dorianëve. Ne duhet të kujtojmë se Dorianët nuk mund të kenë ekzistuar në kohën e një lufte hipotetike që mund të ketë ndodhur në shekullin XII pes. Kjo pra e ulë shumë me vonë datën e shfaqjës të dorianëve. Gjithsesi, ka ndodhur shumë më vonë që janë futur në llogari këta 80 vite, të cilët janë hequr automatikisht nga fundi i kësaj lufte d.m.th. 1183 – 80 = 1103 (e rrumbullakosur në vitin ~ 1100), datë e vendosur padrejtësisht nga Eratosteni. Disa kanë nxjerrë nga kjo se shfaqja e Dorianëve, e cilësuar si “dyndjet doriane” apo “kthimi i Heraklidëve”, ka ndodhur në këtë datë që e rigjejmë ende sot në manuale të ndryshme shkollore apo universitare. Kanë transformuar një “mit” dhe një legjendë në një “realitet” historik dhe këtu qëndron thelbi i problemit.
• Ekziston një shkëputje e konsiderueshme, si në planin arkeologjik ashtu dhe në atë shoqëro-kulturor, midis periudhës së luftës “hipotetike” të Trojës (1193-1183), që fillon periudha e quajtur “Epokat e errta”, deri në fillim të shekullit VIII, datë që duket të jetë ajo e lulëzimit të qytetërimit të vërtetë helen. Shtojmë se, në të vërtetë, për atë kohë nuk ekzistonte asnjë provë arkeologjike për ekzistencën e një lufte të Trojës. Kjo luftë, e mbiquajtur e Trojës, ka qenë ajo e pushtimit të vonshëm të Azisë së Vogël nga Helenët (Grekët) dhe në mënyrë të veçantë marrja e qytetit të lashtë të Trojës, të shpagëzuar dhe të bërë “Ilion” nga grekët, prej nga ka dalë emri “Iliadë”. A ka patur një lloj transpozicioni të një lufte parahelene të rrëfyer te “Zemërimi i Akilit” (emri i vertetë I poemës së lashtë i traditës gojore “kthyër” në Iliadë), me një luftë “helene”, e cila të sjell ndërmend emrin “Iliada” që rrëfen pushtimin e qytetit të Ilionit në fillim të shekullit VII para erës sonë ? Kështu mund të shqyrtosh se 80 vitet e Tuqididit korrespondonin me një kronologji shumë më të vonë dhe se kjo luftë e Ilionit grek u zhvillua nga vitet 700 apo 680 para erës sonë (dhe jo në shekullin XII para erës sonë sikur është deklaruar përgjithësisht !). Nga kjo kuptohet më mirë përse Homeri nuk i ka përmendur Dorianët (si dhe Helenët) dhe përse emri i tyre (Dorianëve) u përmend me ndonjë farë shpeshtie vetëm duke filluar nga Pindari (i cili jetoi në vitet ~ 510 ~ 438). Së fundmi, do të kuptohej më mirë përse emri “Helen” nuk është dhënë në tërësinë e Grekëve nga Homeri dhe përse këta Helenë nuk folën për veten e tyre gjatë katër shekujve të mbiquajtur “të errët” (1200 – 800 para erës sonë). Kjo do të justifikonte edhe krijimin e një gjenealogjie të vonshme, duke nisur nga një « Përmbytje », pra përmbytja e Deukalionit : një përmbytje që shkatërron çdo gjë që ka ekzistuar “para” (dmth qytetërimi pellazg) për të filluar një epokë të re me ardhjen e pushtuesve Helen që të besojmë se ata kanë lindur pas përmbytjes dhe për të na bindur se ata ishin « autokton » ! Duke nisur prej aty filloi të shfaqej emri Helen, pasardhës të Helenit, biri i Deukalionit (« Noea grek ») : Të gjitha këtyre pikëpyetjeve teza ime provon t`i përgjigjet, të paktën të sjellë disa sqarime.
• Qytetërimi, i mbiquajtur miken, nuk ka ekzistuar kurrë me këtë emër që i është mveshur përgjithësisht. Është fjala për një neologjizëm, d.m.th. një emër modern i krijuar nga pseudo arkeologu Heinrich Schliemann në fund të shekullit XIX. Pasi, sipas mendimit të të gjithë autorëve paraklasikë dhe klasikë, i vetmi qytetërim që do të ketë ekzistuar përpara mbërritjes së Grekëve ka qenë qytetërimi i Pellazgëve. Nëse Schliemann do t`i kishte zbuluar thesaret e famshëm jashtë Mikenës, në Korint, për shembull, ndoshta do ta kishte quajtur “korintas” qytetërimin të lidhur ngushtë me rrënojat që do të kishte gjetur në atë qytet. etj, etj.
Në një menyrë të lehtë do ta përfundoj këtë shkrim më një ekuacion që rrjedh nga ky «silozisëm » i qartë:
Pellazgët ishin paraardhësit e Thrako-illirëve që flisnin të njejtën gjuhë dhe Shqiptarët sot flasin gjuhën e Thrako-Ilirëve, domethënë Shqiptarët janë Pellazg.
Edhe sot « gjuha » (një lloj fosili i gjallë) mbetet lidhja e vetëm mes Pellazgëve dhe Shqiptarëve : etnia (raca) është aq e përzierë që fizikisht sot Shqiptarët kanë ndryshuar. Ky pohim i fundit (i gjuhësisë) është i mjaftueshëm në vetvete për të provuar se paraardhësit e lashtë të shqiptarëve ishin dhe janë Pellazgët.
Në këtë drejtim kam krijuar një leksik prej më shumë se njëqind fjalësh, ku, në saje të dialektit gegë, kam përkthyer dhe interpretuar shumë antroponime, eponime, oronime, toponime të lashtë dhe fjalë të tjera që gjenden në Iliadë dhe Odise: të provuar me fakte, analiza të thella dhe kërkime rreth atyre antroponimeve apo fjalëve të ndryshme që provojnë se në cilin rast janë krijuar ato. Këto poema epike (nga një traditë gojore pellazge), pavarësisht nga modifikimet të ndryshme dhe manipulime të bëra nga logografet e parë (koha e Pisistratit në mes të shekullit të gjashtë para erës sonë, dhe ende më vonë në shekullin e tretë -pes- në kohën e Kritikëve aleksandrine në krye të të cilëve ishin Aristofani i Bizantit dhe Aristarku i Samosit) ato poema kanë ruajtur shumë emra dhe fjalë pothuajse të paprekur, duke i shpëtuar censurës së këtyre logografëve. Gjuha është e vetmja venë (burim i pashtershëm) që dëshmon jo vetëm ekzistencën e qytetërimit pellazg, por që tregon lidhjen e drejtpërdrejtë të gjuhës shqipe përmes paraardhësve të drejtpërdrejtë trako-ilire të Shqiptarëve. Çdo gjë tjetër apo studime të mëtejshme, apo zbulime të reja janë një kontribut i vlefshëm për të sjellë ujë në mullirin pellazg etj, etj.
Ju duhet të dini që me tezën time dhe librat e mi e kam mbërthyer problematikën e Pellazgëve dhe i kam mbyllur plotësisht studimet e mia. Nuk kam nevojë për asgjë tjetër për të provuar atë çfarë kam zbuluar në studimet dhe hulumtimet e mia. Tani çdo zbulim i ri apo studime të mëtejshëm (gjurmë, mbetje, shkrime, epigrafi, simbole, etj.) që do të realizohen do të jenë të mirëpritur dhe do të jenë një kontribut i vlefshëm për të sjellë ujë në mullirin pellazg. Etj, etj.
Tani nuk është roli im që të bëhem psikanalist i juaj. Ne do të mbesim këtu dhe do ti ndalim diskutimet tona të pafund dhe të pafrytshme, për shkak se ata do të na çojnë në asgjë, dhe do të kemi polemika sterile apo polemika pazaresh. Këto polemika janë të padobishme dhe të dëmshme, sepse ata vetëm bëjnë lumturinë e armiqëve të Shqipërisë dhe të Historisë pellazgo-iliro-shqiptare dhe bëjnë përçarje mes Shqiparëve dhe sidomos mes studiuesve serioz të pallazgologjisë dhe albanologjisë. Pra, ju këshilloj të bëni një ekzaminim të ndërgjegjes, për të pyetur veten pse më keni sulmuar pa asnjë arsye logjike. Po, «pa arsye» në çdo pikëpamje sikur e kam bërë këtu, demostrimin tim.
Kjo është pergjigjia ime e fundit. Tani me sjelljen tuaj dhe të z.Bebo dhe mendimet tuaja ndaj meje janë shkaku që po i mbyllim përfundimisht marrëdhëniet mes nesh dhe unë sot po e mbyll krejtësisht këtë bisedë. Mos pritni ndonjë përgjigje tjetër nga unë. Megjithatë unë mund të ndryshoj mendjen time ndaj organizatës tuaj nëse ju nuk jeni në krye të saj, dhe në qoftë se udhëzuesi i ri hap horizonte të reja apo është tolerant dhe jo i papajtueshëm apo është objektiv pa dallime ose ndarje ideologjike apo politike, dhe së fundi në qoftë se z.Bebo kërkon falje për fyerjen e tij ndaj meje, të bera për asgjë, kot së koti. – FUND –
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!