NGA FJALA SHQIPE KRYE, TE TITULLI I SUNDIMTARËVE ORTODOKSË CAR DHE KRAL, TE GJERMANËT KARL DHE FRANCEZËT CHARL

13
Feb
2023

Shkruan: Prof.dr.Abdulla Mehmeti
Titulli car, që i referohej më herët një sundimtari suprem, perandorit të Romës Lindore, i cili konsiderohej edhe kreu i botës së krishterë ortodokse, burimin e ka nga fjala shqipe krye, që u përvetësuar më vonë edhe nga bullgarët, rusët (moskovitët) si titull sundimtari car dhe kral, si edhe nga gjermanët (karl) dhe nga francezët si charl.
Krye (Carie – Cari), kreu, kryeja, prijësi, udhëheqësi i familjes, fisit apo një populli.
Në gjuhën angleze: Tsar, i shkruar gjithashtu tzar ose car, në gjininë femërore tsarina, tzarina ose czarina, titull i lidhur kryesisht me sundimtarët e Rusisë. Termi car, një formë e titullit perandorak romak të lashtë Cezar, gjeneroi një sërë derivatesh në rusisht: tsaritsa, gruaja e një cari ose carina; tsarevich, djali i tij; tsarevna, vajza e tij; dhe Tsesarevich, djali i tij i madh dhe trashëgimtari i ditur (një titull gjatë shekullit të 19-të).
Në Rusinë mesjetare, titulli car i referohej një sundimtari suprem, veçanërisht perandorit bizantin, i cili konsiderohej kreu i botës së krishterë ortodokse. Por rënia e Perandorisë Bizantine në vitin 1453 dhe pushtimit të Gadishullit Ilirik nga turqit osmanë, i la princat e mëdhenj të Moskës si të vetmit monarkë ortodoksë të mbetur në botë, edhe si klerikë ortodoksë, që natyrisht filluan të shikohen si mbrojtës të mundshëm, krerë suprem të krishterimit ortodoks. U parashtruan pretendime se Moska (Moskovi) do të bëhej “Roma e tretë” pas Konstandinisë (Konstandinopojës, tani Stambolli) dhe pas Romës. Në vitin 1472, Ivan III, princi i madh i Moskovit, u martua me princeshën arbërore Sofia (Zoje Paleologun), mbesa e perandorit të fundit i Romës Lindore. Sofia, e cila solli me vete traditat e oborrit perandorak të Konstandinisë dhe konceptin e tij për natyrën e lartësuar të pushtetit monarkik.
Në vitin 1547, Ivan IV i Tmerrshëm, princi i madh i Moskovit, u kurorëzua zyrtarisht “Car i gjithë Rusisë” dhe kështu ideologjia fetare dhe politike e mbretërisë ruse mori formën përfundimtare. Si car, Ivani IV kishte teorikisht pushtetin absolut, por në praktikë ai dhe pasardhësit e tij ishin të kufizuar nga autoriteti tradicional i kishës ortodokse, Këshilli Boyar dhe kodet ligjore të 1497, 1550 dhe 1649.
Në 1721 Car Pjetri I, e hodhi poshtë titullin “car” duke e zëvendësuar atë me titullin “perandor i gjithë Rusisë”, si pjesë e përpjekjes së tij për të laicizuar dhe modernizuar regjimin e tij dhe për të pohuar përparësinë e shtetit mbi kishën. “Perandori” mbeti titulli zyrtar për sundimtarët rusë të mëvonshëm, por ata vazhduan të njiheshin si “carë” në përdorim popullor derisa regjimi perandorak u përmbys nga Revolucioni Rus i vitit 1917. Cari i fundit rus, Nikolla II, u ekzekutua nga Qeveria sovjetike në vitin 1918.
Më herët se principata e Moskovit në shekullin e 16-të (pasardhëse e saj ishte Rusia cariste), afër pesë shekuj më parë, titulli car u përdor nga perandorët e mëhershëm bullgarë (shek. 10-14), siç janë njohur edhe mbretërit e shekullit të 20-të të Bullgarisë (nga krijimi i kësaj mbretërie në vitin 1908 deri në 1946) e quanin veten gjithashtu carë.
Ja si e shpjegojnë studiuesit e huaj prejardhjen e kësaj fjale:
“Kral (plural krals)
1. Archaic form of kraal.
Etymology
From Ottoman Turkish قرال‎ (kral), from a South Slavic language. Ultimately from Old High German Karl, name of the Frankish ruler Charlemagne.”
Shqip: Nga turqishtja osmane قرال‎ (kral), dhe nga gjuhët sllave të jugut, që i referohet edhe në gjermanishten e vjetër titulli i lartë Karl, si edhe emri i sundimtarit frank Charlemagne.
(8 shkurt 2023)

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 13/02/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk