Nga historia e falsifikuar e popullit të Medëve pellazgë – ilirë dhe e mbretërisë së lashtë të Medisë – Medianës, në kufi me Persinë e lashtë, Iranin e sotëm veriperëndimor

09
Jan
2023

Shkruan: DR.Abdulla Mehmeti

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shpalime historie
(Vazhdon nga shkrimi i mëparshëm)

MEDËT NUK KANË QENË POPULL PERSIAN – IRANIAN, POR PELLAZGË-ILIRË NË TERRITORET E SHTRIRA NË LINDJE, DERI NË INDI, SË PAKU PAS LUFTËS SË TROJËS, PARA EKSPEDITAVE USHTARAKE TË KIRIT Ë MADH DHE TË LEKËS SË MADH
Rikonstruktimi i një historie të falsifikuar mbi Medët (popull) dhe Medinë (mbretëri)

(Analizë në disa vazhdime)
* * *
MAEDI (MEDËT- MADHËT), POPULLI I LASHTË PELLAZG-ILIR QË SHTRIHEJ NGA LUGINA E EPËRME E MORAVËS NË VERI (LUMI DANUB) DERI NË ISHUJT E EGJEUT NË JUG (PETRA), DHE QË IA KANË LËNË EMRIN MEDITERANIT (DETI I TOKAVE TË MEDËVE, DETI MESDHE)
KIRI I MADH DHE LEKA I MADH E MORRËN EPITETIN “I MADH” PËR SHKAK TË PËRKATËSISË SË TYRE, NGA POPULLI I MEDËVE – MADHËT E EMADHISË.
ATA QË NUK U BESOJNË KËTYRE SHPJEGIMEVE, LE TË GJEJNË NJË SQARIM TË BAZUAR, PSE LUMENJTË, ARAKSI NË TURQI-AZERBAJXHAN DHE IRANI I SOTËM, SI DHE AKSIUSI (BARDHARI-VARDARI) NË GADISHULLIN ILIRIK (MAQEDONI-GREQI) KANË EMRA TË NGJASHËM, SË PAKU NGA PERIUDHA ANTIKE?
“MAEDI (Eth. Μαιδοί, Eth. Μαῖδοι, Thue. 2.98; Plb. 10.41), një popull i fuqishëm në perëndim të Thrakisë, që banonte pranë burimeve të lumit Axius dhe lumit Margus, në shpatet jugore të malit Scomius. (Leake, Greqia e Veriut, vëll. III. f. 472.) Straboni thotë se populli Maedi kufizohej në lindje me Thunatët e Dardanisë (vii. f. 316) dhe se lumi Axius rridhte nëpër territorin e tyre (vii. f. 331) . Kjo e fundit quhej Maedica (Μαιδική, Ptol. 3.11.9; Liv. 26.25, 40.22). Ata shpesh bënin inkursione në Maqedoni; por në 211 p.e.s, Filipi V e pushtoi territorin e tyre dhe mori qytetin e tyre kryesor Iamphorina, i cili ndoshta identifikohet me qytetin e lashtë Vraniá ose Ivorína, në luginën e sipërme të lumit Margus ose Morava e madhe. (Liv. 26.25.). Mësojmë gjithashtu nga Livi (40.22) se i njëjti mbret e përshkoi territorin e tyre për të arritur majën e malit Haemus (shih shpjegimin e mëposhtëm**); dhe se me t’u kthyer në Maqedoni ai mori nën kontroll (nënshtroi) qytetin Petra, një kështjellë e Maedëve. Ndër vendet e tjera në Maedica, lexojmë për Phragandae (Liv. 26.25) dhe Desudaba, ndoshta Kumanovo e sotme, në një nga bashkimet e degëve të sipërme të lumit Axius (Bardhari-Vardari. Shënimi ynë). (Liv. 44.26.) Thuhet se Maedi (Medët) ishin të së njëjtës racë me Bitinët (Bythinia) në Azi të Vogël, dhe (për këtë arsye quheshin nga disa autorë të lashtë. Shënimi ynë) edhe si Maedobithynë(Steph. B. sub voce Μαιδοί; Strab. vii. f.295). (Comp. Strab. vii. f.316; Plin. Nat. 4.11. s. 18.)”*
*Fjalori i Gjeografisë Greke dhe Romake, i ilustruar nga gdhendje të shumta në dru. William Smith, LLD. Londër. Walton dhe Maberly, Upper Gower Street dhe Ivy Lane, Paternoster Row; John Murray, Rruga Albemarle. 1854.
**Në mitologjinë e lashtë, mbreti Haemus (/ˈhiːməs/; greqishtja e lashtë: Αἷμος, Haîmos) i Trakës, ishte djali i Boreas, perëndia e erës së veriut. Haemus ishte mendjemadh dhe e krahasoi veten dhe gruan e tij, Mbretëreshën Rodope, me Zeusin dhe Herën. Zotat e shndërruan atë dhe gruan e tij në male (përkatësisht Haemus Mons, i njohur tani si Malet e Ballkanit dhe Malet Rodope). Në greqishten e lashtë, Gadishulli Ballkanik njihej edhe si “Gadishulli Haemus” (Χερσόνησος τοῦ Αἵμου), një emër që ruan njëfarë monedhe në greqishten e re.
* * *
Ajga (Egjeu) ose Aigai (greqishtja e lashtë: Αἰγαί), gjithashtu Aegeae ose Aigeai (Αἰγέαι) ishte kryeqyteti origjinal i maqedonasve, një mbretëri e lashtë Emathia në Greqinë veriore.
“Aegae or Aigai (Ancient Greek: Αἰγαί), also Aegeae or Aigeai (Αἰγέαι) was the original capital of the Macedonians, an ancient kingdom in Emathia in northern Greece.”
“The most important towns of Emathia were:
1. Aigai (first capital and holy city of Macedonia)
2. Beria (modern Veria)
3. Kition (modern Naoussa)
4. Alexander the Great with settlers from this area founded Emathia in Syria.”
* * *
Emri i qytetit të rëndësishëm të Medëve (Madhëve), ndoshta edhe kryeqyteti i tyre, që përmendet nga autorët e lashtë, është Vraniá ose Ivorína. Për vendndodhjen e Ivorinës (Javorinës) kemi dhënë shënime më poshtë (rajoni i Maleshevisë në Maqedoninë lindore), ndërsa për emrin Vrania ose Vranina, supozojmë se mund të ketë qenë qyteti i sotëm i Vranjës. Ka shumë vendbanime në trojet shqiptare me emrin Vraninë, njëri nga ato është edhe katundi historik Vranina afër Shkodrës. Emri i lashtë Vranina përmendet shumë edhe në Eposin e Kreshnikëve të shqiptarëve.
Sipas Fjalorit të Gjuhës Shqipe, emri kreshnik nënkupton “i Madh”
KRESHNIK m.
1. Hero epik i rapsodive tona popullore, që paraqitet me trup të madh, me forcë të jashtëzakonshme e me veti përrallore, që kryen vepra heroizmi për mbrojtjen e vendit dhe të popullit. Çetat e kreshnikëve. Këngët e kreshnikëve.
2. lart. Trim i madh me shpirt të paepur e fisnik, që kryen vepra të larta heroizmi; fatos, hero. Kreshnikët e maleve.
(9 janar 2023)

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 09/01/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk