Nga kujtesa

23
Jul
2023
Shkruan: Prof.Dr.Abdulla Mehmeti

Në përvjetorin e Vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë lidhur me shpalljen e Pavarësisë së Kosovës.
(22 korrik 2010 – 22 korrik 2023)

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

KUJTESË
Në 8 vjetorin e Vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë lidhur me shpalljen e Pavarësisë së Kosovës
(22 korrik 2010 – 22 korrik 2018)
Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë me qendër në Hagë, që përfaqëson gjykatën e nivelit më të lartë të Kombeve të Bashkuara, publikoi pasditen e datës 22 korrik 2010 opinionin këshilldhënës lidhur me ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës në vitin 2008. Gjatë fjalës së tij, Kryetari i Gjykatës Hiasashi Ovada tha se shpallja e pavarsisë së Kosovës më 17 shkurt të 2008 nuk e ka shkelur të drejtën ndërkombëtare. Me 10 vota pro dhe 4 kundër gjykata është e mendimit se Deklarata e Pavarësisë së Kosovës nuk e ka shkelur të drejtën ndërkombëtare.
NË FAVOR TË KOSOVËS KANË VOTUAR KËTA GJYQTARË:
Hisashi Owada – Japoni, president i GJND-së
Thomas Buergenthal nga SHBA,
Christopher Greenwood nga Britania e Madhe,
Ronny Abraham nga Franca,
Bruno Simma nga Gjermania,
Kenneth Keith nga Zelanda e Re,
Awn Shawkat Al-Khasawneh nga Jordania,
Antônio A. Cançado Trindade nga Brazili,
Abdulqawi Ahmed Yusuf nga Somalia,
Bernardo Sepúlveda – Amor nga Meksika,
KUNDËR KANË VOTUAR:
Peter Tomka – nënpresident, përfaqësues nga Sllovakia,
Leonid Skotnikov nga Federata Ruse,
Abdul G. Koroma nga Sierra Leone,
Mohamed Bennouna nga Moroku.

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 23/07/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk