Shkruan: Prof.Dr.Abdulla Mehmeti
Shpalime
Çfarë interesi kanë mundur të kenë shqiptarët katolikë të emigrojnë në Rusi dhe vendet tjera lindore, pas kryengritjeve të shek. XVIII, të viteve 1689, 1737, etj., kundër Perandorisë Osmane?!
Shqiptarët kishin emigruar edhe më herët në Rusi, që është dokumentuar qysh në gjysmën e parë të shekullit të 18-të. Ndër kolonët (të shpërngulurit)e parë ishin shqiptarët katolikë që u larguan nga Kosova pas kryengritjes së vitit 1737* (1688-1689). Ata fillimisht u vendosën nga austriakët në Vojvodinë, por prej andej rreth 500 familje u shpërngulën në Rusi. Shqiptarët u kolonizuan (ngulitën) në rajonin e ashtuquajtur “Nova Serbia”, i cili ndodhej në Ukrainën e sotme. Aty shqiptarët themeluan së paku tre fshatra. Gradualisht, ata hoqën dorë nga katolicizmi dhe u asimiluan nga popullsia vendase ruse dhe ukrainase, duke pranuar edhe ortodoksinë si besim fetar të ri. Prania e tyre në ato vise tani vetëm mund të kujtohet përmes emrave të shumë vendbanimeve – fshatrave, që kanë në rrënjën e emrave të tyre fjalën “arnaut”, sikurse Arnaudovka etj.*
*Shih për këtë edhe studimin: Aleksandër Matkovski, “Divizioni maqedonas në Ukrainë”. Shkup, 1985, f. 215 – 216, 281 – 282.
(Pjesë e shkëputur nga shkrimet e mia për dëbimin e shqiptarëve nga trojet e veta etnike.)
(15 maj 2023)
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!