NGA TAKIMI I SHOKUT ENVER ME STALININ?!

26
Jul
2023
Nga: Dervish Shahini

“-Jetojnë shumë shqiptarë në
Jugosllavi”?
-më pyeti Stalini.
-Me tepër se, 1 milion shqiptarë, – i thashë.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

-Si nuk janë asimiluar nga sllavët dhe ç’lidhje mbajnë shqiptarët në Jugosllavi me ata në Shqipëri?
-më pyeti përsëri Stalini.

-Shqiptarët që banojnë në Jugosllavi, -i thashë,
-në të gjitha kohërat janë shquar për patriotizmin e zjarrtë dhe lidhjet e fuqishme me atdheun dhe me bashkatdhetarët e tyre.
-Ata, kurdoherë janë kundërvënë me forcë përpjekjeve ekspasioniste dhe asimiluese të serbomedhenjeve dhe sllavomëdhenjve dhe kanë ruajtur me fanatizëm identitetin e tyre shqiptar në çdo pikëpamje.
-Aktualisht, klika e Titos po ndjek në Kosovë dhe në vise të tjera me shqiptarë të njëjtën vijë dhe të njëjtat metoda që ka përdorur car Aleksandri e të tjerë në kohën e kaluar…

-“Letrën tuaj e kam lexuar, -vazhdoi Stalini.
-Jam i një mendimi me ju, se çështjen e së ardhmes së tij e vendos dhe do ta vendosë vet populli i Kosovës….”
Zgjodhi: Dervish Shahini

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 26/07/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk