Nga vatha e madhe e stanit ‘Severna’!

18
Aug
2023
Shkruan: Medai Shaholli


(qyfyre bulevardi)
Sot në vathën e madhe të parlamentit të ‘drzhavës Severna’ filloi debati për ndryshimet kushtetuese, si kusht dhe shantazh i Bullgarisë dhe i BE-së, për t’i shtënë bullgarët si pjesë e mozaikut të preambulës së kushtetutës të ‘drzhavës’ dhe si pjesë pëbërse e bashkësive etnike që përbëjnë këtë Republikë multietnike me një rol udhëheqës të shtetit dhe pushtetit vetëm për sllavo-maqedonët.
Partiçkat tona si vasale të përjetshme dhe dele të pushtetit kanë gjetur një yçkël si pretekst për mos ta hequr 20% e turpit shqiptar nga kushtetuta, për hir të integrimeve europiane do t’i votojnë ato ndryshime me arsyetimin banal se heqja e 20% do të ndodhë herën tjetër.
Këto dele karroqe të pushtetit ashtu u deklaruan edhe më 2019 kur miratuan emrin e ri të ‘drzhavës si Severna Makedonija’, për hir të eurointegrimeve bënë kurban gjuhën shqipe.
Edhe sot delet e Dhimos, njëlloj si para 4 vitesh, për hir të integrimeve europiane do t’i votojnë ato ndryshimet pa e prekur nofkën e përdhosjes dë identitetit gjuhësor të kombit shqiptar pa çka se njolla e përdhosjes së identitetit gjuhësor mbetet si mallkim për gjuhën shqipe si gjuhë shifrash dhe shqiptarët si tribu nomad i shkretëtirave.
Këto janë delet shqiptare ose më mirë t’u themi derrat shqiptarë të stanit të qahjait të madh Dhimo të guvernës ‘Severna’, të cilët janë të gatshëm t’i dërgojnë shqiptarët drejt greminës për hir eurointegrimeve dhe leverdive të tyre karrieriste dhe të pushtetit.
Identiteti gjuhësor shqiptar i përdhosur sipas deleve shqiptare në vathën e madhe të guvernës Dhimo nuk do të ndryshojë as këtë radhë por do tëngelet për herën tjetër.
Kur jemi te hera tjetër ajo është një gënjeshtër me bisht pasi nuk do të ketë herë tjetër, sepse nuk i bëjnë dot 80 vota pro fshirjes së përdhunimit të gjuhës shqipe!
Delet shqptare të stanit të qahjait të madh Dhimo po transformohen në derra bataku, ku për ta interesat kombëtare shihen si kërkesa të ‘ekstremistëve dhe nacionalistëve’ të disa kokëkrisurve shqiptarë që duan ta ndajnë spupremacinë e shtetit dhe pushtetit me bllokun sllav!

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 18/08/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk