Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!
A eshte rastesi qe deputetet e dy parlamenteve shqipetare veprojne njejte, te pa kulture dhe ne dem te atedheut e popullit? Jo nuk eshte aspak rastesi.
Qendrimet dhe veprimet e tyre nga pozitat e atij qe ka muskuj, por qe fatekeqesisht veprojne sikur te mos kene ment, nder, karakter, e as dinjitet personal e pergjegjesi morale e kombetare, jane qendrime edhe kunder vetevetes e familjes, kunder tere shoqerise..
Keta lloj deputetesh veprojne me te njejtin tru, sepse kane te njejten “koke” te konstruktuar e te programuar, nga Beogradi zyrtar.
Tradhetia dhe paturpesia ka emer, lufte kunder popullit dhe atedheut qe ata “I perkasin”!
Keto skena te kurdisura me skenare te sakte, perpara se keto mostra agresive te hyne ne godinat e parlamenteve te Kosoves e te Shqiperise nga sherbimi sekret i Serbise dhe lakejte “shqipetare” te shitur qe veprojne me pagesat nga Beogradi, jane te te rrezikeshme, demtojne e pengojne cdo lloj progresi.
Te vertetat duhet te thuhen me ze te larte qe te degjone “shurdhe memecat” qe nuk duan te degjojnw dhe te shikojne qorrat qe nuk duan te shikojne, te mendojne me mire e te behen njeres ata qe nuk duan te karakterizohen sic jane sot ne te vertete, aty ku e meritojne dhe e deshirojne veten, ne “hajvanatin” e atyre qe ecin me kater kembe!
Nuk e ofendon aspak veten dhe tjeterin t’i thuash saktesish ate qe meriton veprimi i tyre.
Per te qene njeri, nuk mjafton te ecesh mbi dy kembe, nuk mjafton te mos ecesh mbi kater kembe, nuk mjafton te mos keshe dy veshe te gjate, nuk mjafton te mos pellasesh dhe ulerasesh, por duhet medoemos te kesh nje tru normal, te punosh per interesa te atyre qe te kan zgjedhur, e jo per ate qe te paguan me para te pista e deri tradhetije nen tavoline.
Qe te mos e quash te verteten kur te te thuhet, si ofendim, mos kerko te mbrohesh me muskuj e me grushta, por drejtohu aresyes, e mbi te gjitha, duhet te mesohesh te respektosh ne rradhe te pare veteveten, te djesh skuqjen ne fytyren tende kur ben nje gabim, e kjo te ben te jesh i afte te dalesh nga “hajvanati”!
Mos harro, se populli ka muskuj dhe grusht teper me te madh e te fuqishem se sa ju, qe kur i bie edhe shkembit e malit dhe e ben therrime, e jo me ca bastardeve qe shesin nene e babe, qe shesin atedhe.
18 Prill 2025
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!