Njësitë policore të Kosovës gjatë kontrrollit në veri të Kosovës paskan gjetur, ndër tjerash, edhe një armë zjarri në formë lapsi kimik, që përdoret për akte terroriste.
Një armë në formën e një lapsi është e rrezikshme, por një media që manipulon të vërtetën dhe prodhon lajme të rreme është edhe më shkatërrimtare; është edhe më rrezikshme.
Fishekët vrasin individë, ndërsa lajmet e rreme dhe propaganda e keqe helmon mendjet dhe një popull të tërë.
Të nderuar lexues,
Ky është një mësim i madh nga historia; mediat e manipuluara kanë qenë arma më e fuqishme e çdo okupatori, pushtuesi apo diktatori.
Gazetarët që tradhtojnë fjalën e lirë dhe i shërbejnë propagandës janë më të rrezikshëm për kombin/shtetin sesa një armë e fshehur në xhepin e një serbi; sepse fjalët e gazetarëve janë plumba që nuk kursejnë askënd: asnjë komb, asnjë etni, asnjë religjion e asnjë shtet.
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!