NJË DOKUMENT QË FLET SHUMË GRIZEBAH

09
Nov
2023

/Abduraman Psha në Kalë/
Shkruan: Syrja Etemi
Fragment nga libri: “Udhëtimet përmes Rumelisë deri pas Brusës” – viti 1839, A.Grizebah
Disa të dhëna për Otushishtën do të kuptohen nga dorëshkrimi i botanistit gjerman të asaj kohe në lidhje me udhëtimin e tij nëpër viset e Perandorisë Osmane. Siç përmendëm, ai pati rastin që një natë ta kalojë në katundin Otushishtë. Më 14 korrik, 1839, ai së pari ndalet në Tetovë dhe mirëpritet nga Pashai i Tetovës, Abdurrahman Pasha, i cili njihte shkathtësitë e këtij botanisti për barërat shëruese dhe përdorimin e tyre. Sipas shënimeve të autorit, destinacioni i tij ishte maja e malit Korb, mirëpo me insistimin e A. Pashës, ai vendos që të ngjitet në majën e malit Lybeten. Gjithashtu, sipas bisedës midis këtij të fundit dhe Grizebahut, kuptojmë se Pashai i jepte mjaft rëndësi shërimit natyral, prandaj planifikonte të transportonte ujë nga Kratova deri në Tetovë, e cila përmbante sulfur.
Në vazhdim, tekstin që ka të bëjë me qëndrimin e A. Grizebahut në Otushishtë, do ta paraqesim origjinal, me qëllim që të fitohet një pasqyrë të qartë se si dukej ky vendbanim në fillim të sh. XIX.
15 Korrik 1839
(Fragmentin dhe përkthimin ia ka siguruar z. Servet Qamilit nga Otushishtja – z. Idriz Memedi nga po i njëjti vendbanim. z. Serveti këtë përkthim e ka paraqitur në librin e tij monografik: “Otushishta dhe trungu i familjes së Goperave (1413-2013)”, të botuar në vitin 2013. Fragmenti është përkthyer nga gjermanishtja e stilit gotik)
Kështu paraqitet ky tekst i përkthyer nga z. Idriz M. :
“ Vendimi që udhëtimi im katërditor deri në Lubotrim më la të kuptoj sinqeritetin dhe pasurinë e Abdurrahmanit. Ne ishim nëntë vetë, prej të cilëve, shtatë i finansonte Abdurrahman Pasha. Si kryesori ishte Rexhip Aga, një ndër kryesorët e truprojës, njëkohësisht edhe skllav i A. Pashës, një muhamedan i ri e me temperament qesharak dhe lehtë i shoqërueshëm, me pamje të pasur dhe i veshur me uniformë të kuqe. Pastaj kishte një zëvendës (toger), Misin Aga – një shqiptar zeshkan dhe në fund na shërbenin dy ushtarë për mbrojtje, bashkatdhetarë të këtij të fundit.
Për habinë time dhe shumë përcjellësve, Rexhip Aga më tha se në Ljubotrim njerëzit e huaj munden vetëm në një mënyrë të ngjiten, sepse atje në male jeton “Ujku i Keq”. Ljubotrimi shtrihet diku afër pesë orë në verilindje të Kalkandeles nga zinxhiri Skardus dhe arrin deri te pika e fundit veriore e Tetovës, të cilës, me ngadalë, në fund të bjeshkës, i ofroheshim. Në fund të këtij brezi është një Rrëzë Gështenjash, për të cilën të gjithë këta njerëz kujdeseshin. Në mbarim të kësaj Zone, fshatrat janë të radhitur njëri pas tjetrit. Prej Kalkandeles deri në Tearcë e Otushishtë, në udhëtimin dyorësh, Rexhip Aga i numëroi gjashtë sish: Poroj, Xhepçisht, Neproshten, Leshkë, Sllatinë dhe Tearcë me Otushishtë. Ngadalë i afrohemi këtij të fundit, i cili gjendet në këmbët e kësaj bjeshke ku ishte qëllimi i udhëtimit tim të sotëm. Diku ndërmjet trajektores së gështenjave, në një rrafsh gjendeshin kodra të vogla, të cilat përdoreshin për rrushin e verës, gështenja etj.
Vet katundi Otushishtë është i shtrirë në rrafsh dhe kishte shumë kopshte në të cilat bukuria e vendit duket qartë, kurse ujitja e tokës nuk mungonte. Nga kjo rrjedh se toka pjellore e këtij vendi tregon zellin dhe punën e këtyre banorëve. Mirëpo, nëse hy në fshat, përshtypje të lënë burimet natyrale që paraqesin një pasuri të mirë për banorët e vendit: Shtëpi të bukura të ndërtuara… Jashtë arave i kanë edhe kopshtet me pemë..

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 09/11/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk