Një Reagim në Mbrojtje të UÇK-së: Po rren Fadil Pajaziti, apo Avni Ajeti?!

19
Mar
2025
Shkruan: Hasan S Zeneli


Të dy këta – Fadili dhe Avniu – rrëfejnë për të njëjtin rast!
Fadili këtë ma ka treguar menjëherë pas luftës dhe e përsërit edhe në dokumentarin “Trokitje për Zahirin”.
Avniu, ndërkaq, këto fjalë që dikur i tha Fadili, ka nisur t’i përsërisë para dy-tri vjetësh. A ka vend për rastësi? Vështirë!

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Së fundmi, Avni Ajeti luajti edhe rolin e “kunragjisë” para Gjykatës së Qarkut në Prishtinë, kinse paska rrahur sanakun me qetka takarrakatak-takarrakatak, dhe njerëzit i qenkan afruar për t’ua fshirë këpucët! Komedi e pastër!

Me Avni tarabecin nuk flas prej katër vitesh, kurse Fadilin, do s’do, duhet ta pyes.

E për ta mbyllur: Avniu ka thënë që Zahir Pajaziti është vrarë me një plumb në kokë. Qesharake kjo rrenë e tij. Dhe, edhe më e pabesueshme: Avniu tha se Zahiri kishte automatin pa rrip, por me një tojë (vend rripi), e ajo i ishte këputur gjatë rrëfallit!

Ngjoni o publik, veç ngomëni këtë herë!

Ma qift e ma qkerrdheftë krejt Serbia nanën në paqe nëse Zahiri ka pas automat me tojë. Po le t’na kallxojë Avnia, ku e pa ai këtë – te Cipiripi n’kafe?!
Le t’ma qiftë bota nanën nëse Avniu e di çfarë kallashnikovi përdori Zahiri atë natë ndaj Sredoje Radoviqit (Cipiripit)!

Ooo, jemi mytë tu keshë me Selim Hazirin kur e kemi dëgjuar kah flet.

Avniu tha: Hasanin e kanë çarmatosë Remi me të tjerë, duke përmendur edhe emrin e Selim Hazirit. Ooooo kuku bre, jemi maru tu keshë me këto rrena të tij – krejt shokët.

E dini? Avniu vetëm një herë ka pasur rast me ardhë në shtëpinë ku banonte Zahiri, përfundi Kishës, te arat. Edhe atëherë, gabim që e morëm. Atë ditë, në atë oborr, Avniu e qiti një kanaqe Coca-Cola, kurse Hasani, nga 25 metra largësi, e goditi me pistoletën Walther me silencer.

E kemi provuar edhe një këmishë antiplumb në dhomë – a po e shpojnë plumbat e pistoletës? Pra, mos na shitni përralla.

Në fund të këtij rrëfimi, lus të dy: Fadil Pajazitin dhe Avni Ajetin – tregoni kush po rren? Apo ishit të dy bashkë?!

Edhe Ismail Sejdiu qeshej çdo ditë me këta dy njerëz. Smajli thoshte:
“Belul, bre, ngoe – sa poshtë na qet Avnia tu rrejtë! Njimend hallku po mendon që pushkët tona i kishim me sigjima (konop)!”

Euuuuu, kjo është për të na ardhur keq more!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 19/03/2025

© 2016 - 2025 | DIPLOMACIA.dk