NJË SHQIPËRI

25
Aug
2024
Nga: Izet Abdyli

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

(Ismet Jasharit)

Në mes t’Orizarës
Në sheshin me lule
Na pret Kumanova
Në brez me Kobure

Mirësevini vëllezër
Nga Kosova e dashur
Atje lashë një jetë
E këtu prapë kam ardhur

Mu deshtë ta lë Kleçkën
Nuk munda të rrija
Kur më thanë në flakë
Po ndizet Ilirida

Se kur thrret atdheu
prapë zgjohem nga varri
njëmijë jetë t’i kam
lirisë prapë ja fali

Në mes t’Orizarës
ti qendron krenar
na dhuron buzëqeshje
lart në lapidar

e kur t”u merr malli
thotë: eni përseri
Kosovë e Iliridë
jemi një Shqipëri

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 25/08/2024

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk