NJË VEND NË BE PËR “SEVERNËN”, SIPAS KUSHTIT TË BE-së!

13
Jun
2024
Shkruan: Medai Shaholli


Ndryshimet kushtetuese janë sfida e madhe e kryekomitit Micko!
Me futjen e bullgarëve në preambulën e kushtetutës do të ndryshoj edhe statusi i shqiptarëve si element shtetformues të barabartë me sllavo-maqedonët apo do te ngelim pakica të papërfillshme si deri më tani?!
Po heqja e 20% do të bëhet gjuha shqipe apo do të ngelet aty edhe për vite të tëra si nofkë e përdhosjes së identitetit gjuhësor të shqiptarëve?
A kanë menduar vlenistët në të vërtetë apo ishte pjesë e lojës së tyre kur thanë se ndryshimet kushtetuese janë një nga kushtet për pjesëmarrjen në qeverinë e koalicionit, duke llogaritur edhe heqjen e njollës së denigrimit siç është 20% nga kushtetuta?
Siç duket VLEN nuk do ta kushtëzoj fshirjen e nofkës së turpit dhe të denigrimit të identitetit tonë gjuhësor nga kushtetuta për hir të pushtetit dhe levërdive financiare që burojnë nga pushteti në qeverinë e koalicionit.
Ndaj, me VLEN-in apo me FRONT-in EUROPIAN nofka e 20% duket se do të qëndroj për vite të tëra në kushtetutën e “drzhavës” si relikt i së kaluarës që përdhos identitetin kombëtar përmes shifrave.
Statusi përdhosës i gjuhës shqipe në kushtetutën e “drezhavës” është rezultat i vasalitetit dhe servilizmit të paparë të partive politike shqiptare, ku për hir të interesave të ngushta karrieriste dhe të babëzitjes për para, kanë bërë kurban interesat kombëtare së paku që nga konflikti i 2001 e deri më sot.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 13/06/2024

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk