Vëzhgimi mbi Median
Njoftim Zyrtar dërguar znj. Sidorela Gjoni
Ne e kemi njoftuar zyrtarisht znj. Gjoni për rolin e saj në rrjetin e dezinformatave të lidhura me përpjekjet për të minuar Gjykatën Speciale të Kosovës për Krimet e Luftës në Hagë.
Jun 03, 2025
Deklaratë Publike
Për Transparencë dhe Njoftimin e Publikut
Sot, më 3 qershor 2025, kemi njoftuar zyrtarisht znj. Sidorela Gjoni përmes një mesazhi në WhatsApp në lidhje me shqetësimet serioze për transmetimet e fundit të emisionit që ajo drejton Shqipëria Live. Në funksion të transparencës publike dhe përgjegjshmërisë, po publikojmë tekstin e plotë të mesazhit të dërguar nga Kryeredaktori ynë, z. Vudi Xhymshiti, në mënyrë që publiku të jetë i informuar saktësisht për qëndrimin tonë dhe kontekstin e këtij komunikimi.
Më poshtë lexoni tekstin e plotë të mesazhit dërguar znj. Gjoni:
Mesazh nga Vudi Xhymshiti, Kryeredaktor i The Gunpowder Chronicles
Përshëndetje znj. Gjoni,
Quhem Vudi Xhymshiti. Jam gazetar i pavarur investigativ dhe Kryeredaktor i The Gunpowder Chronicles, me seli në Londër.
https://www.thegpc.uk/about
Po ju shkruaj lidhur me një çështje me shqetësim serioz. Gjatë punës sonë investigative, kemi zbuluar një operacion që kishte për qëllim të më targetonte mua, i iniciuar nga z. Milaim Zeka. Duket se zt Zeka kishte angazhuar një person të lidhur me Shërbimet e Fshehta Ruse, i cili tentoi të më detyronte të publikoja një dokument të fabrikuar1 që pretendonte se z. Richard Grenell po merrte fonde nga oligarkët rusë. Pas një verifikimi të hollësishëm, kemi konstatuar se ky dokument ishte krejtësisht i rremë.
Pas kësaj, hulumtimi ynë u zgjerua edhe ndaj z. Halit Sahitaj, të cilit ju i referoheni si “biznesmen.” Pa e ditur se ishte nën llupën tonë të hulumtimeve, z. Sahitaj dha informacione që e lidhin atë me z. Zeka. Kjo na çoi në zbulimin e një dokumenti të titulluar John F. Moynihan Whistleblower’s Complaint Report2. Nga analiza jonë e mëtejshme rezulton se si z. Zeka, ashtu edhe z. Sahitaj janë pjesë e një rrjeti më të gjerë që synon të diskreditojë dhe minojë Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë së Kosovës, me seli në Hagë.
Duke pasur parasysh rëndësinë e këtyre zbulimeve, kemi konsideruar të domosdoshme të vazhdojmë hulumtimin dhe të publikojmë rezultatet tona për të informuar publikun.
Ajo që më shqetëson thellësisht është fakti që ju keni ofruar një platformë për individët që ishin cak i hulumtimeve tona gazetareske, pa bërë përpjekje të dukshme për të na kontaktuar ose për të verifikuar informacionin direkt me hulumtiesit tanë. Përmes komenteve tuaja dhe shoqërimit me këta individë, të cilët sipas zbulimeve tona janë të përfshirë në aktivitete kriminale, ju po promovoni (ndoshta) pa dashje narrativën e tyre, që synon të dëmtojë drejtësinë dhe të manipulojë perceptimin publik.
Ju bëj thirrje me respekt të rishikoni me kujdes gjetjet e hulumtimeve tona të publikuara dhe të angazhoheni me ne për sqarim dhe saktësi. Gjithashtu, ju njoftoj se ekipi ynë ligjor në Londër është duke shqyrtuar komentet tuaja dhe interpretimin e mundshëm të natyrës shpifëse mbi reputacionin tonë profesional. Sipas standardeve të transmetimit të Ofcom-it dhe rregulloreve të medias në Mbretërinë e Bashkuar, të cilat zbatohen për transmetimet tuaja pasi ato shpërndahen edhe në territorin britanik, ju mund të mbaheni përgjegjëse për çdo dëm të shkaktuar.
Besoj se e keni mundësinë ta korrigjoni këtë situatë duke e adresuar publikisht çështjen dhe duke kërkuar ndjesë për dëmin e shkaktuar ndaj punës dhe reputacionit tonë. Ajo që mund të jetë e lejueshme sipas standardeve shqiptare, nuk është e pranueshme sipas ligjit britanik, dhe ne do të ndjekim të gjitha rrugët ligjore të nevojshme për të mbrojtur integritetin e punës sonë.
Shpresoj që këtë mesazh ta merrni seriozisht dhe të veproni në përputhje me të.
Reagimi ynë i parë i publikuar:
Komplotet për të Minuar Gjykatën e Krimeve të Luftës në Kosovë Vazhdojnë — The GPC.
Komploti për të cilin nuk shkruam, derisa Zeka Gënjeu në Transmetim — The GPC.
Gjetjet tona investigative:
Si Tentoi Halit Sahitaj të më Korruptonte: Brenda Komplotit për të Shkatërruar Gjykatën e Krimeve të Luftës në Kosovë — SPOTLIGHT.
Kush është Halit Sahitaj: Brenda Makinës së Dezinformimit — SPOTLIGHT.
Si e Zbuluam Kush është Milaim Zeka, përfshirja e tij dhe lidhjet me Halit Sahitaj
Dyfytyrësia: Një Gazetar, një Ndërmjetës dhe një Mjeshtër i Manipulimit — SPOTLIGHT.
Me respekt,
Kryeredaktor, The Gunpowder Chronicles.
Londër.
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!